AKTUALITET

Nga “hambari” global, në tregun shqiptar/ SHBA, Brazili dhe Kina ushqejnë botën. Shqipëria mbështetet te Italia dhe Greqia

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Maj 2026, 15:48

Nga “hambari” global, në tregun shqiptar/ SHBA, Brazili dhe

Ndërsa SHBA, Brazili dhe Kina konsiderohen sot superfuqitë që “ushqejnë botën”, Shqipëria mbështetet kryesisht te partnerët europianë për furnizimin me produkte ushqimore dhe bujqësore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se një pjesë e madhe e ushqimeve që hyjnë në tregun shqiptar vijnë nga vende që renditen mes eksportuesve më të mëdhenj globalë të produkteve bujqësore dhe ushqimore.

Italia kryeson listën e partnerëve të Shqipërisë për importet ushqimore, me mbi 34.9 miliardë lekë produkte të importuara. Pas saj renditet Greqia me rreth 18.3 miliardë lekë importe ushqimore, ndërsa Serbia mban vendin e tretë me mbi 11.8 miliardë lekë.

Në listën e partnerëve kryesorë të Shqipërisë figurojnë edhe Gjermania, Polonia, Turqia, Holanda, Franca dhe Spanja, vende që kanë rol të rëndësishëm në tregtinë globale të ushqimit.

Nga superfuqitë globale të eksporteve ushqimore, Shqipëria importon produkte edhe nga Brazili, Kina, SHBA-ja, India, Kanadaja, Argjentina dhe Australia, megjithëse në volume më të ulëta krahasuar me partnerët europianë.  Theksojmë se Brazili renditet ndër 10-të partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë për produktet ushqimore.

Sipas renditjes globale të publikuar nga Visual Capitalist dhe bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Tregtisë, SHBA-ja është eksportuesi më i madh i ushqimit në botë me mbi 181 miliardë dollarë eksporte bujqësore, e ndjekur nga Brazili dhe Kina.

Të dhënat tregojnë se tregu shqiptar i ushqimeve është i lidhur ngushtë me zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Kjo do të thotë se çdo luhatje në çmimet globale, kostot e transportit, energjisë apo tensionet gjeopolitike në vendet eksportuese reflektohet drejtpërdrejt edhe te çmimet që paguajnë konsumatorët shqiptarë.

Varësia nga importet mbetet veçanërisht e lartë për produktet e përpunuara ushqimore, drithërat, pijet, produktet e mishit dhe një pjesë të produkteve bulmetore, ku vendet europiane dominojnë furnizimin e tregut shqiptar. Në total, importet ushqimore dhe bujqësore të Shqipërisë për vitin 2025 rezultojnë rreth 149.1 miliardë lekë sipas të dhënave të INSTAT-it./SCAN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?