Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët dyshohet se, veç e veç, morën fajde, që në total arrin vlerën e 1.4 milionë eurove. Autoritetet kanë kërkuar që të bëhet konfiskimi dhe kthimi i 21 banesave dhe lokaleve afariste, që u ishin dhënë të akuzuarve nga të dëmtuarit, pasi ata nuk mund t’ua kthenin borxhin.
Aktakuzë për fajde është ngritur ndaj L.M., B.K., L.A., Xh.K., D.G., dhe K.K., ndërkaq L.M., dhe Xh.K. po ashtu dyshohen për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërkaq ndaj D.G. rëndon edhe akuza e detyrimit. Prokuroria e Prizrenit ka dhënë detaje për secilin rast. Sipas aktakuzës, L.M., i ka dhënë borxh të dëmtuarit M.K. në vlerë prej 20 mijë eurosh me kamatë prej 10 për qind. I dëmtuari nuk ka mundur që t’ia kthejë paratë dhe është detyruar që t’ia japë një banesë prej 123.8 metra katrorë në vlerë prej 70 mijë eurosh. Më 2020, sipas aktakuzës, i pandehuri merr edhe 10 mijë euro të tjera me kamatë mujore prej 10 për qind, ku borxhi arrin në 14 mijë euro.
“Për shkak të pamundësisë për kthimin e borxhit, i dëmtuari detyrohet t’i japë edhe një banesë tjetër në fshatin Shirokë me sipërfaqe 80 metra katrorë dhe vlerë tregu 52 mijë euro. Gjithsej, nga kamatat dhe borxhet e grumbulluara, i dëmtuari ka paguar rreth 92 mijë euro dëm përkatësisht humbje në shkallë të madhe”, u tha në njoftim. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e L.M. në Korishë të Prizrenit, autoritetet kanë gjetur 51 fishekë, që ai i mbante pa leje.
Rasti i dytë është ndaj B.K., i cili më 2021 i kishte dhënë fajde M.K. shumën prej 75 mijë eurosh me kamatë mujore prej 8 për qind. Kamata dhe borxhi janë rritur në mënyrë drastike, duke arritur shumën prej 240 mijë eurosh deri në maj 2023, tha Prokuroria Themelore në Prizren. “Për shkak të pamundësisë së kthimit të këtyre parave, i dëmtuari detyrohet që t’ia japë të pandehurit banesën me sipërfaqe prej 300 metra katrorë dhe një lokal afarist prej 242 metrash katrorë, të cilat së bashku vlejnë 205 mijë e 700 euro. Kjo ka shkaktuar dëm të madh financiar për të dëmtuarit në shumën prej 280 mijë e 700 euro”, u tha në njoftim.
I akuzuari tjetër për fajde, L.A., nga prilli i vitit 2022 deri në nisje të hetimeve, thuhet se në Suharekë i ka dhënë borxh të dëmtuarit M.K. në vlerë prej 7 mijë eurosh me kamatë dhjetëditore prej 2 mijë eurosh, “duke e detyruar të dëmtuarin të paguajë shumën disa herë më të madhe se borxhi i vërtetë”. Kur i dëmtuari nuk kishte para për të paguar borxhin, i pandehuri, sipas Prokurorisë i ka ofruar si “shpërblim” mallra të ndryshme, sikurse traktor, disa dema dhe krerë lopësh. “Për më tepër, i pandehuri ka lidhur parakontratë për marrjen e një banese në sipërfaqe prej 100 metrash katrorë dhe një lokal me sipërfaqe prej 100 metrash katrorë në katin përdhes dhe një garazh me vlerë të përgjithshme prej 180 mijë eurosh, duke shkaktuar dëm të madh financiar të dëmtuarit L.K., dhe vëllait të tij M.K”, tha Prokuroria e Prizrenit. Ndërkaq, sa i përket të akuzuarit të identifikuar me inicialet Xh.K., Prokuroria tha se që nga viti 2022 deri në fillim të hetimeve, në Suharekë ai, “duke përfituar nga gjendja e rënduar financiare” i kishte dhënë të dëmtuarit M.K. një borxh prej 10 mijë eurosh me kamatë mujore prej 30 për qind.
Autoritetet thanë se i dëmtuari për një vit ka paguar nga 3 mijë euro në muaj, duke i dhënë të akuzuarit 36 mijë euro në emër të kamatave, ndërkaq borxhi bazë i ka mbetur i papaguar. Në pamundësi për t’ia paguar borxhin, i dëmtuari i ka dhënë të akuzuarit Xh.K. krerë lopësh në vlerë prej 36 mijë eurosh, duke ia shlyer një borxh prej 37 mijë eurosh për një person tjetër “dhe në këmbim përpilojnë një parakontratë për shitblerjen e një lokali prej 100 metra katrorë me vlerë të deklaruar vetëm 20 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes së vëllait të të dëmtuarit”.
“Gjatë një takimi më 23.08.2024, i pandehuri deklaron se obligimet e të dëmtuarit ndaj tij kishin arritur shumën prej 129 mijë eurosh, duke përfshirë edhe dy vetura në vlerë prej 21 mijë eurosh. Me këto veprime, të dëmtuarve M.K. dhe L.K., u është shkaktuar dëm në shkallë të madhe”, u tha në njoftim. Xh.K. po ashtu akuzohet për armëmbajtje pa leje pasi i janë gjetur dy pistoleta, karikator dhe fishekë. Ndërkaq, D.G. akuzohet se më 2021 i ka dhënë fajde M.K. një shumë prej 20 mijë eurosh, me kamatë mujore prej 8 për qind. Prokuroria tha se për një muaj e gjysmë, i dëmtuari merr në total 120 mijë eurosh para të gatshme, duke bërë që kamata mujore të arrijë në 10 mijë euro. Sipas autoriteteve, për 12 muaj ai pagoi 120 mijë euro kamatë.
“Në qershor 2023, pasi i dëmtuari nuk mund të vazhdojë pagesat, i pandehuri kërkon nga ai dhe vëllai i tij L.K., shumën prej 320 mijë euro në emër të kamatave, duke kërkuar në këmbim 750 metra katrorë banesa në fshatin Shirokë. Nga frika, të dëmtuarit pranojnë, por për shkak të vonesave në ndërtim, në maj 2024 i pandehuri kërkon rritjen e sipërfaqes së banesave në 1.180 metra katrorë [ekuivalent i 11 banesave] dhe nënshkruan parakontratë me datë 20.03.2023 për këtë shitblerje. Me këto veprime, i pandehuri i shkakton të dëmtuarve humbje të konsiderueshme prej 767 mijë euro”, u tha në njoftim.
D.G., sipas Prokurorisë nga 8 shkurti i vitit 2004, në Suharekë dhe Prishtinë, përdorë forcë dhe kaosje serioze ndaj të dëmtuarve M.K. dhe L.K., “që të japin pronat e tyre. Po këtë ditë ai i merr me makinë dhe gjatë rrugës, duke e kanosur M.K. arrijnë marrëveshje që të japin banesat prej 1.180 m² në Shirokë si pagesë për borxhet dhe kamatat”, tha Prokuroria, duke thënë se me këtë rast ai ka kryer veprën penale të detyrimit. Ndërkaq, ia akuzuari i gjashtë, K.K., sipas Prokurorisë dyshohet se nga korriku i vitit 2024 e në vazhdimësi, në Suharekë, i jep një borxh viktimës M.K. në vlerë prej 2 mijë e 600 eurosh me kamatë javore prej 450 euro.
“Për shkak të pamundësisë për pagesë, kamatat për 16 javë grumbullohen dhe së bashku me borxhin bazë arrijnë në 9 mijë e 800 euro. Këto veprime i shkaktojnë të dëmtuarit dëm në shumën prej 9 mijë 800 euro”, u tha në njoftim. Prokurori i Shtetit ka kërkuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve që kanë mundësuar kryerjen e këtyre veprave penale dhe pasurinë e përfituar, përfshirë banesa dhe lokale me sipërfaqe të përgjithshme prej 2.226 m2, para në vlerë prej 9 mijë e 240 eurosh, 1 mijë e 860 franga, armë, telefona, automjete, dokumente dhe gjësende të tjera. Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që gjendet fajtor për fajde mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Nëse kjo vepër penal shkakton humbje financiare për të dëmtuarin në shumë prej mbi 10 mijë eurosh dhe nëse kryesi ka përfituar pasuri po kaq, ai mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga një deri në tetë vjet burgim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Tetor13:31
Korçë/ Plagosje dhe kërcënim, arrestohen dy persona që ishin shpallur në kërkim nga policia
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ishte shpallur në kërkim për vepra t&eu...
AKTUALITET
1 Tetor13:27
Zhdukja e 15-vjeçares/ Trondit shoqja e saj: Shoqërohej me djem më të mëdhenj, i gënjente për moshën e saj
Historia e 15-vjeçares së quajtur Vera, që është zhdukur prej rreth një muaji nga shtëpia vazhdon të mos ketë zgj...
AKTUALITET
1 Tetor13:17
BSH: 44% e kredive për shtëpinë e parë në Euro, sipër kufirit të huasë ndaj vlerës
Në muajin maj të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi disa kufizime për standar...
AKTUALITET
1 Tetor13:02
E rëndë/ 2-vjeçarja në Shkodër bie në një enë me ujë të nxehtë
Një ngjarje e rëndë ditën e djeshme në Shkodër. Një vajzë 2 vjeçe ka rënë aksidentalisht në nj&eum...
AKTUALITET
1 Tetor12:42
Shqiptari mbush me drogë motorin e automjetit për të furnizuar trafikantët, policia i ngre pritë
Një burrë i arrestuar nga autoritetet ligjzbatuese në Heraklion kishte fshehur drogë në motorin e makinës së tij.
Sipas info...
AKTUALITET
1 Tetor12:33
Grabitja në Rinas/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për grupin kriminal që vodhi 4.6 mln euro
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për anëtarët e grupit që kryen grabitjen e 4.6 mln € në aerop...
AKTUALITET
1 Tetor12:32
Morën 30 mijë lekë ryshfet, ja sa vite burg kërkon SPAK kërkon për 3 inspektorët e Mjedisit
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në gjykimin ndaj Ilir Nishanit, Genci Hickës dhe Gerson Tafës, ish-inspe...
AKTUALITET
1 Tetor12:03
VIDEO/ Të armatosur, policia shtrin në tokë trafikantët e drogës në Kamzë, dy të arrestuar. Sekuestrohen 12 kg lëndë narkotike e armë (emrat)
Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Kamzës, pasi merreshin me transportin e një sasie droge.
Operacioni “Kombini...
AKTUALITET
1 Tetor12:00
Ndryshon Drejtori i Migracionit në Tiranë, ja kush u emërua
Edvin Ndreu mësohet se është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracinon për qarkun Tiranë.
Teksa, ...
AKTUALITET
1 Tetor11:51
Aksidentoi kalimtaren në vijat e bardha, vlonjati arratiset dhe fsheh makinën
Aksidentoi një shtetase në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe arrestohet autori i aksidenti...