AKTUALITET

Momentet e fundit të 34-vjeçarit Eglant Koçi para zhdukjes misterioze

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Qershor 2026, 14:18

Momentet e fundit të 34-vjeçarit Eglant Koçi para zhdukjes

Një foto e siguruar së fundmi hedh dritë mbi momentet e fundit të 34-vjeçarit Eglant Koçi përpara se të humbte çdo kontakt me familjarët dhe të denoncohej si i zhdukur.

Sipas hetimeve të deritanishme, i riu është parë për herë të fundit teksa hynte në një ambient që tashmë është kthyer në qendër të verifikimeve të grupit hetimor. Pikërisht nga ky vend, sipas dyshimeve të autoriteteve, ai nuk ka dalë më vetë.

Zbardhja e lëvizjeve të fundit të 34-vjeçarit ka çuar hetuesit në identifikimin e Armand Shakajt, 41 vjeç, i cili është shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se ka mbajtur peng të riun.

Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit hetim është arrestuar Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se gjatë kërkimeve është gjetur motomjeti i 34-vjeçarit, ndërsa është sekuestruar edhe automjeti me të cilin dyshohet se ai është transportuar pas hyrjes në ambientin e monitoruar nga hetuesit.

Kontrolle të shumta janë zhvilluar në objektin ku dyshohet se është mbajtur peng 34-vjeçari, si dhe në disa zona të tjera, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tij. Hetuesit po analizojnë pamjet filmike dhe provat e mbledhura për të rindërtuar me saktësi itinerarin e tij të fundit.

Ndërkohë, fotoja e publikuar konsiderohet një nga provat e fundit vizuale që dokumenton lëvizjet e 34-vjeçarit para zhdukjes misterioze, një ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë.

Kërkimet për gjetjen e të riut vijojnë, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt, i cili mbetet personi kryesor i dyshuar në këtë çështje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?