AKTUALITET

Ndërtimi mes bumit dhe dyshimeve për pastrim parash

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Prill 2026, 19:58
Ndërtimi mes bumit dhe dyshimeve për pastrim parash

Ndërsa Kryeministri Edi Rama e cilëson “përbaltje” lidhjen e ndërtimit me pastrimin e parave, raportet ndërkombëtare dhe institucionet shqiptare e rendisin sektorin si një nga më të ekspozuarit ndaj parave me origjinë të dyshimtë.

Vitet e fundit, sektori i ndërtimit është shndërruar në një nga motorët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, i reflektuar në shtimin e ndjeshëm të kullave në kryeqytet.

Megjithatë, përtej transformimit të shpejtë urban dhe rritjes së investimeve, prej kohësh ky sektor shoqërohet me pikëpyetje mbi burimin e kapitalit që financon këtë bum ndërtimesh.

Mirëpo, Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë me tone të ashpra akuzat që lidhin sektorin e ndërtimit me pastrimin e parave, duke i cilësuar ato si “fantazi” dhe si një përpjekje të qëllimshme për të përbaltur vendin dhe industrinë e ndërtimit.

“Përbaltja e jashtëzakonshme që i bëhet kësaj industrie për të përbaltur Shqipërinë në fakt, disa që bëjnë si investigatorë kur ekspozojnë nëpër ekrane pamjet e Tiranës që është një qytet europian kur e shikon ato pamje i mbulojnë me llumin e fantazive të akuzave, ja ku pastrohen paratë e Europës. U pastrokan në Shqipëri, në Tiranë paratë e Europës”, deklaroi Rama gjatë një takimi me sipërmarrës të ndërtimit në Tiranë.

Por përtej retorikës politike, një sërë raportesh ndërkombëtare dhe vendase flasin për përdorimin e pasurive të paluajtshme dhe projekteve të ndërtimit si kanale për integrimin e parave me origjinë të dyshimtë në ekonomi.

DASH

Në Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve 2025, Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se “kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit… dhe zhvillimit të bizneseve” 

DASH e lidh këtë fenomen me trafikun e drogës, të qenieve njerëzore, korrupsionin dhe evazionin fiskal, ndërsa nënvizon se ekonomia e bazuar në cash dhe dobësitë në zbatimin e ligjit krijojnë terren të favorshëm për pastrim parash.

SPAK 

Në mënyrë të ngjashme, raporti vjetor i SPAK për vitin 2025 nxjerr në pah një model të konsoliduar të pastrimit të parave përmes bizneseve formalisht të ligjshme.

“Tipare të përsëritura… përfshijnë përdorimin e subjekteve… si subjekte ndërtimi… për qarkullimin dhe riciklimin e fondeve”, thuhet në raport.

Sipas SPAK, faza përmbyllëse e kësaj skeme është investimi në pasuri të paluajtshme, që synon integrimin e të ardhurave kriminale në ekonomi.

Agjencia e Inteligjencës Financiare 

Edhe institucionet shqiptare që monitorojnë flukset financiare ngrejnë shqetësime të ngjashme. Agjencia e Inteligjencës Financiare ka identifikuar si tregues të aktivitetit të dyshimtë investimet në prona me vlera të larta dhe burim të paqartë fondesh, si dhe transferta ndërkombëtare të pajustifikuara me dokumentacion.

Institucioni thekson se këto sinjale lidhen shpesh me përpjekje për të maskuar origjinën reale të parave dhe për t’i integruar ato në ekonominë formale përmes sektorëve me qarkullim të lartë kapitali, si pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi.

Friedrich Ebert

Këto gjetje përforcohen edhe nga studimet e pavarura. Një analizë e publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert në vitin 2025 hedh dritë mbi përmasat e fenomenit në sektorin e ndërtimit. Sipas studimit, gjatë viteve 2015–2024 janë dhënë leje ndërtimi me një vlerë tregu prej rreth 16.2 miliardë eurosh, por vetëm 7.1 miliardë euro identifikohen si të financuara nga burime të ligjshme, si kredi bankare dhe investime të huaja direkte.

Diferenca prej mbi 9 miliardë eurosh mbetet pa një burim të qartë. Edhe pse autorët e studimit pranojnë se një pjesë e kësaj vlere mund të lidhet me faktorë të tjerë, si kursime apo sipërfaqe të pashitura, ata theksojnë se ky hendek përbën një tregues serioz për praninë e burimeve të paligjshme në sektor.

Përfundim 

Nuk ka prova që i gjithë sektori është i përfshirë në aktivitete kriminale, por ekspozimi ndaj pastrimit të parave është i lartë dhe i dokumentuar. Prandaj, deklarata e Ramës se lidhja e ndërtimit me pastrimin e parave është “përbaltje” dhe “fantazi akuzash”, kategorizohet si gjysmë e vërtetë.

Debati mbi ndërtimin në Shqipëri mbetet kështu i hapur mes dy narrativave, njëra që e sheh atë si simbol të zhvillimit dhe modernizimit, dhe pala tjetër që paralajmëron mbi rreziqet që vijnë nga mungesa e transparencës mbi burimin e kapitalit.

Mes këtyre dy qëndrimeve, faktet e paraqitura nga raportet ndërkombëtare dhe institucionale tregojnë se suksesi i dukshëm i betonit shoqërohet me një hije të fortë dyshimi, që kërkon transparencë më të madhe dhe hetim të vazhdueshëm të burimeve financiare në sektor./Faktoje/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan