“Mos fol në telefon për asgjë”, si ruhej padrino i Vlorës, njeriu ‘hije’ dhe armik i Zani Çaushit që ‘pushtoi’ tokat e bregdetit
Emri i Artur Shehut lidhet për herë të parë me ngjarje të rënda në Vlorë, në fund të viteve ’90, kur nj&...
Emri i Artur Shehut lidhet për herë të parë me ngjarje të rënda në Vlorë, në fund të viteve ’90, kur nj&...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, se qeveria dhe Edi Rama e kishte siguruar se, gjith&cce...
Aktivisiti Aurel Kujtimi ka deklaruar gjatë protestës së 18-të të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryemini...
Protestuesit zgjodhën një mënyrë origjinale për të përshëndetur amendamentin e Parlamentit Europian për Shqipë...
“Ne jemi sovrani”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, nën këto thirrje ka nisur marshimi për ditën e sotme nga s...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë një tjetër mesazh goditës sa i takon protestave që po shkundin qeverinë p...
Pas kualifikimit historik në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”, Kombëtarja e vajzave do të njoh&eu...
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke mirat...
Mjeti i inteligjencës artificiale Grok i Elon Musk u përdor në operacionet ushtarake amerikane kundër Iranit, sipas një...
Kryedemokrati Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së largua...
Emri i Artur Shehut lidhet për herë të parë me ngjarje të rënda në Vlorë, në fund të viteve ’90, kur një përplasje me armë me Myrteza Çaushin në lokalin e tij përfundoi me tre viktima dhe dy të plagosur, mes tyre edhe vetë Zani.
Në atë ngjarje humbi jetën edhe Luan Bedini, daja i Shehut. Pas atyre zhvillimeve, Shehu u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku përfitoi edhe statusin e azilantit.
Pas zhvendosjes në SHBA, Shehu ndërtoi një portofol të gjerë pronash dhe investimesh në zonën e Vlorës dhe bregdetit përreth, pasuri që prej vitesh janë shoqëruar me procese gjyqësore dhe tashmë janë nën hetim nga SPAK. Jo vetëm tokat në Zvërnec, por edhe qindra hektarë në Karaburun dhe zona të tjera në Vlorë, kapitale që në dosjen e SPAK lidhen ngushtë me planet zhvilluese në atë që është quajtur rëndom ‘samiti i mafias në Aruba’.
‘Sipas provave të pjesshme të paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e autoriteteve politike’ nga dosja hetimore.
Artur Shehu përmendet në kontakte të drejtpërdrejta me Alfredo Hamzain dhe në takime të përbashkëta me Arben Ismailajn, Adrian Ramën dhe Elton Memetin, përfshirë edhe takimin e zhvilluar në Antverp të Belgjikës më 12 shkurt 2019.
Për hetuesit, ky nuk është një episod i shkëputur. Ai paraqitet si pjesë e një zinxhiri lëvizjesh të koordinuara, ku të njëjtët emra shfaqen në vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, në një aktivitet që sipas dosjes lidhej me organizimin e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
“Duket qartë se Artur Shehu mban një pozicion drejtues brenda organizatës. Ai udhëton nëpër botë për të marrë pjesë në takime për të organizuar trafikimin; Ai duket plotësisht i vetëdijshëm për investimet në pasuri të paluajtshme, por është qartësisht i lidhur me trafikimin e kokainës, me shumë mundësi duke mbikëqyrur rrjetin”, nga dosja hetimore.
Pavarësisht këtyre informacioneve, emri i Artur Shehut ende nuk lidhet me akuzën e trafikut të kokainës. Por, në Vlorë para përplasjeve të forta me grupin e Zani Çaushit, të gjithë e mbajnë mend atë si zotërues të një anije private me të cilën përflitej për transportimin e ngarkesave të dyshimta.
Që nga momenti që u largua nga Shqipëria në vitin 1999, ai ka qenë njeri hije. Përpiqej të qëndronte larg vëmendjes publike dhe në dosje shfaqet si person që tregonte mjaft kujdes.
Nga komunikimet e dekriptuara në Sky ECC dhe nga verifikimet e lëvizjeve të tij, del në pah një personazh që shmangte diskutimet sensitive në telefon, veçanërisht kur bëhej fjalë për bizneset e pista.
‘Në datën 07.07.2020, Adriani i tregon për një bisedë që ka bërë me një person (i cili është personi nën hetim Artur Shehu). Personi në fjalë i kërkon mos të flasë fare në telefon me të as për lekë, as për shtëpi, as për toka dhe as për “Bunen”, por duhet të presë sa të takohen nga afër.
Më pas i thotë se pas datës 15 (korrik) do jetë në Stamboll, dhe i kërkon shtetasit Adrian Rama të niset një ditë përpara që ta presë atje’ nga dosja hetimore.
Pas kësaj bisede, verifikimet e sistemit TIMS të administruara në dosje tregojnë se Adrian Rama udhëtoi disa herë drejt Stambollit gjatë verës së vitit 2020 për t’u takuar me Artur Shehun. Në komunikime përmenden negociata me shtetas turq, marrëveshje ende të pambyllura dhe vizita të planifikuara në Zvërnec për të parë prona që interesonin grupin.
‘Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, pasuritë me nr. 262 Zona Kadastrale 1007 dhe pasuria me nr. 1/1 Zona Kadastrale 3951, janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nëpërmjet falsifikimeve, nëpërmjet të njëjtës mënyrë veprimi (modus operandi) siç ka ndodhur me prona të tjera, nëpërmjet përfitimit duke përdorur dokumente të falsifikuara, si në drejtim të përfitimit të pronësisë nga institucionet shtetërore, ashtu edhe në drejtim të regjistrimit për efekt të trashëgimisë. Këto të dhëna përftohen nga një sërë vendimesh gjyqësore, civile dhe penale të zhvilluara ndër vite, që hedhin dritë mbi falsifikimet e bëra në përfitimet e pronës në fjalë’ nga dosja hetimore.
“Një nga çështjet që ndërtohet në proces është fakti se kush është mbajtësi i pronësisë së sendit. Nëse sendi është përfituar nga personi A me dokumente të falsifikuara që do të thotë që ky person nuk ka qenë kurrë pronar i sendit dhe pronësia duhet të kthehet aty ku është origjina e sendit”, u shpreh Rezart Kthupi, avokat, per Inside Story.
“Falsifikimi është lehtësisht i verifikueshëm nga ana objektive sepse kërkohet një ekspertim grafik, apo verifikim regjistrash dokumentacioni që nuk përputhen dhe konsumohet dhe arrihet të evidentohet si vepër penale. Ajo që është e vështirë për organin hetimor është zhvillimi i kësaj prone nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara”, u shpreh Dritan Jahja, avokat.
Protestuesit në Tiranë kanë vijuar thirrjet edhe këtë mbrëmje, duke ftuar qytetarët që po qëndrojnë në lo...
Ka përfunduar protesta para KryeministrisC, ku u mbajtën fjalime të ndryshme të qytetarëve. Protestuesit janë drejtuar rrugë...
TIRANË- Një 14-vjeçare nga Mirdita është bërë sot pjesë e protestës së sotme që po mbahet prej 18 ...
“Kjo lëvizje e rinisë shqiptare të mos kthehet në qesharake si në vitin 1990. Sot bëj thirrje që shqiptarët t&eum...
Qytetarët me 'flamingo’ në duar dhanë një mesazh simbolik gjatë protestës së 18-të qytetare, ku shumë ...
Pas 48 orë kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajsi i cili u mbyt në ujërat e liqenit të...
Një pensionist që iu bashkua protestës së 18-të qytetare në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ka ngri...
Kur Belinda Balluku e kuptoi se SPAK kishte rënë në gjurmët e një vile luksoze që sipas hetimeve ajo zotëronte në më...
Protestuesit kanë vijuar të shprehin revoltën e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave ironike. Sot, vëmendjen e të gjithë...
Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, ...