AKTUALITET

"Mjekët atje nuk u dëgjuan më kurrë"/ Pas ndërhyrjes dentare në Shqipëri, i riu italian pëson katër arreste kardiake, prej 8 muajsh ndodhet në spital

r.ll Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2024, 20:29
"Mjekët atje nuk u dëgjuan më kurrë"/ Pas
Simone Del Vecchio dhe vëllai i tij Marco

ITALI- Kalvari i Simone Del Vecchio nisi e gjitha më 13 mars të këtij viti, ditën kur 37-vjeçari nga Barletta, me profesion web-dizajner, vendosi t'i nënshtrohej një trajtimi dentar në një klinikë shqiptare në Tiranë për vendosjen e protezave për të rregulluar disa dhëmbë. Ajo që ndikoi në zgjedhjen për të shkuar në Shqipëri ishte një reklamë që premtonte rezultate të shkëlqyera me çmime konkurruese. Menjëherë pas ndërhyrjes dentare, i riu u ndje keq dhe pësoi katër arreste kardiake.

Në tetë muaj, Simone shkoi nga reanimacioni i spitalit të Tiranës në atë të Poliklinikës së Barit dhe më pas përfundoi në Casa Sollievo della Sofferenza në San Giovanni Rotondo ku ndodhet aktualisht në spital.

“Një odise që duket se nuk ka fund”, thotë vëllai i tij binjak, Marko. Simone, në këto ditë, do t'i nënshtrohet sërish një operacioni të ri, këtë herë për të zgjidhur një stenozë trakeale që i heq frymëmarrjen, ndoshta të shkaktuar nga intubimi i zgjatur, shkruan Corriere della Sera.

Media italiane ka sjellë përmes një interviste me vëllain e tij rrugëtimin shëndetësor të të riut nga Italia duke e nisur me pyetjen: Pse kishte vendosur Simone të shkonte në Shqipëri për të trajtuar dhëmbët?

“Nëna jonë kishte qenë atje dy vjet më parë dhe gjithçka kishte shkuar mjaft mirë. Për vendosjen e dy protezave dentare ajo kishte kursyer mbi 50 për qind të asaj që do të kishte shpenzuar në Itali. Në Shqipëri ka një kursim në kosto, por edhe në kohë pasi gjithçka ndodh brenda dy ditësh. Dhe kështu, edhe Simone vendosi të bëjë të njëjtën gjë. Nuk isha dakord, por gjithsesi ata shkuan atje”.

Kështu, më 13 mars Simone shkon në Tiranë.

“Ai shkoi atje me nënën time, unë qëndrova në Barletta. Në orën 14:00 të asaj dite ai iu nënshtrua operacionit me heqjen e të gjithë dhëmbëve në një seancë të vetme dhe njëkohësisth vendosjen e dy implanteve në të dy harqet. Njëzet dhëmbë të hequr  të gjithë menjëherë. Ata administruan katër anestezi të mishrave të dhëmbëve dhe qetësim të lehtë të përgjithshëm pa kryer teste paraprake, apo dhe antibiotikë, anti-inflamatorë dhe qetësues kundër dhimbjeve. Nëna ime arrinte ta dëgjonte atë duke bërtitur nga dhoma tjetër. Simone ishte vigjilent, i ndërgjegjshëm dhe kishte  dhimbje. Pas trajtimit, i cili zgjati nga ora 14:00 deri në 18:00, ai u kthye në dhomën e tij në të njëjtën klinikë ku i ishte nënshtruar operacionit. Simone, megjithatë, nuk mundi as të shkonte në dhomë sepse, pasi piu një gllënjkë ujë, u ndje keq dhe pati arrestin e tij të parë kardiak, i cili u pasua nga tre të tjerë”.

Kush i dha ndihmën e parë?

“Mjekët nga klinika dentare kanë ndërhyrë menjëherë. Më pas ai u dërgua në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Aty iu nënshtrua një operacioni kardiak me vendosjen e stentit koronar pasi nga analizat e bëra kishte dalë edhe një patologji e lindur, përkatësisht stenoza koronare. Ai kaloi tetë ditë në terapi intensive në Tiranë dhe më 21 mars e çuam me ambulancë në Poliklinikën e Barit në reanimacion”.

Pas sa kohësh e rifitoi vetëdijen?

“Ai kaloi në koma të shkaktuar nga mjekët për më shumë se një muaj deri më 1 maj kur filloi të shfaqte disa shenja përmirësimi. Unë isha atje atë ditë kur i  pakësuan qetësueset dhe ai rihapi sytë. Pas zgjimit ishte i tmerruar dhe nuk e dinte se ku ishte apo çfarë i kishte ndodhur. Ai ka ende probleme me kujtesën e shkurtër”.

Por odiseja nuk mbaron këtu.

“Në fillim të qershorit ai u transferua në departamentin e sëmundjeve infektive për shkak të një infeksioni bakterial ngjitës, Candida auris, i cili e vonoi edhe më shumë shërimin e tij, pasi nuk mundi t'i nënshtrohej rehabilitimit. Këtu ai qëndroi deri më 27 shtator, ditën kur  vendosëm ta çonim në San Giovanni Rotondo”.

Si është ai tani?

“Ai është i shtrirë në shtrat dhe i lodhur, por i vetëdijshëm. Megjithatë, ai është në rrezik të mbytjes për shkak të kësaj stenoze trakeale e cila e pengon atë të pijë, të hajë dhe të marrë frymë mirë. Për këtë arsye ai së shpejti do t'i nënshtrohet një operacioni tjetër”.

Si ishte Simone para 13 marsit?

“Një djalë plot jetë, me shumë miq, i pëlqente të dilte dhe të shijonte jetën. Udhëtimi i fundit së bashku ishte Barcelona në tetor 2023 për koncertin Blink-182. Ne kishim rezervuar një udhëtim tjetër në Amsterdam për 29 Prill, ditëlindjen tonë. Por kjo tragjedi shkatërroi të gjitha ëndrrat tona dhe qetësinë e familjes sime. Prindërit e mi u transferuan në San Giovanni Rotondo për t'u kujdesur për të çdo ditë."

Keni nisur veprimet ligjore?

“Po, por kemi shumë probleme që lidhen me faktin se është një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe vështirësitë në gjetjen e dokumenteve të ndërhyrjes dentare.”.

Kush ju ka dhënë mbështetje dhe ndihmë në muajt e fundit?

“Mjekët në klinikën në Shqipëri nuk na kanë folur më. Në vend të kësaj, gjetëm ndihmë, mbështetje morale dhe logjistike nga presidenti i Andi i Bari-Bat, Fabio De Pascalis, dhe nga Nicola Cavalcanti, president i komisionit të Shoqatës Dentare Bari. Tani dëshira ime e vetme është të kthej vëllanë tim në shtëpi dhe t’i garantoj atij kujdesin dhe ndihmën më të mirë”.

simone del vecchio

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë