AKTUALITET

"Ëngjëll Cani fitonte bukën e gojës, kujdesej për djalin tjetër me autizëm!"/Lala tregon momentitn kur babai i Martin mori vesh lajmin: Vajti me uniformën e punës në spital

E.D Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 21:33

"Ëngjëll Cani fitonte bukën e gojës, kujdesej për

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar njohjen me babain e 14 vjeçarit të ndjerë, Martin Cani, i cili mbeti i vrarë në derën e shkollës. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se babai i Martinit, punonte pranë SPAK në një lokal dhe se gazetarët që rrinë shpesh në atë zonë, e njihnin si një punëtor të përkushtuar.

Gjithashtu gazetarja tregoi për tronditjen e tij kur mori vesh lajmin se i biri ndodhej në spital. Po ashtu gazetarja Lala ka folur edhe për akuzën që rëndon mbi autorin e vrasjes dhe për problematikat e të rinjve sot. Lala shprehet se kjo është një ngjarje që të bë të reflektosh dhe të shohësh si po edukohet ky brez.

"Babain e Martinit e kam njohur nga afër, sepse punon në një nga lokalet përballë prokurorisë së Posaçme. Atë natë në mbrëmje e kam marrë vesh, më telefonoi një mikeshë e traumatizuar, se si Engjëlli nuk po dilte dot nga dera e lokalit sepse ishte tronditur shumë dhe vajti me uniformën e punës në spital. Engjëlli është shembull për të gjithë, fiton bukën e gojës me punën e tij, dilte te lokali, kur rrinim me orë të tëra, na thoshte kemi ëmbëlsira hajdeni. Ëngjëlli ka dy djem, Martini tani nuk jeton më, djali tjetër vuan nga spektri i autizmit. E kam diskutuar me të, më ka treguar se si kujdesej për djalin tejtër. 

Nesër autori i dyshuar do të përballet me gjykatën. Policia e Tiranës e referoi fillimisht si vrasje me dashje, por prokurorja Alma Felaj e ka rënduar ditën e sotme, duke e akuzuar atë për vrasje në rrethana cilësuese, sepse ka dalë në konkluzionin, që viktima i mitur, prokuroria ka ngritur akuzën më të rëndë. Për shkak të moshës së mitur, ligji ka një kufi, rrugës do të përfitojë. Duhet të shohim hetimet pastaj si do të shkojë. Është një ngjarje që na na bën të reflektojmë, të shohim si po edukohet ky brez. Mekanizmat mbrojtëse.

Unë jam nënë e dy vajzave. Vajza ime e madhe po shkon 13 vjeç, jam në situatë të vështirë, se si të qasem me fëmijën. Së pari fillon me familjen dhe kemi të vështirë se si komunikojmë. Pastaj shkon te mësuesit, psikologët që nuk janë prezentë në shkolla, oficeri i policisë që është i pamjaftueshëm, policia që nuk i menaxhon rastet si duhet, ministria, shëndetësia. Në rastin e Martinit, nuk e çuan në spital me ambualncë por nga një kalimtare, sepse ambulanca po vonohej.

Pastaj drejtësia, burgjet, që nuk rehabilitojnë, por rikthehen në krim. Teknologjia, bullizmi. U përpoqa t’i mbaj fëmijët larg televizionit, por e mësuan në shkollë. Kam marrë pafund pyetje nga vajza e madhe. A ka kontroll në shkollë? A duhet më shume prezencë policie? A duhet të ketë psikologu një panoramë të atyre që janë kontigjentë? A mund të ketë fëmijë që kryejnë krime, duke qenë të bullizuar në shkollë? Sot një fëmijë nuk mund ti veshësh të njëjtën bluzë, sepse bullizohet, je i varfër, je fakir që nuk vishesh si duhet. Fillon që në Parlament, gjuha e parlamentarëve, shantazh, dhunë, që këtu fillon", tha ajo. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan