Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Çështja e kontratave publike në sektorin e shëndetësisë ka qenë gjithmonë në vëmendje të debatit mbi transparencën dhe marrëdhëniet mes biznesit dhe institucioneve shtetërore, ku shpesh përmendet emri i biznesmenes Vilma Nushi.
Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, disa marrëveshje të lidhura me kompanitë e saj, veçanërisht në fushën e shërbimeve shëndetësore, janë bërë objekt diskutimi publik dhe politik.
Ndër më të përfolurat është kontrata për kontrollin bazë shëndetësor (check-up), e cila ka nxitur reagime të ndryshme për kostot dhe efektivitetin e saj. U bënë disa vite që kjo kontratë vijon dhe nuk ka asnjë transparence për efektivitetin e saj. Edhe pse ka denoncime të herëpashershme, ajo që bie në sy është heshtja e drejtësisë.
Akuza
Përfaqësues të opozitës dhe disa emisione investigative kanë ngritur dyshime mbi mënyrën e përzgjedhjes së kompanive fituese në këto kontrata, duke kërkuar hetime më të thelluara dhe transparencë më të madhe. Ata kanë theksuar nevojën për të verifikuar nëse procedurat kanë qenë plotësisht konkurruese dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në disa raste, këto çështje janë bërë pjesë e debateve parlamentare dhe deklaratave publike, duke e vendosur temën në qendër të diskutimit politik në vend.
Qëndrimi i qeverisë dhe kompanive
Nga ana tjetër, institucionet shtetërore kanë mbrojtur vazhdimisht këto kontrata të Vilma Nushit, duke deklaruar se ato janë realizuar sipas ligjit dhe standardeve të prokurimit publik. Sipas tyre, programet në fjalë kanë synuar përmirësimin e aksesit në shërbimet shëndetësore për qytetarët.
Çfarë thotë drejtësia?
Edhe pse bëhet fjalë për miliona euro dhe në një sektor tepër delikat si shëndetësia, përsëri drejtësia e re mesa duket e sheh si çështje të ngeshme dhe nuk denjon ta hetojë.
Kërkesat për hetime dhe verifikime më të detajuara kanë qenë të vazhdueshme nga aktorë të ndryshëm publikë. Ekspertë të fushës së qeverisjes dhe transparencës theksojnë se raste të tilla tregojnë rëndësinë e forcimit të mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies në menaxhimin e fondeve publike.
Një debat që vijon
Ndërsa nuk ka një përfundim ligjor përfundimtar mbi këto çështje, debati mbi kontratat publike, rolin e biznesit dhe lidhjet me qeverinë i Vilma Nushit mbetet aty. Kjo temë do të vazhdojë të jetë pjesë e diskursit publik në Shqipëri, duke reflektuar interesin e qytetarëve për transparencë dhe mirëmenaxhim të burimeve shtetërore. Aq më tepër tani që po lindin dyshime të reja edhe për përfshirjen e biznesmenes pranë Ramës në biznesin e ndërtimi, ku dihet se aktor kryesorë janë bërë edhe personazhe të botës së krimit.
Policia e Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Flash”, duke goditur një rast të shpërndarjes së lënd...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se tregu i hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend po monitorohet çdo ditë...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ushtruan kontroll në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla në zonën e Zall&eu...
Fermerët e Divjakës, po përballem me një situatë të vështirë për shkak të mos shitjes së lakrës, p...
Jurgen Gjonaj, njëri nga personat kryesore të arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës për vendosjen e tritolit “C4” nda...
Opinioni publik në vend u trondit pak ditë më parë nga një ngjarje e rëndë, ku një vajzë 25-vjeçare nga Le...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim proce...
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas. Sipas informac...
Një ditë pas aksidentit tragjik në Tiranë, është arrestuar shoferi i autobotit të UKT-së që përpla...
Një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës janë gjetur në oborrin e një banese në Krujë. Sipas njoftim...