AKTUALITET

Moderatorja sjellje denigruese ndaj futbollistit, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 17:28
Moderatorja sjellje denigruese ndaj futbollistit, AMA gjobit RTSH-në me 100

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjobiti Radio Televizionin Shqiptar, RTSH, me 100,000 lekë, pas konstatimit se sjellja e moderatores dhe të ftuarve në emisionin sportiv “Super Gol” ndaj një futbollisti nga Gana ishte diskriminuese dhe raciste.

“Përmbajtja e këtij komunikimi përmban elementë denigrues me ngjyrim diskriminues bazuar në motive racore,” thuhet në vendimin e AMA-s të 17 nëntorit,  pas një debati të gjerë publik lidhur me trajtimin e futbollistit të Burrelit, Arnold Kwaku Siaw, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Në transmetim, Siaw u ftua të fliste, por fillimisht moderatorja Hygerta Sako tha se nuk mund t’i shqiptonte emrin dhe pasi gazetari lexoi emrin, Sako dhe të ftuarit qeshën. Situata përshkallëzoi kur futbollisti u shfaq në ekran i errësuar dhe të ftuarit bënë batuta që aludonin në ngjyrën e tij të lëkurës.

Këshilli i Ankesave pranë AMA që shqyrtoi rastin gjeti se RTSH, drejtuesja e emisionit, gazetari dhe të ftuarit u përfshinë në sjellje denigruese.

“Gazetari në terren dhe të ftuarit në studio shfaqën qëndrime dhe reagime me të qeshura lidhur me emrin e futbollistit afrikan dhe praninë e tij në ekran.  Drejtuesja e emisionit nuk ndërhyn për të qetësuar situatën apo për të orientuar diskutimin në mënyrë profesionale, por qesh dhe vetë, duke u bërë pjesë e problemit,” thuhet në arsyetimin e vendimit.

AMA thotë se Këshilli i Ankesave e vlerësoi sjelljen e pjesëmarrësve në program dhe kishte vërejtur shkelje të parimeve të dinjitetit njerëzor dhe mosdiskriminimit, “duke cenuar rëndë etikën e transmetimit publik”. “RTSH, si operator publik, ka përgjegjësi të shtuar për respektimin e standardeve profesionale dhe etike, sidomos në programe sportive me ndikim të gjerë publik”, thuhet në qëndrimin e Këshillit, i cili kërkoi marrjen e masave.

Gjashtë anëtarë të AMA, kryetarja Armela Krasniqi,  zëvendëskryetarja Desada Metaj dhe anëtarët Aurela Bicja, Besian Zogaj, Gjergji Hamiti dhe Joana Allushi votuan në favor të gjobës, ndalimit të ritransmetimit të emisionit dhe heqjes së tij online. Anëtari  Jetmir Halilaj, votoi kundër.

RTSH dhe drejtuesit e emisionit e mohuan sjelljen jo etike, pavarësisht kritikave. Ata pretenduan fillimisht se situata ishte pasojë e një defekti teknik. Vetë Sako në një intervistë po në RTSH këmbënguli se nuk kishte shfaqje të racizmit dhe se po sulmohej nga dashakeqës apo për klikime.  “E rëndësishme është që s’ka të bëjë as me racizmin, as me talljen,” u shpreh Sako në intervistë, duke shpjeguar se e qeshura lidhej me pamundësinë e saj për të lexuar emrin e lojtarit për shkak të problemeve me shikimin, dhe jo me vetë lojtarin.

Më herët ndaj emisionit reagoi klubi i Burrelit për të cilin luan lojtari. “Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw,” shkruhej në reagimin e klubit matjan në faqen zyrtare në Facebook. Ata theksuan se lojtari kishte shënuar gola vendimtarë dhe meritonte lëvdata, jo tallje. Ata akuzuan RTSH dhe pjesëmarrësit në emision për racizëm. “Ky nuk është humor, por racizëm dhe mungesë respekti ndaj një sportisti që jep maksimumin në fushë”, thuhej në reagimin e klubit.

Arnold Kwaku Siaw luan në Kategorinë e Parë në Shqipëri që prej janarit 2024. Ai u transferua në gusht në Burrel dhe ka luajtur 12 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 2 gola. Futbollistët me ngjyrë në Shqipëri përballen shpesh me racizmin në stadiume, por kryesisht nga tifozeritë e ekipeve rivale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?