10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
TIRANË- Megjithëse në Shqipëri sinjali televiziv tokësor analog është fikur prej më shumë se katër vjetësh, ende një pjesë e popullsisë nuk mbulohet me sinjal televiziv numerik.
Sipas shifrave që raporton Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA) në raportin vjetor të vitit 2024, përqindja e popullsisë që ngelet e pambuluar me shërbim audioviziv numerik për RTSH ishte 2.8%, për Tv Klan 3%, për Media Vizion 7.5% dhe për Top Channel, Digitalb, ADTN ishte 11%.
Përqindja e popullsisë që nuk ka akses në sinjalin televiziv numerik tokësor ka ngelur e pandryshuar krahasuar me një vit më parë, për të gjithë operatorët.
Sipas Censit të fundit, Shqipëria kishte rreth 2.4 milionë banorë dhe mund të llogaritet se të paktën 67 mijë prej tyre nuk kanë akses në sinjal televiziv tokësor.
Detyrimi për mbulim me sinjal i territorit i takon përcaktuar Radio-Televizionit Shqiptar, që financohet me parasë e taksapaguesve dhe ka detyrim të çojë sinjalin në të gjitha zonat e banuara.
AMA rendit një listë të gjatë me zona të vendit ku sinjali televiziv tokësor mungon plotësisht apo pjesërisht. Problemi ekziston kryesisht për zonat rurale dhe sidomos ato malore. Në të gjitha qarqet e vendit ka zona të tilla, ku sinjali televiziv tokësor nuk është i pranishëm.
Kështu, operatori RTSH nuk mbulon me sinjal 19% të popullsisë në Qarkun Gjirokastër, 6% në Qarqet Korçë dhe Dibër, 5% të popullsisë në qarkun Berat, 4% në Qarkun Shkodër, 3% në qarkun Vlorë, 2% në Qarqet Tiranë-Durrës dhe Kukës dhe 1% në Qarkun e Elbasan.
AMA shprehet se, për zonat e pambuluara me shërbim audioviziv nga rrjetet kombëtare tokësore numerike, mundësohet ofrimi i shërbimit audioviziv nëpërmjet platformave kabllore, satelitore, IPTV, OTT dhe Internet TV, sipas përcaktimeve ligjore/nënligjore në fuqi.
Megjithatë, duke patur parasysh se një pjesë e zonave të pambuluara me sinjal janë zona rurale, shpesh në terren malor dhe me një përqendrim të ulët të popullsisë. Duket e vështirë që operatorët e shërbimit të internetit dhe atij kabllor të kenë interes ekonomikë të veprojnë në zona të tilla dhe të dhënat e AKEP tregojnë qartë se hendeku i depërtimit të linjave fikse të komunikimit mes zonave urbane dhe rurale ngelet mjaft i madh.
Nga ana tjetër, edhe nëse marrim për të mirëqenë se operatorët kabllorë ofrojnë shërbim në çdo fshat, shërbimi i tyre nuk mund të jetë falas dhe banorët e atyre zonave detyrohen të paguajnë qoftë edhe për të parë kanalet e televizionit publik, për të cilin paguajnë rregullisht një taksë të posaçme.
E njëjta logjikë natyrisht që vlen edhe për banorët e zonave urbane. Në shumë qytete të vogla të vendit, operatorët televizivë prej vitesh nuk shqetësohen më për të ofruar mbulim me sinjal tokësor dhe ua kanë besuar shpërndarjen e sinjalit operatorëve kabllorë. Por, të paktën në rastin e RTSH-së, kjo është një shkelje flagrante e detyrimit për të ofruar shërbimin falas./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Italianët kanë mbetur grupi i dytë me peshën më të madhe të vizitorëve pas Kosovë...
GREQI- Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të regjistruar në rrugën “Larissi...
TIRANË- Këmbësori 77-vjeçar i cili u përplas mbrëmjen e djeshme nga një motor në aksin rrugor Lushnjë-Fier ...
TIRANË- Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kap8italin njerëzor. Një vlerësim periodik i Bank...
TIRANË- Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore do të sjellë mot të paqëndruesh&eum...
TIRANA- Aktivisit Zirkon Disha ka dalë sot para kryeministrisë në shenjë proteste pas terminologjisë fyese të përdorur...
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Gjykatës Administrative për interpretim të kushtetutshmërisë s&...
DURRËS- Një automjet është përfshirë nga flakët para disa çastesh në qytetin e Durrësit. Bëhet me dij...
SKOCI- Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me 45 muaj burg për një nga fermat më të mëdha të kan...
TIRANA- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar që të hetohet rasti i dhunës në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj nj&e...