Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kreditë me probleme ranë më tej në muajin shkurt. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme zbriti në 4.06%, nga 4.12% që kishte qenë në janar dhe 4.69% që kishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rënia e muajit shkurt e ka çuar raportin e kredive me probleme në nivelin më të ulët që prej shtatorit të vitit 2008. Ulja e raportit të kredive me probleme po ndikohet veçanërisht nga rritja e shpejtë e kreditimit të ekonomisë.
Shifrat e Bankës së Shqipërisë treguan se në fund të muajit shkurt, portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 847.5 miliardë lekë, në rritje vjetore me 13%.
Zmadhimi i portofolit të kredisë, si emërues, ndikon në uljen e raportit të kredive me probleme, për sa kohë që vlera e kredisë në vonesë (numëruesi) nuk rritet me të njëjtin ritëm.
Në fakt, edhe kreditë me probleme të shprehura në vlerë kanë pësuar një rënie të vogël në 12 muajt e fundit. Aktualisht, portofoli i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 34.4 miliardë lekë, nga rreth 35.2 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë.
Ekonomia shqiptare vazhdon të karakterizohet nga ritme relativisht të larta të rritjes, e mbështetur sidomos nga ecuria e mirë e sektorëve të lidhur me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme. Të dhënat paraprake të INSTAT treguan se ekonomia shqiptare u rrit me afërsisht 4% vitin e kaluar, shkallë rritje e përafërt me vitin 2023.
Ecuria e mirë e ekonomisë ka ndikuar pozitivisht aftësinë paguese të sektorit privat dhe po sjell një përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së aseteve të sektorit bankar.
Një ndikim të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme vlerësohet se ka dhënë edhe forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht në atë segment të kredisë në Euro ku huamarrësit i kanë të ardhurat e tyre në Lekë.
Efekt pozitiv në aftësinë paguese të huamarrësve ka dhënë edhe ulja e shpejtë e normave të interesit, që nisi qysh në mesin e vitit të kaluar, si për Lekun, ashtu edhe për Euron.
Nivelet e ulëta të raportit të kredive me probleme kanë ndikuar gjithashtu pozitivisht edhe rezultatin financiar të sektorit bankar. Fitimi neto i sektorit për vitin e kaluar arriti në 37.4 miliardë lekë, në rritje vjetore me 15%./ MONITOR
protesta TIRANË- Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës po protestojnë ditën e sotme para ambienteve të Prokuroris&e...
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT t...
SHKODËR- Një çift irlandez kanë gjetur një shumë prej 41.400 euro në afërsi të një supermarketi ...
TIRANË- Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit t&eum...
TIRANË- 33-vjeçari Avelino Alikollari ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej orëve të para të mëngjesit t&eum...
TIRANË- Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente q...
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 21 muaj burg dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshticën, njëri...
Foto ilustruese GREQI - Dy raste të trafikut të drogës janë evidentuar nga autoritetet greke në kontejnerë me banane&nbs...
Foto ilustruese TIRANË - Një 19-vjeçar shqiptar është riatdhesuar nga Sierra Leone në Shqipëri këtë të ...
Foto ilustruese TIRANË - Ulen deri në 25% çmimet e pullave fiskale për mallrat e akcizës. Në Fletoren Zyrtare ësht&eum...