Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

GJERMANIA- Pjesëmarrja e shqiptarëve në krimin e organizuar në Gjermani ka marrë përmasa të reja, duke u theksuar në raportin më të fundit të Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA) për vitin 2023. Ky raport, i prezantuar të enjten në Berlin, vë në dukje një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve shqiptarë të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Sipas të dhënave, numri i shtetasve shqiptarë të dyshuar për krime të organizuara është rritur në 285, nga 254 që ishte në vitin 2022. Përveç shqiptarëve nga Shqipëria, rreth 100 të dyshuar vijnë nga Kosova. Bie në sy se 40% e shqiptarëve të përfshirë në këto aktivitete kriminale janë persona që kanë kërkuar azil në Gjermani dhe kanë përfituar nga sistemi social. Në këtë grup, shqiptarët zënë vendin e dytë, pas shtetasve sirianë.
Më brutalë, më të sofistikuar
Raporti i BKA-së tregon se grupet kriminale shqiptare janë të përfshira gjithnjë e më shumë në tregtinë dhe trafikimin e drogës. Aktiviteti kryesor i këtyre grupeve është trafiku i kokainës dhe produktet e kanabisit. Sipas raportit, në vitin 2023 u zhvilluan 23 procese hetimore për shqiptarët për trafik kokaine dhe 15 për kontrabandë me produkte kanabisi.
Një aspekt tjetër i kriminalitetit të shqiptarëve që del në pah nga ky raport është rritja e dhunës dhe e përdorimit të armëve të zjarrit. Grupet gjithashtu kanë filluar të përdorin teknologji moderne për të anashkaluar autoritetet, përmes komunikimeve të koduara dhe përdorimit të teknologjive të reja, duke e bërë më të vështirë ndjekjen e tyre. Në raport, shqiptarët renditen të dytët pas gjermanëve sa i përket përdorimit të teknologjive të tilla, duke kaluar grupe të tjera si ato turke, serbe dhe italiane.
Trafiku i lëndëve narkotike në qendër të punës së BKA-së
Krimi i organizuar i lidhur me drogën mbetet një prej shqetësimeve kryesore të autoriteteve gjermane. Rreth 40% e proceseve hetimore të krimit të organizuar për vitin 2023 kanë pasur të bënin me tregtinë e paligjshme të lëndëve narkotike, tha Holger Münch, drejtori i BKA-së.
Ministrja gjermane e punëve të brendshme, Nancy Faeser, lavdëroi punën e autoriteteve në zbulimin dhe goditjen e grupeve të krimit të organizuar, duke nënvizuar se rritja e numrit të rasteve të zbuluara tregon për suksesin e organeve hetimore. Faeser theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar, duke marrë si shembull pozitiv edhe krijimin së fundmi të një aleance të re të porteve..
Si Davidi kundër Goliathit
Raporti i BKA-së për 2023 tregon një nivel të lartë të vazhdueshëm të krimit të organizuar në Gjermani, me një numër gjithnjë e më të madh hetimesh dhe të dyshuarish, si dhe dëme ekonomike në rritje të shkaktuara nga këto aktivitete kriminale.
Përfaqësuesit e sindikatave të policisë gjermane ankohen se lufta mes organeve policore dhe krimit të organizuar nuk është në të njëjtin nivel. Sipas tyre, organet policore gjermane dhe Europol-it u mungojnë kompetenca të rëndësishme për të luftuar krimin e organizuar në mënyrë efektive. Për shembull, për të kryer hetime në shtete të tjera, kërkohet leja e autoriteteve të atyre vendeve, çka paraqet një problem të madh në vende ku niveli i korrupsionit është i lartë.
Zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, Alexander Poitz, theksoi se duhet intensifikuar bashkëpunimi ndërkombëtar policor për të përballuar kërcënimin në rritje të grupeve kriminale, sidomos në fusha si trafikimi i drogës dhe krimi kibernetik. "Krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më brutal, dhe përplasjet midis grupeve kriminale po përfshijnë gjithnjë e më shumë armë zjarri dhe eksplozivë, duke u kthyer në një kërcënim të drejtpërdrejtë edhe për personat e pafajshëm", tha Poitz./ DW
TIRANA- 28-vjeçari Aurel Murra është arrestuar në Tiranë pasi qarkullonte i armatosur. Mësohet se bazuar në inf...
TIRANA- Autoritetet kanë publikuar planin e masave për protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë të planifikuar n...
TIRANA- Popullsia e vendit po tkurret dhe po plaket me shpejtësi dhe, nga ana tjetër, fluksi i banesave të reja është në rritje,...
TIRANA- Sezoni i kthimit në shkollë është gjithmonë një moment i rëndësishëm për prindërit dhe nxë...
TIRANA- Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë...
policia e shtetit TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar dorëheqjen mbr&...
jonida proga TIRANË- Jonida Proga, motra e Egli Progës, i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe në Pogradec, ka folur mbrë...
TIRANË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mjull...
muhamet rrumbullaku TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku ka dhënë dorëheqjen ...
foto ilustruese TIRANË- Shtetasit nga vendet e BE-së dhe SHBA-së duhet të jetojnë apo punojnë në vendit tonë pë...