Avioni del nga pista gjatë uljes në Birmingham për shkak të stuhisë “Boelo”, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh. Berisha u ...
Ndoc Macaj, kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër është marë i pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje”, pasi n&...
Një 23-vjeçar në Korçë, i cili duhej të qëndronte në arrest shtëpie, është kapur nga policia pas di...

Zgjerohen hetimet për ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil. Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurimi ndaj efektivëve të policisë, zyrtarëve vendorë dhe biznesmenëve, të dyshuar për shpërdorim detyre, mosveprim ndaj paligjshmërisë dhe ndërtime pa leje.
Aksioni lidhet me hetimet e nisura pas ndërhyrjes së AMP-së në muajin maj, ku u arrestua edhe ish-shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, bashkë me disa efektivë të tjerë, nën dyshimet se kishin favorizuar ose toleruar ndërtime të paligjshme në zonat bregdetare të Sarandës dhe Ksamilit.
Sipas Prokurorisë, masat e reja janë dhënë në kuadër të procedimit penal nr.304 të vitit 2026 dhe përfshijnë punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë, zyrtarë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe biznesmenë të ndërtimit.
Deri tani janë ekzekutuar katër masa sigurimi:
B.T., ish-shef i Seksionit të Krimeve në Volum në Komisariatin e Sarandës, është lënë në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre;
K.S. dhe K.SH., të dy inspektorë policie në Sarandë, janë arrestuar me burg për të njëjtën vepër penale;
A.P., pronar i Hotel Oasis, është arrestuar për ndërtim të paligjshëm.
Sipas hetimeve, efektivët dyshohet se nuk kanë marrë masa për të ndalur ndërtimet pa leje në zonat turistike të jugut.
Hetimet nisën pas evidentimit të disa ndërtimeve të paligjshme në plazhe dhe struktura turistike në Sarandë e Ksamil, mes tyre edhe rasti i një objekti të ngritur në zonën bregdetare të njohur si “Coppa Cabana”, ku u arrestuan disa punëtorë dhe u shpallën në kërkim persona të lidhur me ndërtimin.
Prokuroria Sarandë lëshon 12 masa sigurimi për punonjës të policisë, zyrtarë vendorë e biznesmenë të dyshuar për shpërdorim detyre e ndërtime të paligjshme.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, lëshoi 12 urdhra ekzekutimi për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë’, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe ‘Ndërtimi i paligjshëm’ parashikuar nga nenet 248, 251, 25 dhe 50/h si dhe 199/a/4 të Kodit Penal.
Vendimi për caktimin e masave të sigurimit u dha për zyrtarë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë, punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe biznesmenë në fushën e ndërtimit, në vijim të hetimeve mbi procedimin penal nr.304 të vitit 2026.
Aktualisht u ekzekutuan masat e sigurimit për 4 prej personave nën hetim, konkretisht:
Aktualisht po punohet për ekzekutimit edhe të 8 masave të tjera të caktuara.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon hetimet për identifikimin e çdo rasti, dokumentimin e plotë të faktit penal dhe individualizimin e përgjegjësisë të çdo punonjësi të Komisatriatit të Policisë Sarandë por dhe çdo institucioni tjetër përgjegjës.
Tragjik ishte fati i një 7-vjeçari dje në fshatin Mengël, si pasojë e një aksidenti, ndërsa pas hekurave ra regjisori i n...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme p...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ditën e sotme çështjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. I ftuar në “Shqip&eum...
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier. Sipas burimeve, mjeti k...
Është zbardhur dëshmia e regjisorit Petri Bozo, i cili një ditë më parë pasi përplasi me makinë për vdekje n...
Një denoncim shqetësues ka mbërritur nga zona e Çerkezit në Tiranë, pranë rrugës “Breg Lumi”, afër ...
Largimi i mjekëve nga Shqipëria dhe Kosova në drejtim të shteteve të BE-së po kthehet në një nga sfidat më të...
Disa banorë të zonës pranë fshatit Mengel në Elbasan, ku një fëmijë 7-vjeçar u përplas për vdekje nga...
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motorr ka goditur nga ...
Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe strukturave anti-mafia të Bari ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me aktivi...