Horoskopi për sot/ Moment shumë i favorshëm për dashurinë, zbuloni surprizat e yjeve
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Duke u përballur me pagat më të ulëta dhe kostot më të larta të jetesës në Ballkan, gratë dhe nënat “e braktisura” po kujdesen për veten e tyre. Rreth një sobe me dru në një dyqan në Bajram Curri, në veri të Shqipërisë, një grup grash punojnë, bisedojnë dhe u tregojnë njëra-tjetrës foto të djemve dhe burrave të tyre, pothuajse të gjithë në Londër. Nga 12.310 emigrantë shqiptarë që shkuan në Britaninë e Madhe vitin e kaluar me varka, shumica dërrmuese ishin burra nga ky vend malor. Ata u larguan për shkak të mungesës së punës, shpresën dhe ndjenjës së mërzisë.
Ky eksod po transformon jetën e grave dhe nënave që lanë pas. Në dyqanin në Bajram Curri, gratë mblidhen për të bërë ushqime, për të prodhuar rroba dhe stoli të bëra me dorë dhe për të vizatuar harta ecjeje për t'ua shitur turistëve. Duke mbajtur zjarrin e shtëpisë të ndezur, ato kanë krijuar pikërisht atë që u mungonte njerëzve të tyre: një jetë sociale, një burim të ardhurash dhe shpresë.
Pavarësisht një bumi të fundit në turizëm, mungesa e vendeve të punës në Shqipëri vazhdon t’i largojë njerëzit. Kushtet ekonomike nuk janë aq të dëshpëruara sa ishin në komunizëm, por tranzicioni drejt një ekonomie tregu të begatë po rezulton i gjatë dhe i vështirë.
Të joshur nga fjalët se mund të sigurojnë një jetesë më të mirë, fermerët kanë zhvendosur familjet e tyre në qendra të vogla urbane si Bajram Curri. Menaxherja e faqes së internetit të dyqanit, Gerta, jetonte në fshat duke kultivuar perime dhe duke rritur dele derisa babai i saj vendosi të zhvendosej në një shtëpi të zymtë në qytet në vitin 2007. Kur ai nuk ishte në gjendje të gjente punë, familja vuante nga uria.
“Është e zakonshme në këto raste që gratë të bëhen “shpëtimi i familjes” duke përdorur “aftësi të tjera” si pastrimi apo puna në dyqane”, shpjegon Catherine Bohne, një italiano-amerikane që ka jetuar në këto male për 15 vjet dhe ka ndihmuar në ngritjen e dyqanit në Bajram Curri.
“Ndërkohë burrat ulen duke pirë raki dhe duke u ndjerë të dobët, në pamundësi për të bërë diçka më shumë”.
Nën komunizëm, gratë ishin aktive në tregun e punës, por në vitet 1990 normat patriarkale u rishfaqën, duke i shtyrë gratë të kthehen brenda shtëpive, veçanërisht në pjesë më të largëta të vendit.
Tani, burrat po largohen në heshtje, shumë prej tyre që largohen me një bluzë në një qese plastike dhe nuk kthehen më.
“Shpesh burrat nuk kthejnë para për shumë vite, sepse u kanë borxhe trafikantëve të qenieve njerëzore ose nuk mund të bëjnë mjaftueshëm duke bërë punë fizike. Gratë e mbetura vetëm duhet të vazhdojnë jetën”, thotë Bohne.
Kjo ka sjellë edhe liri të reja për gratë. Gerta ka mësuar aftësi teknologjike nga drejtimi i faqes së internetit dhe do të shkojë në universitet vitin e ardhshëm. Lida, menaxherja e dyqanit, u mbyll në shtëpi nga burri i saj derisa ai u largua për të gjetur punë në Belgjikë. Me katër fëmijë për t'i rritur vetëm, ajo bëri bizhuteri për të shitur, fitoi besim dhe përfundimisht ndaloi së dërguari mesazhe burrit të saj për të kërkuar leje për të dalë.
Projekti tjetër i dyqanit është krijimi i një rrjeti për gratë që fitojnë para duke rritur ose mbledhur produkte si boronica të egra, manaferra ose gështenja. Më parë, këto gra fitonin vetëm 10 euro për tre ditë punë nga një pikë grumbullimi. Gratë në dyqan i inkurajuan që në vend të kësaj ato të bënin reçel, të cilin mund ta shesin për 5 euro një kavanoz.
Për çdo histori suksesi, ka ende gra që ende vuajnë nga uria, që bëhen viktima të skllavërisë moderne, ose që duhet të paguajnë borxhet për djalin që mori një varkë për në Londër. Megjithatë, ka disa gjëra pozitive për gjeneratën e ardhshme. Nënat që presin që djemtë e tyre të largohen, tani kanë më shumë gjasa të përqendrohen në studimet e vajzave të tyre.
Dy orë larg Bajram Currit, në fshatin Shtiqën jashtë Kukësit, jeton Naze, 89 vjeç, me vajzën dhe tre mbesat. Duke qenë se djemtë dhe nipërit e saj janë të gjithë në Londër, ajo i përqendron energjitë e saj tek vajzat e saj, dhe "jo vetëm t'u gjejë një burrë të pasur", thotë ajo me krenari.
Mbesa 9-vjeçare e Nazes e di shumë mirë anglishten dhe Naze thotë se ajo mëson shumë.
“Një ditë ajo do të jetë presidente e Shqipërisë”, thotë Naze me krenari.
Burimi: Financial Times. Përshtati: Gazeta Si.
BRITANI- Media prestigjoze britanike 'The Telegraph' ka sjellë sërish në vëmendje çështjen e emigrantëve shqiptarë q...
Në prag të zgjedhjeve lokale deklaratat e kryetarit të Bashkisë mbi situatën e gjelbërimit në Tiranë, sidomos ato t&eu...
DIBËR- Një 13-vjeçar është gjetur i mbytur mbrëmjen e djeshme në Dibër. Mësohet se kallëzimin në...
GREQI- Vëllai i Fredi Belerit është ankuar për mënyrën sesi u prangos kryebashkiaku i sapozgjedhur i Himarës, i cili mbetet...
SPANJË- Marco Romeo, shtetasi italian i arrestuar për vdekjen e ish-partneres së tij, Paula, 28 vjeç, në Torremolinos (Málag...
Reforma e re e pagave rriti me tej pabarazinë këtë vit buxhetor, teksa punonjësve në shërbimet themelore të vendit, më...
Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet pa shenja jete 49 vjeçarja Mimoza Kristo. Burime konfirmojnë se viktima u gjet nga familjar&e...
Që me fillimin e luftës për të mos lejuar informimin e lirë qeveria ruse ka bllokuar 500 faqe interneti. Mes tyre ka shumë porta...
Europa dhe Izraeli kanë mesatarisht pesë startup-e teknologjike për çdo sipërmarrje 1 mld dollarëshe, sipas një rapo...
Një zyrtar i Bashkisë së Tiranës është arrestuar, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për të siguruar një vend...