Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim drejtorin dhe disa specialistë të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Sipas organit të akuzës është provuar se të pandehurit kanë vepruar dhe mosvepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrat funksionale, pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe auditimeve të brendshme të Ministrisë së Mjedisit.
Hetimet kanë zbuluar se drejtori dhe specialistët e agjencisë kanë miratuar dhe refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në shkelje të kritereve ligjore dhe nënligjore, pa kryer verifikime në terren dhe, në disa raste, në mungesë të dokumentacionit të detyrueshëm.
Gjithashtu, është konstatuar aplikimi i standardeve të ndryshme në vendimmarrje, duke favorizuar disa subjekte dhe penalizuar të tjera pa bazë ligjore.
Po ashtu, një numër i konsiderueshëm subjektesh të pajisura me leje mjedisore nuk kanë dorëzuar raportet e detyrueshme të vetëmonitorimit, ndërkohë që Agjencia Rajonale e Mjedisit nuk ka ndërmarrë masa për pezullimin apo revokimin e lejeve, siç e parashikon ligji.
Njoftimi:
Miratonin dhe refuzonin leje mjedisore në kundërshtim me ligjin, Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier/Vlorë/Gjirokastër
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq punonjësit e Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier/Vlorë/Gjirokastër për veprën penale ‘Shpërdorimi detyre’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1051, u provua se, drejtori dhe specialistët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër, duke vepruar e mosvepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrat funksionale, pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, auditimeve të brendshme të kryera nga Ministria e Mjedisit:
– Kanë miratuar dhe refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikime në terren dhe pa respektuar kriteret ligjore dhe nënligjore; disa leje mjedisore të tipit “C” ishin miratuar në mungesë të dokumentacionit të detyrueshëm që kërkohet nga ligji dhe aktet nënligjore; si dhe janë konstatuar standarde të ndryshme vendimmarrjeje, duke favorizuar disa subjekte dhe penalizuar të tjera pa bazë ligjore.
– Një numër i konsiderueshëm i subjekteve të pajisura me leje mjedisore nuk kanë dorëzuar raportet e detyrueshme të vetëmonitorimit, ndërkohë që DRM-Fier nuk ka kërkuar pezullimin apo revokimin e lejeve, siç parashikon ligji.
– Nuk është ndjekur vjelja e tarifave vjetore të lejeve mjedisore, duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën mbi 3 (tre) milionë lekë për vitet 2017–2019. Rezultoi se për vitin 2017 nuk kanë likuiduar këtë tarifë 424 subjekte në shumën 848 000 lekë, për vitin 2018 nuk kanë likuiduar tarifën 421 subjekte në shumën 842 000 lekë dhe për vitin 2019 nuk kanë likuiduar tarifën 702 subjekte në shumën 1 404 000 lekë, duke mos realizuar të ardhurat në shumën totale prej 3 094 000 lekë.
Në përfundim, prokuroria ngriti akuzë dhe dërgon për gjykim të pandehurit:
– A.V., ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier;
– B.F., specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;
– E.B. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;
– E.Z. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;
– E.B. specialiste për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;
– V.G., specialiste monitorimi në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; dhe
– P.T., specialist finance në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, te ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë, ku dy makina janë p&...
Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në të njëjt&eum...
Një operacion monitorimi në zonën e Chiarit identifikoi grupin që besohet të jetë përgjegjës për një seri vjed...
Një burrë 49-vjeçar shqiptar është arrestuar për vjedhjen e një dhurate Krishtlindjesh që një grua 35-vjeç...
Në tregun e këmbimit valutor sot, (28 dhjetor 2025), euro do të blihet me 95 lekë, do të shitet me 96.2 lekë. Dollari amerikan ...
TIRANA- Aldo Iamandi (Gjini) u bë i "famshëm" pas të shtënave me armë zjarri më 24 nëntor 2020 në Remich, Luksemburg, ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetr...
Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Shallvareve në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës....
Hyrjet dhe daljet e Tiranës janë përfshirë nga kaosi i trafikut gjatë fundjavës, ndërsa mijëra qytetarë janë...
Një shqiptar, i identifikuar si Armando Iberhasaj, i burgosur për kultivim droge i ka shpëtuar deportimit në Shqipëri falë ...