
Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat tre persona, të identifikuar si Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, lidhur me një pengmarrje. Të shoqëruarit dyshohet se kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili ndodhej në masë arresti shtëpie.
Njoftimi i Policisë:
Morën me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij, vihen në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve:
A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim;
M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Nëntor12:10
U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Nepali, arrestohet dy rinjtë nga Tirana në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy të rinj, pasi këta të fundit janë kapur duke transportuar kundrejt pagesës emigrantë...
AKTUALITET
1 Nëntor12:01
“Viktima kishte pajtuar gjaqe, njeri punëtor...”/ Vrau babanë me thikë, avokatja e 25-vjeçarit: Djalë i mbyllur, nuk e kupton çfarë ka bërë
25-vjeçari Marjan Kodheli, i akuzuar për vrasjen me thikë të babait të tij, Pjetër Kodheli, disa ditë më parë n...
AKTUALITET
1 Nëntor11:31
“Mund ta ketë sulmuar dikush tjetër”, lihet në burg 25-vjeçari që i mori jetën babait në Durrës
Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për 25 vjeçarin, Marjan Kodheli, i cili tre ...
AKTUALITET
1 Nëntor11:20
'Ky është dëbim'/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës
Në qendrën historike të Durrësit, dhjetra banorë janë rritur dhe plakur në shtëpitë e tyre. Por tani, qeveria po ...
AKTUALITET
1 Nëntor11:11
Vrau babanë në Shkallnur të Durrësit/ Del në gjykatë për masë sigurie djali, Marjan Kodheli
Gjykata i ka caktuar një avokat kryesisht pasi familjarët nuk kanë paraqitur asnjë mbrojtës për të dhe është t&eu...
AKTUALITET
1 Nëntor10:51
EMRI/ Bënte eko në këmbim të parave në Spitalin e Fierit, ja kush është mjeku imazherist
Pas një hetimi gati 4 mujor, 66-vjeçari u vu në pranga, nën akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe ”Kor...
AKTUALITET
1 Nëntor10:21
U merrte para pacientëve për ekot, kapet në flagrancë mjeku në Fier
Një mjek i spitalit të Fierit përfundoi në prangat e policisë pasi i merrte para pacientëve për të kryer ekot. Mjeku i...
AKTUALITET
1 Nëntor09:30
Tropojë/ E pickoi nepërka, Forca Ajrore i vijnë në ndihmë qytetarit nga Kosova (VIDEO)
Forca Ajrore e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë një thirrjeje për ndihmë, duke ndërhyrë n&e...
AKTUALITET
1 Nëntor09:23
Goditi punonjësin e burgut të Fierit, kapet në Tiranë 32-vjeçari, arrestohen edhe 4 personat që e ndihmuan të fshihej
Kapet nga drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja p&e...
AKTUALITET
1 Nëntor09:13
Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion për goditjen e rasteve të zaptimit të hapësirave publike dhe shfrytëzimin e ...