Flakët rrezikojnë banesën dhe stacionin e ujit në Tërbun të Pukës
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë mblidhet sot për të vendosur hapat që do të ndërmerren kundër rregullores së re t&eum...
Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona t&...
Finlanda ka përuruar një gardh rreth 200 kilometra të gjatë, të ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusin&eu...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, fi...
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Dikur një vend që eksportonte, sot, Shqipëria është shndërruar në një destinacion të punonjëseve të seksit. Aksionet e shpeshta policore kundër prostitucionit, zbulojnë parajsën e re të atij që ironikisht konsiderohet si zanati më i vjetër.
Vajzat të cilat e gjejnë vetën në këtë rrugë janë të ndryshme. Disa pretendojnë se janë mashtruar dhe kanë ardhur në Shqipëri për punë të ligjshme. Por, më pas kanë përfunduar si eskorta. Pjesa tjetër, e bëjnë me dëshirë.
“Unë jam 20 vjeçe. Vij nga Kolumbia. Në Shqipëri vetëm 3 javët e para kam gëzuar liri të plotë, më pas kam qenë në burg për 7 muaj dhe 10 ditë”, u shpreh eskorta.
Kjo vajzë e re që flet sapo ka lënë qelinë e burgut. Në gjendje dukshëm të rëndë psikologjike, pranon të tregojë historinë e saj në vendin tonë.
“E njoha Shqipërinë nga një vajzë që fola dhe më ofroi punë. Ajo më pagoi biletën. Kur erdha u gjeta me një surprizë të keqe, pasi puna që mu ofrua nuk ishte legale, normale. Më mori vajza një taksi nga aeroporti. Më çoi në një dhomë, ku ishin dhe vajza të tjera dhe më tha se duhet të punoj si prostitutë. Më shpjegoi se duhet dhe unë të dedikohesha te kjo punë. Unë isha në kushte të pafavorshme ekonomike dhe mu desh të pranoja këtë punë që më dhanë“, u shpreh eskorta.
Në momentin që ka ardhur në Shqipëri, vajza kolumbiane e ka gjetur veten në një kurth të pakthyeshëm sipas saj. Kur e pyesim nëse kishte dijeni për punën e vërtetë që do bënte, ajo tregohet e prerë…
“Jo, më sollën këtu me gënjeshtra. Ajo ishte nga Kolumbia dhe folëm. Më shkruajti, pasi ishte Kolumbiane. Më shkruajti dhe më tha se nëse doja të punoja jashtë vendit. Ajo kishte vënë re që isha me ekonomi të dobët dhe që e vogël kam jetuar vetëm. Gjithmonë kam dashur të studioj e punoj”, u shpreh eskorta.
Në fakt, një ndër arsyet kryesore që i shtyn këto vajza që të gjenden në situata të tilla janë dhe kushtet e vështira ekonomike. Vajzat që rekrutohen vijnë kryesisht nga shtete me nivel të ulët jetese.
“Eskortat që vijnë nga jashtë, nga vende si Kolumbia, Filipinet, vende që nuk kanë shumë ekonomi. Vajza që vijnë nga vende që janë shumë të varfra. Vijnë dhe operojnë dhe në shtetin shqiptar, madje dhe nëse shfrytëzohen. Kjo ka dalë si modë dhe janë joshur”, u shpreh avokati, Esmerald Xhafa.
Kjo vajzë 20-vjeçare kolumbiane, në momentin që ka ardhur në Shqipëri e ka gjetur veten krejtësisht të pambrojtur. E gjendur në një vend të huaj, pa asnjë mbrojtje dhe pa ushqim. Pra, pa mundësi zgjedhje…
“Në momentin që erdha në Shqipëri. Ata filluan të më sillnin klientë, persona që paguanin për shërbime seksuale”, u shpreh eskorta nga Kolumbia.
Ajo, thotë se ishte ndjerë e detyruar të pranojë një numër të madh klientësh. Shpesh, kërkesat e klientëve ishin sfilitëse. Ata, tregoheshin të dhunshëm…
“Rreth 3 javë sa më arrestuan. Nuk di të them fiks, por mund të them përafërsisht, 80-100, ndoshta diçka më shumë. Kishte ditë më shumë se 5, prandaj nuk di të them me saktësi një numër. Unë ofroja ato shërbime që më detyronin të ofroja ata njerëz që më paguanin. Nga ana e klientëve që ishin agresivë dhe që ishin të pirë me substanca narkotike’ u shpreh vajza nga Kolumbia
Vajza tregon se në atë punë, është trajtuar se send pa vlerë nga mjaft klientë. Ky aktivitet, kryhet nën hundën e njerëzve të ligjit që shpesh, janë bërë klientët e radhës për vajzën kolumbiane…”
“Mund të them nga kuptimi im, pasi asnjëri nuk fliste për gjërat vetjake, Kishte njerëz shumë elegante, që mund të ishin administratë publike. Dy prej tyre më kanë thënë që janë policë dhe u pëlqente të rrinin me vajza. Dy policët kanë paguar shërbimin dhe janë sjellë si persona normalë. Në momentin pas arrestimit, ata thanë version tjetër”, u shpreh vajza nga Kolumbia./tch
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku vëllai ka qëllu...
E bija e dëshmorit të UÇK, Tahir Sinani, Rugova Sinani ka reaguar ashpër pas publikimit nga Taulant Balla të një dokumenti t&eum...
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Zyra e antiterrorit pranë Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë ndaj Dritan Goxhajt, i cili ...
Tirana është përfshirë ditën e sotme nga moti i keq. Por kjo nuk i ka ndalur aspak protestuesit që të vazhdojnë marshimi...
Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit vijuan revoltën e tyre përpara Kryeministrisë. Me çadra, në rrebeshet e shiut,...
Një qytetar nga Saranda denoncon në redaksinë e “PiranjaveNews”, rrezikut me të cilin përballet çdo ditë në...
Protestuesit kanë përsëritur sërish kërkesat e tyre në protestën e 25 kundër qeverisë. E para në list&eu...
“Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar”, janë këto thirrjet që jehojnë përpara Kryeministrisë...
Pas nisjes së protestave masive në Tiranë dhe në diasporë për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, e...