Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

Ogerta Manastirliu u zgjodh ministre e Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe u dekretua për herë të dytë në të njëjtin pozicion pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Manastirliu është një ndër ministret më jetëgjatë në kabinet. Nga vitit 2017 deri në 2023 ajo ka qenë ministre e Shëndetësisë. Më pas Rama e kaloi te Arsimi dhe sot kryeministri Edi Rama e propozoi për kryebashkiake të Tiranës.
Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave” në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Më herët ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”. Ogerta Manastirliu e ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social.
Në periudhën Shtator 2013–Mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo që bie në sy është se Manastirliu ka mbajtur profil të ulët sa i takon pasurisë. Në deklarimin më të fundit në ILDKP, atë të vitit 2023, ministrja deklaron vetëm pagën dhe të ardhurat nga dieta, bordet apo interesat bankare. Ndërkohë ai që fiton mjaft mirë është burri i saj, i cili deklaron afro 50 mln lekë të vjetra fitime vjetore nga aktiviteti privat.
Gjatë kohës që ishte në Shëndetësi, Manastirliu ka qenë shpesh objekt i akuzave për abuzime, sidomos gjatë pandemisë.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2014, Ogerta Manastirliu deklaronte si pasuri familjare një apartament me vlerë 3.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria është katërfishuar duke kapur vlerën e 18.4 milionë lekëve. Znj.Manastirliu zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 900 mijë lekë dhe kursime në cash prej 900 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.5 milionë lekë, nga të cilat 38% kanë si burim pagën e Znj.Manastirliu, 56% nga paga dhe honoraret e bashkëshortit si dhe gati 3% e totalit nga qiratë. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit.
Nga kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.
Në vitin 2010, Znj.Manastirliu rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e aseteve në vlerën e 48,968 lekëve. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e Znj.Manastirliu për vlerën e një apartamenti në Tiranë.
Në vitin 2004, ajo deklaron marrjen e një kredie prej 2 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti, ndërsa vetë asetin e deklaron një vit më pas me çmim 3.9 milionë lekë. E njëjta pronë rideklarohet në vitin 2013 me vlerë 38.700 euro.
Deklarimi pasuror i Ogerta Manastirliut
Aseti: Gjendje cash
Vlera monetare: 200,000.00 ALL
Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga
Aseti: Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 1,290,649.69 ALL
Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga
Aseti: Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 2,224.61 USD
Aseti: Depozitë bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 1,862.03 ALL
Burimi i Krijimit: Te ardhura nga interesi
Te ardhura nga Dieta
Emërtimi: UNDP
Nga data: 17/10/2023
Në datë: 17/10/2023
Shuma Neto: 2,250.00 USD
Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues
Emërtimi: FSDKSH
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 12/09/2023
Shuma Neto: 85,000.00 ALL
Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues
Emërtimi: Instituti i Shëndetit Publik
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 12/09/2023
Shuma Neto: 18,072.00 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: Ministria e Arsimit dhe Sportit
Nga data: 12/09/2023
Në datë: 31/12/2023
Shuma Neto: 622,363.00 ALL
Të ardhura nga paga
Emërtimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 12/09/2023
Shuma Neto: 1,751,763.00 ALL
Kredi bankare
Detajet e ndryshimit:
Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm:
287,080.62 ALL
Shuma e pashlyer: 3,468,221.00 ALL
Bashkëshorti, Ermal Gjinaj
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 25,149.30 ALL
Të ardhura nga aktiviteti
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 31/12/2023
Shuma Neto: 5,391,982.00 ALL./
Një autobus i linjës urbane Durrës-Plazh ka marrë flakë në ecje ditën e sotme, duke vënë në rrezik jetë...
Ministria për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Ministria për Rininë dhe Fëmijët nuk do të ekzistojnë më...
Kryeministri Edi Rama propozoi Besfort Lamallarin ministër të ri për Drejtësinë. “Një funksionar shembullor i shtetit n&e...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 10 shtatorit në rrugën “Ali Begeja” në kryeqytet, ku...
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar për veprën penale t&eu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku një 82-vjeçar është rrëzuar në...
Autori i dyshuar Ragip Gila është lënë në burg pasi akuzohet për krimin në Shkodër, me 2 viktima dhe dy të plagos...
Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama shprehu dhe kritika për punën e SPAK dhe të G...
Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga drejtësia italiane me 18 vite burg p&eum...
Reshjet e dendura të orëve të para të mëngjesit kanë sjellë përmbytje të mëdha në qytetin e Durrësit...