Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Historia e një varke që u mbyt në liqenin Maggiore në kuftirin mes Italisë dhe Zvicrës më 28 maj ka elemente të një romani me spiunë. 4 persona u mbytën tragjikisht në liqenin piktoresk në jug të alpeve zvicerane. Njëri ishte një ish-agjent i agjencisë së spiunazhit të Izraelit, “Mossad”, dy ishin oficerë të inteligjencës italiane dhe viktima e katërt ishte një grua ruse. Ata ishin mes 23 personave në bordin e varkës së vogël që u nis për të lundruar në liqen. Është pa dyshim një ngjarje traumatike për të mbijetuarit dhe për familjet që humbën të dashurit, por një sërë faktesh rreth rastit kanë nxitur spekulime se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Liqeni Maggiore dhe vija bregdetare e tij ndahen midis rajoneve italiane të Lombardisë dhe Piemonte-s dhe kantonit zviceran të Ticino-s. Disa kompani që prodhojnë teknologji për përdorim ushtarak dhe civil janë të vendosura në Lombardi dhe Zvicra konsiderohet një vend tranzit për shumë anëtarë të inteligjencës. Disa nga njerëzit në barkë kishin apartamente dhe shtëpi atje. Ndërsa disa raporte thonë se lëvizja me varkë ishte një udhëtim i pafajshëm kënaqësie. Disa media të mëdha italiane raportojnë se ai ishte një takim pune sekret midis agjentëve italianë dhe izraelitë.
“Një apokalips zbriti mbi ne”
Ka interesim të madh për aksidentin dhe prokurori publik Carlo Nocerino është ngarkuar të zbulojë se çfarë ka ndodhur. Ai thotë se 13 nga personat në bord ishin agjentë italianë dhe 8 ishin agjentë izraelitë. Vetëm kapiteni Claudio Carminati dhe gruaja e tij ruse nuk punonin në inteligjencë. Lundrimi ishte planifikuar për të festuar ditëlindjen e dikujt në bord. Varka 15 metra e gjatë ishte një zgjedhje e duhur. Ajo quhej “Gooduria”, një lojë fjalësh që do të thotë “kënaqësi”. Por varka u godit papritmas nga një stuhi e fortë me erën rreth 70 km në orë.
“Në një moment prej 30 sekondash, një apokalips zbriti mbi ne. Varka u përmbys menjëherë dhe ne ramë në ujë” – ishte mënyra se si kapiteni Carminati e përshkroi incidentin sipas gazetës Corriere della Sera. Carminati u tha hetuesve se nuk ishte parashikuar mot i keq. Ai tani po hetohet nëse ka përgjegjësi për vdekjen e personave. Gruaja e tij, Anna Bozhkova është një ruse 50-vjeçare, e cila ka një leje qëndrimi për të jetuar në Itali. Viktimat janë Tiziana Barnobi, 53 vjeç dhe Claudio Alonzi, 62 vjeç, të dy anëtarë të shërbimit sekret italian.
Vdiq edhe një izraelit, 50-vjeçari Simoni Erez. Ai ishte një agjent i Mossad në pension. Emri i tij u publikua në mediat italiane edhe pse mediat në Izrael vazhdojnë të jenë të përmbajtura nga raportimi i emrit të tij. Të tjerët që ishin në bordin e varkës arritën të notonin në breg ose u nxorën nga uji nga mjete të tjera që u dërguan për të ndihmuar ose që ndodheshin në zonë. Shkaku i të gjitha vdekjeve është mbytja, megjithëse mediat italiane raportojnë se nuk është kryer asnjë ekzaminim pas vdekjes.
Një aspekt tjetër i misterit është se, sipas mediave italiane, të mbijetuarit e fatkeqësisë nxituan të largoheshin menjëherë më pas. Shtypi italian raporton se të mbijetuarit i morën me shpejtësi gjërat e tyre nga dhomat e hotelit dhe nga spitali ku kishin marrë mjekimin dhe u larguan. Nuk ka asnjë dokument për ata që kanë marrë trajtim mjekësor.
Izraelitët braktisën makinat e tyre me qira dhe të hënën ata u kthyen në shtëpi me një avion izraelit që i mori në Milano. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por prokurori publik, i tha BBC-së se ishte normale të publikoheshin vetëm emrat e viktimave dhe jo të të mbijetuarve. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi të mërkurën se izraeliti që vdiq ishte një anëtar në pension i Mossad.
“Mossad humbi një mik të dashur, një anëtar të përkushtuar dhe profesionist, i cili ia kushtoi jetën e tij sigurisë së shtetit të Izraelit për dekada. Duke pasur parasysh shërbimin e tij me agjencinë, nuk është e mundur të shtjellohet identiteti i tij” – shtoi ajo.
Anija e përfshirë në incident nuk është nxjerrë ende në breg. Kjo do të thotë se hetimi nuk mund të fillojë ende siç duhet, tha prokurori për BBC.
“Për momentin varka është ngatërruar në fund të liqenit dhe mund të duhen dy ose tre ditë për ta ngritur atë” – tha ai duke shtuar se anija kishte kapacitet vetëm për 15 pasagjerë, por ishin 8 më shumë në bord. Raportohet se mbipopullimi e ka bërë më të vështirë për kapitenin manovrimin e varkës në kushte të pafavorshme atmosferike. Prokurorët po hetojnë se pse kishte më shumë njerëz se sa lejohej në bord dhe nëse ajo duhej të lundronte në liqen duke pasur parasysh motin e keq.
Sigurisht, me kaq shumë histori të mbetura të pasigurta, spekulimet ka të ngjarë të vazhdojnë. Karabinnierët, policia ushtarake e Italisë, po ndihmon hetimin. Ata i thanë BBC-së se do të analizonte varkën dhe kushtet e motit, por jo atë që njerëzit po bënin në bord.
Turistët e huaj që kanë mbërritur në Durrës gjatë javëve të fundit nuk kanë mundur të vizitojnë Mu...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja"operacioni policor i koduar "...
Nita Latifi ka folur për fëmijërinë, projektet e reja por nuk ka lënë pa përmendur edhe jetën brenda ‘Big Brothe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Përmet ku djali në kushte depresive ka mbytur nënën e tij. Më datë 03...
Një plagosje me thikë ka ndodhur në Paskuqan këtë mbrëmje. Një person është plagosur me thikë ndërsa a...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajrore “Wiz Air”. Mësohet se “Wiz Air&rd...
Një 7 vjeçar ka ndërruar jetë sot pasi dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Bërxullë. Tiran&...
Qeveria ka paraqitur në parlament projektligjin për ndryshimin e formës së mbledhjes së kredive të pashlyera. Sipas dokumenti b...
Serat e vogla ishin ngritur në fshatin Baks të Velipojës. Gjatë natës, ato mbuloheshin me plastmas të zi, me qëllim rritjen...
Burime konfidenciale bëjnë me dije se pasi qytetarët që kishin bërë porosi nga këto biznese merrnin pakot e tyre dhe kryeni...