Sot protesta e 24, qytetarët: Largimi i Ramës është i panegociueshëm!
Si çdo ditë në orën 19:00 mijëra qytetarë mblidhen sheshin “Skënderbej” më më pas marshojnë dr...
Si çdo ditë në orën 19:00 mijëra qytetarë mblidhen sheshin “Skënderbej” më më pas marshojnë dr...
Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ka nisur një fushatë të gjerë reformash që synon ta nxjerrë shtetin nga robëri...
Edi Rama ka sulmuar sot sërish protestuesit, të cilët prej më shumë se dy javësh kanë mbushur sheshin duke kërkuar dor...
Qeveria gjermane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryemin...
Këtë të martë, tregu valutor në vend paraqitet i qëndrueshëm, ndërsa euro vijon të këmbehet nën pragun ...
Çdo mbrëmje, ora 19:00, i gjen protestuesit në të njëjtin shesh, me të njëjtat simbolika dhe të njëjtat kë...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët d...
Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një pagë të barabartë me pagën mesatare neto mujore zyrtare prej ...
Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë e duhur do t&e...
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të shtunën në...
Dyshimet për Ron Yeffet që është një personazh i dyshuar për mashtrim dhe zhvatje, tek të cilat do të ndalemi gjerësisht më pas, duket se nuk janë rrufe në qiell të hapur. Figura e tij e kompromentuar është përmendur edhe në skandale ndërkombëtare. Emisioni Plug investigoi për këtë emër dhe rezultoi se ai që nga viti 2018 mban detyrën e Konsullit Honorifik të Senegalit në Izarael dhe njihet si mik i Presidentit të Senegalit Macky Sall. Ai shërbeu në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (Israeli Defense Forces) si Major Sergeant në njësi artilerie dhe shpërthimi për rreth 37 muaj para se të fillonte karrierën e tij në sektorin privat si sipërmarrës dhe investitor.
Ai ka qëndruar në pozicione konsullore në kuadër të The Consular Corps of Israel, një organizatë që përmbledh konsuj nderi të shteteve të huaja akredituar në Izrael. Yeffet figuron gjithashtu si biznesmen me interes në tregti dhe investime, me përfshirje në kompani dhe projekte të ndryshme, ndër to nëpërfshirë në Shqipëri dhe Senegal.
Ndërsa në Shqipërinë e propagandës, institucioneve të kapura dhe mediave me gojë të mbyllur, Ron Yeffet shfaqet si mik i kryeministrit, biznesmen i suksesshëm që merr edhe fonde publike, në Senegalin e kontinetit afrikan, duket se skandalet e këtij personazhi janë më të evidentueshme. Janë të paktën 2 skandale të zbuluara në Senegal ku i përfshirë është edhe emri i Ron Yeffet. E para lidhet me përftimin e një kontrate për ndërtimin e një pronë të qeverisë së Senegalit në New York.
I gjithë opinioni publik, tashmë e di se e njëjta skemë ishte programuar të ndodhte edhe me pronën e Ambasadës Shqiptare në SHBA, skandal ky i denoncuar nga ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj. Dhe skandali i dytë lidhet me një tokë 10.000 m2 në një zonë bregdetare në Senegal për ndërtim resorti. Kjo kontratë u prish nga qeveria e re në Senegal me largimin e Macky Sall nga pushteti.
Por Plug investigoi edhe më tej, Macky Sall në zgjedhjet e vitit 2019 mori mbështetjen dhe të një tjetër politikani shumë të rëndësishëm Senegalez, Cheikh Gadio.
Këtu investigimi bëhet edhe më interesant pasi ky emër lidhet me një tjetër rast korruptiv që mbërtheu mediat ndërkombëtare dhe ato shqiptare. Cheikh Gadio u arrestua në nëntor të vitit 2017 sëbashku me shtetasin Kinez CHI PING PATRICK HO pasi u akuzuan për korrupsion për përfitime të shoqërisë kineze CEFC. Patrick HO është ish-kreu i CEFC Kinë, Energy Company Limited (“CEFC China”).
Sipas akt akuzës për këtë aferë u akuzua dhe Charles Mcgonigal. Në atë kohë, New York Post, lidhur me aferën McGonigal dhe Patrick HO, ku përmenden gjerësisht edhe Dorian Duçka me Edi Ramën, sqaronte se skemë e njëjtë si me Senegalin apo Shqipërinë ishte zbatuar edhe në vendet e tjera afrikane si Ccadi apo Uganda.
Patrick HO u dënua me tre vjet burg për rolin e tij në një skemë shumëvjeçare, shumëmilionëshe, për korruptim të zyrtarëve të lartë të Çadit dhe Ugandës, në këmbim të avantazheve të biznesit për CEFC Kinë.
Emisioni Plug nuk disponon të dhëna konkrete, nëse Ron Yeffet është sot mik me Kryeministrin Edi Rama falë Charles Mcgonigal, por miku i korruptuar i FBI-së ka po të njëjtët bashkëpunëtorë me izraelitin Ron Yeffet, e të dy sëbashku rezultojnë miq të kryeministrit shqiptar. Madje lidhjet e këtij qarku forcohen edhe më shumë nga periudha kur zhvillohen këto skema. Fill në periudhën kur drejtësia amerikan konfirmon se Edi Rama takohej fshehurazi me Charles Mcgonigal, në Tiranë shfaqet edhe Ron Yeffet.
Janë shumë elementë që tregojnë se të gjitha këto zhvillime, miqësi e biznes të kurriz të taksapaguesve shqiptarë veç rastësi s’mund të jenë. Por për t’i konfirmuar ato, SPAK është i vetmi institucion, që mund të krijojë aksesin tek informacionet e autoriteteve amerikane, apo gjurmëve shqiptare, të provave të korrupsionit.
Por jo vetëm kaq, pak ditë më parë në Redaksinë e emisionit PLUG erdhi një denoncim ku na kërkonim të investigonim një Charter Privat Luksoz, me numër N418RY, i cili ka kryer fluturime të shpeshta në Tiranë, por të konsideruara sekret. Sipas të dhënave, fluturimet e këtij charteri janë private por pronësia e tij lidhet me një kompani në amerikë. Sipas të dhënave të FAA (Departamenti i Transportit në USA) ky avion lidhet me kompaninë RY AVIATION INC.
Kjo kompani është në pronësi të Ron YEFFET. Duke parë që tashmë miku izraelit i Edi Ramës po përfiton jo veç miliona euro, por edhe prona e pasuri publike në një prej sektorëve kyç të sigurisë kombëtare siç është ushtria, edhe dyshimi më i vogël është një indicie për t'u hetuar. E aq më shumë, kur emri i këtij personazhi është përfshirë edhe në skandale të vendeve afrikane.
E pakta që SPAK mund të bëjë është zbulimi i të dhënave se sa here ky avion luksoz privat, ka udhëtuar drejt Shqipërisë, kush kanë qënë pasagjerët e çfarë ka transportuar./PLUG
Kur ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj do të denonconte për herë të parë shtetasin izraelit Ron Yeffet, jo vetëm si mik të kr...
Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vite burg për Elona Kaleshën, 42 vjeçe me origjinë shqiptare, e akuzua...
Një aksident është shënuan mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Balldre-Torovice. Drejtuesi i një motori ka ...
Kuadër pas kuadri, po zhvillohen ngjarjet e natës fatale në dhomën e hotelit në Argostoli, ku 19-vjeçarja Myrto humbi jetën...
Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka dalë haptazi kundër ish-ministrit Pirro Vengu, për një tender të majmë, për baz&e...
Fermerë në zonën e Divjakës kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të kanalit kryesor vaditës, i ci...
Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Balldren-Torovicë, ku një çiklomotor ka dalë nga rruga dhe ësh...
Më shumë kokainë u sekuestrua në Tirolin Jugor. Gjatë një kontrolli në qytetin e Lanës, Guardia di Finanza (Policia Fina...
Në kuadër të kontrolleve të territorit, Policia italiane në Spoleto arrestoi një të ri 21-vjeçar shqiptar, i cili u ka...
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentet rrëqethëse kur një bandë vjedhësish - disa prej të cilëve ...