Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat sot arrijnë…
Vala e të nxehtit vijon edhe të shtunën, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C. Sipas Shërbimit Meteo...
Vala e të nxehtit vijon edhe të shtunën, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C. Sipas Shërbimit Meteo...
DashiLajmet mund të përhapen shpejt, ndonjëherë nëpërmjet një thashethemi ose nga një burim i besueshëm. Ajo p&eu...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit. N&e...
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në protestën e 69-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët përcollën një tjetër mesazh nga sheshi,...
Gjatë protestës së dytë në Memaliaj kundër draftit që synon shkrirjen e bashkisë, një prej qytetarëve pjes&eum...
Dhjetëra banorë të Memaliajt kanë dalë sërish në protestë, duke shënuar ditën e dytë të kundërs...
Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në qendër të debatit në Itali...
Berat Gjimshiti është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqipta...
Shoqëria lokale e Serresit vijon të jetë në gjendje shoku pas aksidentit tragjik që ndodhi më herët në rrugën provi...

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një video nga ambientet e Spitalit Onkologjik në QSUT, ku na tregon se si ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka zhvilluar një vizitë për qëllime propagandistike dhe më pas është larguar pa iu përgjigjur pyetjeve për problematikat që prekin pacientët.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Stafa shprehet se ndodhej pranë sektorit të radioterapisë në pritje të daljes së ministres, me qëllim që t’i drejtonte disa pyetje lidhur me shërbimet mjekësore për pacientët me sëmundje të rënda.
Sipas tij, pyetjet lidheshin me mungesën e funksionimit të pajisjes së brakiterapisë për trajtimin e pacienteve gra, rimbursimin e disa trajtimeve të rëndësishme si dhe aksesin në ekzaminimin PET/CT.
“Jam në pritje që ministrja të dalë dhe ta pyes si gazetar se çfarë ndodh me gratë që nuk marrin brakiterapinë sepse pajisja këtu nuk punon, pse nuk rimbursohet ky trajtim që është shumë i rëndësishëm dhe çfarë ndodh me PET/CT, ku shumë pacientë nuk kanë mundësi financiare ta kryejnë”, shprehet Stafa në video.
Gazetari përmend gjithashtu problematikën e pacientëve që pësojnë goditje cerebrale dhe, sipas tij, nuk arrijnë të marrin në kohë trajtime si trombektomia apo arteriografia në QSUT.
Në vijim të videos, Stafa deklaron se vizita e ministres në ambientet e Onkologjikut është përdorur për propagandë.
“Ministrja paska ardhur për propagandë ditën e sotme. Shikoni këto pamje që i kam filmuar nga jashtë hyrjes. Nuk ka asgjë të re në trajtimin e këtij fëmije, por po bëjnë propagandën e radhës”, shprehet ai.
Ai ngre gjithashtu shqetwsimin se pajisjet e radioterapisë nuk shfrytëzohen në kapacitetin maksimal për shkak të mungesës së pajisjeve të tjera mbështetëse.
“Është një Akselerator Linear 3, i cili mund të nxjerrë më të mirën si pajisje, por këta nuk ia nxjerrin sepse nuk kanë pajisjet e duhura dhe çfarë bëjnë? Bëjnë propagandë”, deklaron Stafa.
Në pjesën e fundit të videos, gazetari treogn me pamje se si ministrja është larguar nga ambientet e radioterapisë, shihet automjeti luksoz i ministers që largohet nga ambientet e QSUT-së, ndërsa gazetari Stafa ironizon rastin duke e raportuar si një ‘arratisje’ e radhës e Salës.
“Ministrja po arratiset nga radio terapia se nuk do të dalë t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me shërbimin.
Pse ka frikë kjo minister? Nëse është e bindur për transformimin që po i bën sistemit shëndetësor, ku është problemi?
Ajo di vetëm të arratiset ? Një minister që ka frikë të dalë dhe t’u përgjigjet pyetjeve që kanë lidhje me pacientët shqiptarë nuk e di cfarë është përveçse jkë frikacake, një njeri që nuk di të përballet”, thotë gazetari.
Një hetim i Sky News ka zbuluar se si një kontrabandist shqiptar kalon emigrantë përmes Tunelit të Kanalit, duke përdo...
Një zjarr ka përfshirë orët e para të mëngjesit zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në...
Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, i njohur edhe si Ali Sula, janë rikthyer me kontrolle të reja në zonën e Bërxullës...
Pika kufitare e Morinit ka përballuar një fluks të madh udhëtarësh dhe automjetesh gjatë muajit korrik. Sipas të dhën...
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në bashkëpunim me partner...
Një aksident i rëndë rrugor ka shkaktuar dy viktima mëngjesin e sotëm në Greqi, ku kanë humbur jetën një nën...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën më të fundit të zjarreve në vend, ku gjatë 24 orëve të ...
Një konflikt mes dy komshinjve për një turë drush ka përfunduar në mënyrë tragjike mbrëmjen e kësaj të ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë. Policia njofton se nj&e...
Operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Panahor të Mallakastrës ka vijuar edhe këtë të premte, me ndërhyrje si ng...