AKTUALITET

Në kërkim në Kosovë, detaje nga arrestimi i djalit të gazetarit të njohur shqiptar (Emri)

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 20:21
Në kërkim në Kosovë, detaje nga arrestimi i djalit të

Prokuroria e Shtetit e ka vendosur nën hetim për përfshirje në krim të organizuar djalin e gazetarit nga Tirana, Artan Hoxha.

Geri Hoxha, i moshës rreth 25 vjeçare, është arrestuar të hënën e 19 janarit në Tiranë, në bazë të një urdhërarresti të Policisë së Kosovës.

Urdhri ndërkombëtar për arrestimin e Hoxhës është shpallur nga autoritetet kosovare më 13 janar të këtij viti.

Siç ka bërë të ditur Policia e Shtetit në Shqipëri, Geri Hoxha dyshohet për përfshirje në krim të organizuar në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, raporton Paparaci.

Bashkë me të, Policia e Shtetit ka arrestuar edhe Reando Bibën, një tjetër të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

“Në Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë. Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të UNMIK-ut/Kosovë, më 13.01.2026, ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal’, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore”, tha policia shqiptare në një njoftim për media më 19 janar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, dy të dyshuarit janë ndaluar “me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës”.

Arrestimin e djalit të tij e ka konfirmuar të martën gazetari Artan Hoxha për Paparacin.

Gazetari, i njohur për trajtimin e temave të botës së krimit në Shqipëri, ka kërkuar që të mos deklarohet gjerësisht me arsyetimin se nuk e ka pranuar ende dosjen e plotë të rastit.

Ai është shprehur shkurt se, sipas tij, rasti mund të ketë prapavijë politike dhe se po përdoret për ta goditur për shkak të punës së tij si gazetar.

Gjykata e Tiranës pritet të vendosë për ekstradimin e Hoxhës dhe Bibës brenda një afati prej 40 ditësh nga dita e arrestimit. Brenda këtij afati, autoritetet kosovare kanë mundësi të dërgojnë kërkesën për ekstradim si dhe përshkrimin e provave bazë të rastit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?