Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar në Itali ka goditur një rrjet të organizuar shqiptar të trafikut të kokainës që vepronte në zonën e L’Aquila-s. Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim 40 persona, ndërsa 16 prej tyre janë arrestuar me urdhër gjykate. Nëntë të tjerë janë vendosur nën masa më të lehta sigurie.
Operacioni, i koduar “Consegna della Coca” (“Dorëzimi i Kokës”), u zhvillua nga karabinierët italianë me koordinimin e Prokurorisë Antimafia të L’Aquila-s. Në aksion morën pjesë njësi speciale, ekipe me qen antidrogë dhe helikopterë të Karabinierëve.
Sipas hetimeve, organizata përdorte një skemë moderne shpërndarjeje të drogës, ku porositë bëheshin përmes mesazheve të koduara dhe dërgesat realizoheshin direkt në banesa, me sistemin “delivery”.
Hetuesit zbuluan se pjesa më e madhe e shpërndarësve ishin të rinj shqiptarë, shumë prej tyre adoleshentë, të rekrutuar në Shqipëri dhe të dërguar në Itali me viza turistike. Ata qëndronin për periudha të shkurtra, përdornin makina me qira, telefona të ndryshëm dhe karta SIM të ndërruara vazhdimisht për të shmangur identifikimin.
Karabinierët dyshuan për ekzistencën e një rrjeti të strukturuar pasi gjatë kontrolleve hasnin vazhdimisht të njëjtin model: të rinj pa precedentë penalë, me sasi të vogla droge dhe pa kontakte të gjurmueshme. Sipas Prokurorisë, pas këtyre rasteve fshihej një organizim i mirëfilltë kriminal me bazë operative edhe në Shqipëri.
Hetimi nisi në janar 2025 dhe çoi në zbulimin e tre grupeve kriminale të lidhura mes tyre, të cilat menaxhonin trafikun e kokainës në L’Aquila dhe zonat përreth, me shtrirje edhe në Toskanë e Veneto.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth një kilogram kokainë dhe janë dokumentuar mbi 3,200 doza të shitura, me fitime që llogariten rreth 125 mijë euro. Mbi 100 përdorues droge janë identifikuar dhe raportuar tek autoritetet përkatëse italiane.
Prokurorja Roberta D’Avolio deklaroi se operacioni përbën një goditje të rëndësishme ndaj grupeve kriminale që kishin vepruar prej kohësh në këtë zonë, megjithëse, sipas saj, “lufta kundër drogës mbetet ende e hapur”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 Maj16:01
Teliti: Qeveria po falimenton biznesin vendas për të favorizuar importin
Këshilltari ekonomik i PD-së, Dorian Teliti ka reaguar ashpër në lidhje me goditjen e padrejtë që i bëhet biznesit në ...
AKTUALITET
27 Maj15:52
Aksident në afërsi të Fierit! Përplasen dy makinat, mbeten të plagosur 4 persona
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, n&e...
AKTUALITET
27 Maj14:47
Grabitja e Rinasit/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të GjL-së
Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen që lidhet me grabitjen e b...
AKTUALITET
27 Maj14:22
Heqja e kontrolleve në kufi me Kosovën, fluks automjetesh për Kurban Bajram
Mijëra shqiptarë të Kosovës kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar...
AKTUALITET
27 Maj14:13
Hita viziton efektivin e plagosur: Sakrifica e punonjësve do të vlerësohet maksimalisht
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, vizitoi sot në Spitalin e Traumës një nga punonjësit e po...
AKTUALITET
27 Maj14:06
“Janë divorcuar”/ Falsifikuan vendimin e Apelit Tiranë dhe asaj greke, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja
Një avokate dhe një përkthyese, u dërguan në gjyq nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë t&e...
AKTUALITET
27 Maj13:49
Ndryshime në Bordin e Transparencës/ Bie çmimi i naftës, ja tarifat e reja
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës.
Sipas njoftimit të fundit, çmimi është ulur me 5 lek&e...
AKTUALITET
27 Maj12:39
Temperaturat e larta rikthejnë zvarranikët në rrugët e Tiranës
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë sjellë edhe shfaqjen e gjarpërinjve pranë ambienteve të banuara.
Nj&eum...
AKTUALITET
27 Maj12:12
Falja e Kurban Bajramit rikthehet pas 59 vitesh në Kabash të Pukës
Pas 59 vitesh, që prej vitit 1967 kur u shkatërruan xhamitë në zonë, është rikthyer falja e Kurban Bajramit në fshatin...
AKTUALITET
27 Maj11:02
Gjykata e Sarandës jep “arrest me burg” për francezin, akuzohet për mashtrim me mesazhe false të “Postës Shqiptare”
Me kërkesë të Prokurorisë së Sarandës, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtet...