
Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga ana e Kontrollit ë Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah një mungesë koordinimi mes institucioneve duke lejuar si pasojë ndërtime në zona të mbrojtura, muzeale apo turistike.
KLSH që ka marrë në analizë disa vite nga 2020-2024 konstaton se sinjalizimet për ndërhyrje të jashtëligjshme nuk kanë munguar por delegimi në drejtoritë rajonale të Inspektoratit apo në institucione të tjera për mungesë kompetencë ka bërë që reagimi të mungojë. Në rastet kur është konstatuar sipas KLSH se ka pasur shkelje të ligjit dhe është kërkuar prishjen e ndërtimit, kjo masë është zvarritur.
“IKMT nuk është angazhuar për kryerjen e inspektimeve të nevojshme, për të garantuar mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme në zona ose objekte me rëndësi kombëtare, pas sinjalizimeve të ardhura nga institucionet e tjera publike (si Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore/ Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Agjencia Kombëtare e Bregdetit/ Agjencitë Rajonale të Bregdetit, administrata e zonave të mbrojtura, etj.). Në rastet kur ka vendim prishje, vijon të mos jenë ekzekutuar, duke sjell më pas dhe rritjen e rasteve të ndërtimeve të kundërligjshme” thuhet në auditim.
KLSH e nis me vitin 2020 ku sipas audituesve ka pasur 4 raste të sinjalizuara nga Agjencia Kombëtare e Bregdeteve për punime të kundërligjshme në zona bregdetare, 4 raste të sinjalizuara nga AKZM për punime të kundërligjshme në zona të mbrojtura, 5 raste të sinjalizuara nga IKTK/ DRTK për punime të kundërligjshme në zona muzeale/ monumente kulture.
Një pjesë e mirë e këtyre rasteve janë deleguar nga Kryeinspektori por në asnjë nga rastet e cituara nuk rezulton që IKMT, me grup pune të përbashkët me përfaqësues të institucioneve publike të sipërpërmendura, të ketë verifikuar situatën në vend e, në rast të konstatimit të shkeljeve, të ketë zbatuar procedurat ligjore në fuqi.
E njëjta situatë madje në një nivel më të lartë sinjalizimesh është raportuar edhe në vitin 2024 dhe panorama është e ngjashme.
Në këtë kontekst KLSH ka rekomanduar të merren masa për zhvillimin e inspektimeve për verifikimin e sinjalizimeve nga institucionet publike përgjegjëse për monitorimin e zonave me rëndësi kombëtare (përfshirë zonat bregdetare, zonat e mbrojtura dhe zonat e trashëgimisë kulturore/ zonat muzeale), nëpërmjet strukturave të IKMT, me përfaqësues të përbashkët me institucionin sinjalizues, si dhe ndjekjen e hapave të mëtejshëm në rast të konstatimit të kundërvajtjeve, deri në trajtimin përfundimtar të çështjeve dhe kthimin përgjigje ministrive/ institucioneve përkatëse. /Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Mars12:54
Kontaktojnë me grupet kriminale, SPAK shqyrton izolimin e pesë të burgosurve në regjimin 41-bis
Prokuroria e Posaçme po shqyrton kërkesat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për të vendosur apo jo në re...
AKTUALITET
16 Mars12:42
Zjarri shkrumbon ullishtet, të mbjellat mendohet të jenë djegur qëllimisht
Një zjarr ka përfshirë këtë të diel ullishtet e fshatit Duhanas në Berat, duke shkatërruar një pjesë të...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
16 Mars12:17
Banorët e Rrjollit vijojnë protestën: Resorti të mos ndërtohet në tokat tona
Banorët e Rrjollit, janë mbledhur sërish paraditen e sotme për të protestuar kundër zaptimit të tokave të tyre.
Ata k...
AKTUALITET
16 Mars12:29
Plagosja me thikë në Durrës/ Zbardhet ngjarja, si nisi sherri mes shokëve për faturën e drekës
Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Durrës ku një 26-vjeçar u plagos me thikë.
Sipas poli...
AKTUALITET
16 Mars12:01
Aksident në Elbasan, përplasi të riun me biçikletë, arrestohet autori
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasan, ku një çiklist ka mbetur i plagosur pas p&...
AKTUALITET
16 Mars11:51
''Modeli klasik i rrugëve të ndërtuara me korrupsion''/ Himçi: ''Ura e Mirakës'' drejt shembjes, institucionet heshtin!
Deputeti Blendi Himçi përmes një postimi ka denoncuar gjendjen alarmante në të cilën ndodhet ''Ura e Mirakës'', pasi firm...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
16 Mars11:20
“Në Vlorë trotuarin e kanë bërë 30 centimetra”, denoncimi i qytetarit: Si mund të kalojmë këtu?
Një qytetar, i është drejtuar redaksisë së Piranja News për problemin me trotuaret në Vlorë.
Ai shkruan se, bashkia i...
AKTUALITET
16 Mars11:07
Tritol kompanisë së inerteve në Spaç, policia nis hetimet
Një sasi lënde eksplozivi është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie i...
AKTUALITET
16 Mars10:42
Përgjimi ambiental/ Belgjikë, Shqipëri e kthim: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge
Në dhjetor të vitit 2019, një shtetas shqiptar, rezident në Anversë të Belgjikës, po mburrej për listën e gjat&eu...
AKTUALITET
16 Mars10:40
Zbulohen 6 hajdutët që vodhën 16 laptopa nga ambientet e shkollës, mes tyre dy të mitur
Në shkollën 9-vjeçare "Besëlidhja" në Lezhë janë dëmtuar disa ambiente dhe janë marrë pajisje elektronike....