Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANË- Duke përjashtuar naftën pjesa tjetër e eksporteve shqiptare ka pësuar rënie rekord në dy mujorin e parë të vitit, me 28 %. Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se prodhimi vendas në pjesën të madhe të grupeve të eksportit ka pësuar rënie drastike. Eksportuesit shqiptarë po ndikohen nga koniunktura jo e favorshme e kërkesës në tregjet ndërkombëtare, teksa shume fabrika mbyllen aktivitetin në dy muajt e parë të vitit.
Rritja e eksporteve të naftës me mbi 64% në dy mujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar mezi ka arritur të mbulojë hendekun e rënies në të gjitha grupet e tjera. INSTAT lajmëroi sot se në shkurt 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u rritur me 4,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,3 %, në krahasim me Janar 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 8,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 12 %, në krahasim me Janar 2025.
Defiçiti tregtar I këtij muaji është 34 mld lekë, duke u ulur me 18,6 %, krahasuar me Shkurt 2024 dhe duke u rritur me 17,1 %, në krahasim me Janar 2025. Gjatë muajit Shkurt 2025, në rritjen e eksporteve prej 4,3 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +11,1 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,2 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me – 6,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje etj.
\Eksportet, gjatë këtij dymujori janë rritur me 4,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje.
Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -1,0 pikë përqindje.
Tekstilet dhe këpucët nuk ngrenë kokë, kanë filluar mbylljen e fabrikave
Në shkurt, eksportet e tekstile e këpucë, grupi më I madh eksportues në vend (me 30% të totalit), ranë me 1.6%. Për dy mujorin tkurrja është 5,5%%.
Prej më shumë se dy vitesh industria po kalon një periudhë të vështire e ndikuar nga shumë faktorë si rritja e kostove që ka bërë që partnerët të zhvendosen në vende të tjera.
Kursi i këmbimit pati një ndikim shumë negativ dhe kjo ka bërë që shumë klientë të zhvendosin porositë nga Shqipëria në këtë fillim vit.
Kjo situatë po detyron shumë fabrika të mbyllen, sipas njoftimeve nga Shoqata e Eksportuesve. Falimentet më të mëdha kanë ndodhur në rrethe dhe në fabrika që kishin të punësuar nën 120 punonjës, që punonin kryesisht me nënkontraktim, të cilat kishin norma më të ulëta fitimi dhe nuk Ishin në gjendje të përballonin krizën.
Gjithashtu sektorin fason po përballet me një rënie të kërkesës në tregjet ndërkombëtare për veshje. Përfaqësuesit e Industrisë presin një përmirësim të situatës pas gjysmës së dytë të vitit.
Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje fortë 34%
“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kaluan në grupin e katërt më të madh në vend për dy mujorin, me 12.7% të totalit. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.
Në shkurt ky grup ra me 34.1%, ndërsa për 2-mujorin tkurrja është 32.3%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.
Minerale, lëndë djegëse, rritje të fortë 64%
“Minerale, lëndë djegëse, energji” kaloi në grupin e parë më të madh në vend, me 59 % të totalit të eksporteve në shkurt. Në shkurt grupi I rriti shitjet me 59%, ndërsa për 2 mujorin rritja është 64%. Ecuria e këtij grupi është e varur nga shitjet e Bankers Petroleum, eksportuesi më I madh në vend dhe nga tregtimi I energjisë elektrike, që lidhet me motin.
“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon një rritje. Në shkurt, eksportet e tij u rritën me 15.5%, ndërsa për 2 mujorin zgjerimi Ishte 9.4%. Pavarësisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, që po e bëjnë atë më pak konkurrues në rajon si dhe nga ecuria e motit.
Makineri, pajisje, pjesë këmbimi në vendnumëro
“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” Ishin grupi tjetër që që nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvlerësimi I euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në shkurt eksportet u rriten 2,2% ndërsa për 2 mujorin tkurrja është 2.5%.
Si dymujor, Importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të Importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje
Si dymujor, Importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të Importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje.
Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje.
Në muajin Shkurt 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2024 janë: Kosova (63,7 %), Greqia (10,2 %), Gjermania (7,5 %), etj.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (14,1 %), Maqedoni e Veriut (22,6 %), Austria (0,4 %), etj.
Gjatë këtij dymujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (76,8 %), Gjermania (3%) dhe Greqia (6,3%).
Ndërsa vendet me te cilat ka pasur uljen me te madhe jane: Italia (15,9 %) , Maqedonia e Veriut (11,0 %) etj.
Në muajin Shkurt 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të Importeve, janë: Kina (16,6 %), Greqia (10 %), Spanja (46,3 %) etj. Ndërsa vendet me të cilat Importet kanë pasur uljen më të madhe, në krahasim me Shkurt 2025 janë: Italia (2,5%), Turqia (41,2 %), Gjermania (12,1 %), etj.
Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të Importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,2 %), Kina (31.1 %) dhe Greqia (6,3 %).
Ndërsa vendet me të cilat Importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Turqia (30,4 %), Gjermania (7,8 %) dhe SHBA (37,1%).
Si dymujor, Importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të Importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje.
Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje./ Monitor
GJERMANI- Gazeta gjermane ‘Hannoverische Allgemeine’ i ka kushtuar një artikull trafikantëve shqiptarë të drogës. Në...
SPANJË- Policia spanjolle ka goditur një bandë shqiptare që akuzohet se ka realizuar disa grabitje në vila në provinc&...
TIRANË- GJKKO ka lënë në burg 30-vjeçarin, Kristi Bixhaku. I riu u ekstradua ditën e djeshme nga Holanda ndërsa ësht...
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte në kë...
TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me protestën e së shtu...
lorena goxhobelli TIRANË- Maksi Zoto, baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve i ka të vëllait që i ka humbur...
kuvend TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas votimit në Kuvend të përbërjes së K...
GREQI- Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pas dy vitesh arrati. Shqiptari dy vite më parë u shpall n&e...
TIRANË- Turizmi ka nisur mbarë në muajin e parë të vitit ku të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje të...
ANGLI- Një 29-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar deportimit pasi një gjykatës britanik vendosi se telefonatat në distanca në Z...