Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Erlind Sulo ka paditur në gjykatë një influencere dhe një gazetar, pasi aluduan se ai është pjesë e një video intime. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai njofton se ka paditur gazetarin Elton Tozaj si dhe Senajda Kelmendin, pas komenteve në rrjetet sociale që e lidhin atë me videon intime.
Zv.ministri mohon të jetë ai personi i cili shfaqet në video së bashku me ish-banoren e Big Brother. Sulo thotë se është i vendosur të ndjekë deri në fund në rrugë ligjore këtë çështje.
Reagimi:
LAJM I RREMË!
Të dashur miq, dashamirës, kolegë,
Prej dy ditësh jam vënë në dijeni se në rrjetet sociale po qarkullon një video intime e dy personave, e cila, përmes komenteve dhe publikimeve të ndryshme, është lidhur me emrin tim, duke pretenduar se në të shfaqem unë së bashku me një ish-banore të Big Brother. Nuk do të kisha menduar kurrë se do të më duhej të bëja një reagim publik për diçka të tillë. Aq më tepër kur mjafton ta shohësh atë video për të kuptuar se personi që shfaqet në të nuk jam unë. Për këdo që më njeh, kjo është lehtësisht e dallueshme dhe nuk lë vend për asnjë dyshim. Integriteti profesional, dinjiteti moral dhe pastërtia e figurës për t’i shërbyer detyrës janë parimet e jetës time. E kuptoj që pozicionet politike vijnë me një kosto personale, por ka një vijë të kuqe, aq më tepër kur bëhet fjalë për prishje të imazhit dhe figurës së një individi, bazuar në sajesë, mashtrim dhe keqdashësi për arsye audience apo dhe qëllime të tjera. Por ajo që më ka shtyrë të reagoj sot nuk është nevoja për të sqaruar diçka kaq të dukshme. Është mënyra se si emri im është përdorur dhe përhapur në rrjetet sociale, pa asnjë përgjegjësi për pasojat që sjell një veprim i tillë. Në publikimet dhe komentet e bëra nga Senajda Kelmendi dhe Elton Tozaj, emri im është lidhur me këtë video, duke më identifikuar edhe përmes detyrës që mbaj si Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Përtej çdo funksioni publik, unë kam një familje, të cilët këto ditë janë përballur me një shqetësim krejtësisht të panevojshëm.
Nuk kam ndërmend të merrem me thashetheme dhe as të bëhem pjesë e kësaj mënyre komunikimi publik. Por nuk mund të pranoj që emri im, dinjiteti im personal dhe qetësia e familjes sime të përdoren në këtë mënyrë. Për këtë arsye, sot kam përgatitur kërkesën për gjykim ndaj dy personave të sipërpërmendur dhe do t’i drejtohem gjykatës kompetente. Do të ndjek çdo hap ligjor deri në fund, sepse besoj se liria e fjalës nuk mund të shërbejë si justifikim për të cenuar dinjitetin dhe reputacionin e një njeriu. Nuk është çështje detyre, pozicioni apo karriere. Është çështje dinjiteti njerëzor dhe respekti për familjen.
Nuk kam asgjë për të fshehur dhe asgjë për të justifikuar. Nuk jam unë personi në atë video, dhe këtë mund ta kuptojë lehtësisht kushdo që më njeh.
Ajo që nuk mund të kalojë në heshtje është lehtësia me të cilën mund të përdoret emri i dikujt për të krijuar një histori të pavërtetë, pa menduar qoftë edhe për një çast se pas atij emri ka një jetë, një familje dhe njerëz që lëndohen.
Pikërisht për këtë kam vendosur të reagoj.
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dobraç të Shkodrës, ku një 76-vjeçar ka humbur jet...
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga n...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, pritet të niset...
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar informacionin mbi personat e lënduar gjatë protestë...
Shqipëria renditet në fund të Europës për numrin e të diplomuarve me doktorate në fushat e shkencës, matematikës,...