Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë si gjithëpërfshirëse dhe paqësore, megjithëse tha se përfaqësimi i grave në zgjedhje vazhdon të jetë i ulët. Petra Bayr, shefe e delegacionit të PACE që i vëzhgoi zgjedhjet e së dielës në Kosovë, tha të hënën gjatë një konference për media në Prishtinë se “i gjithë procesi i zgjedhjeve ishte shumë cilësor”.
“Votuesit e Kosovës kanë demonstruar zotimin e tyre për demokraci duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tensione gjatë 9 shkurtit 2025 për zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilin janë përfaqësuar si komuniteti shumicë, ashtu edhe ai pakicë. Për më shumë, pjesëmarrja e serbëve të Kosovës që ka pasur një gamë më të gjerë të zgjedhjes politike ka mundësuar proces edhe më demokratik”, tha Bayr.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit morën pjesë shumë partie nga komunitetet pakicë, nga to gjashtë parti nga pakica serbe, përfshirë Listën Serbe, e cila i kishte bojkotuar institucionet kosovare nga viti 2022. Por, Bayr tha se përfaqësimi i grave në fushatë në këto zgjedhje nuk shënoi rritje.
“Përfaqësimi i grave mbetet i ulët. Gjuha e urrejtjes online kundër grave ka pasur ndikim në pjesëmarrjen apo paraqitjen e tyre në këto zgjedhje”, tha ajo.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ende nuk ka të dhëna për pjesëmarrjen e grave në këto zgjedhje, ndërsa Bayr tha se raporti i PACE do të flasë për këtë më hollësisht pasi të publikohet në një datë më vonë. Sipas ligjit në Kosovë, 30 për qind e listës zgjedhore duhet të jetë me kandidate gra për deputete. Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), i cili e ka vëzhguar fushatën zgjedhore dhe votimin, tha së pjesëmarrja e grave në fushatë ka qenë mjaftë e ulët.
“Me mbi 60 për qind të aktiviteteve të monitoruara nga DnV ka pasur prezencë minimale të grave që mezi ka arritur 10 për qind të totalit. Sa i përket pjesëmarrjes aktive, gratë kanë përbërë vetëm 1 për qind të fjalimeve të mbajtura, me gjithsej 70 nga 230 fjalime që ne kemi arritur t’i monitorojmë”, thanë nga DnV gjatë fushatës.
DnV kishte raportuar edhe për gjuhë të urrejtjes ndaj grave në komente në rrjetet sociale. Ndërkohë, shefja e PACE përmendi edhe disa nga parregullsitë që janë raportuar gjatë ditës së zgjedhjeve, si mospërditësimi i listave të votuesve, dyshimet për fshirjen e lehtë të ngjyrës matrikuluese etj. Raporti i PACE për zgjedhjet në Kosovë do të diskutohet në seancën e prillit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha Bayr.
Rreth 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë votuan në zgjedhjet e 9 shkurtit. Paraprakisht, për këto zgjedhje kanë votuar edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po prin me 41.01 për qind apo 322.376 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ky rezultat preliminar i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazohet në numërimin e 93.25 për qind të vendvotimeve. Në këtë numërim nuk përfshihen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë./REL
TIRANË- Pas arrestimit të kryebashiakut Erion Veliaj në pranga është vënë edhe biznesmeni i njohur Elman Abule. Në...
KOSOVË- Mediat e huaja i kanë kushtuar artikuj zgjedhjeve në Kosovë të cilat u mbajtën ditën e djeshme 9 shkurt. Media brit...
TIRANA- Disa të rinj kanë reaguar në formë simbolik para godinës së Bashkisë së Tiranës pas arrestimit t&eum...
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të procesojë të dhënat nga numërimi i votave për subje...
KOSOVË- Në Fushë Kosovë ka përfunduar numërimi i 58 vendvotimeve, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson e para me 45.75 p&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Raporti i kredive me probleme ra për të tetin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave të Bankë...
Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia dhe BKH me ...
VLORË- Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një 33-vjeçar është pla...
DIBËR- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Dibër. Mësohet se arrestimi tij ka ar...
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata ishin shpallur&nbs...