AKTUALITET

Një 'dhuratë e helmuar' për ushtrinë, Meçollari: Prapaskena e ‘ndihmës’ me tre anije nga italia

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2025, 09:19

Një 'dhuratë e helmuar' për ushtrinë,

Marrëveshja e fundit me Italinë për dhurimin e tre anijeve patrulluese për Forcën Detare Shqiptare po ngre pikëpyetje serioze mbi kostot dhe qëllimet e saj të fshehura. Eksperti i sigurisë dhe ish-shefi i Shtabit të Lartë të Forcave të Armatosura, Artur Meçollari, gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, ka ngritur alarmin se kjo lëvizje, në dukje bujare, mund të jetë një “marifet” që fsheh një barrë të madhe financiare për Shqipërinë.

Sipas Meçollarit, “djalli fshihet në detaje”. Ai thekson se Shqipëria prej rreth 20 vitesh ka ndjekur një politikë të qartë për të mos pranuar anije të vjetra, duke u fokusuar në modernizimin e flotës me mjete të reja, si motovedetat “Archangel” apo anijet e prodhuara në Pashaliman. Dhurimi i këtyre anijeve italiane e thyen këtë prirje modernizuese, duke rikthyer në vëmendje praktika të së shkuarës.

Në bisedë më moderatorin e emisionit Flavio Qarri ai tha se “problemi kryesor qëndron tek vjetërsia dhe jeta operacionale e anijeve”. “Ato janë 35-vjeçare dhe u ka mbetur vetëm 2-3 vite jetëgjatësi operacionale”. “Pas kësaj periudhe, anijet duhet të dalin jashtë përdorimit dhe të çohen për skrap”. “Këtu, sipas ekspertit, qëndron edhe thelbi i problemit”. “Procesi i çmontimit dhe kthimit në skrap të anijeve në Itali ka një kosto jashtëzakonisht të lartë për shkak të rregullave të rrepta mjedisore”.

Ky fakt sugjeron se “dhurata” mund të jetë në të vërtetë një mënyrë elegante që Italia të shmangë kostot e larta të demontimit, duke ia kaluar këtë barrë financiare palës shqiptare. Një situatë e ngjashme është vërejtur edhe në të kaluarën me anijet e tipit “Tigër”, ku kostoja e çmontimit të tyre rezultoi më e lartë se vlera e shitjes.

Për më tepër, Meçollari bën të ditur se për këto anije të vjetra tashmë janë shpenzuar rreth 1.6 milionë euro për riparime të pjesshme. Megjithatë, ai paralajmëron se problemi real dhe i fshehur qëndron tek “koncepti operacional” i tyre, duke lënë të kuptohet se vlera e tyre strategjike për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit është tejet e diskutueshme.

Flavio Qarri: Rikthehemi, në studio, miq të dashur. Sigurisht që do të flasim për pjesë dhe marrëveshjen, disa nga ato të arritura në Itali ditën e djeshme. Ka pasur një mal të madh, edhe me ca mashtrime, disa ishin thjesht shpresa dhe ëndrra propagandistike, disa të tjera duket se janë ca rreziqe të vogla gjeostrategjike. Për këtë kam një panel interesant që e njohin të paktën fushën dhe nuk është në variantin me të dëgjuar dhe me analiza të supozuara. Fatmir Mediun do e kemi në një lidhje video, kreun e Partisë Republikane, ish-ministrin e Mbrojtjes. Zoti Mediu, mirëmëngjes, mirë se erdhët.

Fatmir Mediu: Mirëmëngjes, mirë se ju gjeta.

Flavio Qarri: Besoj do e kem edhe konsensusin tuaj për ta filluar nga studio me ish-shefin e Shtabit të Lartë të Forcave të Armatosura, ekspertin e sigurisë Artur Meçollari. Mirëmëngjes zoti Meçollari, mirë se erdhët.

Artur Meçollari: Mirëmëngjes, faleminderit për ftesën.

Flavio Qarri: Ju keni qenë ndoshta zëri i vetëm që reaguat edhe me këtë që mund të duket si një lëvizje aksi gati-gati, por mbi të gjitha edhe me ca nga këto, le të themi, shpresa pak më të ekzagjeruara siç duhet propagandistike. Sidomos, një pjesë do e diskutojmë me Mediun për faktin se ne kemi një marrëveshje partneriteti strategjik me Italinë që në 2010-ën, besoj që në shkurt të 2010-ës, zoti Mediu, nëse është e saktë apo jo?

Fatmir Mediu: Po, besoj që po.

Flavio Qarri: Ndërkohë, duket se kjo historia e këtyre tre anijeve, nuk e di pse, gjithmonë ne përfundojmë në... më ngjan pak si zanafillë skandali domethënë kjo historia e anijeve. E njëjtë ishte historia e anijeve Tigër, e njëjtë historia e helikopterëve, tre helikopterëve që morëm nga Franca. Në vlerësimin tuaj, pse ka diçka që nuk shkon me këtë marrëveshjen e Kajos me Fincantieri?

Artur Meçollari: Marrëveshja është e forcës detare për tre anijet. Pra “Kajo” ka marrëveshje për kantierin detar, kurse forca detare ka marrëveshjen për tre anijet. Janë autoriteti prokurues. Por problemi është që aty ka një, ka një marifet. Dhe kush është marifeti? E para njëherë që duhet të pranojmë që Shqipëria e cila ka gati 20 vjet që nuk merr anije të vjetra, kemi marrë mbas vitit '97 si nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Italia, por mbas në 20 vitet e fundit, duke filluar me anijet me motovedetat Archangel që falën amerikanët dhe pastaj me prodhimin e anijeve të reja në Pashaliman, ne nuk kemi marrë anije të vjetra. Por mbas 20...

Flavio Qarri: Këto anije po i blejmë të përdorura?

Artur Meçollari: Nuk po i blejmë, janë dhuratë.

Flavio Qarri: Janë dhuratë po.

Artur Meçollari: Janë dhuratë. Por pyetja shtrohet, pse? Sepse në fakt, djalli fshihet në detaje. Shiko, përveç faljes së tre anijeve të cilat kanë 35 vjet që operojnë, janë të vjetra, ëh, domethënë mund të kenë dhe dy-tre vjet kohë për të operuar jetë dhe pastaj duhet t'i presësh për skrap. E para nga pikëpamja ekonomike, t'i presësh për skrap në Itali është një kosto shumë e madhe për shkak se...

Flavio Qarri: Njësoj si këto të, si tigrat.

Artur Meçollari: Që bënë më shtrenjtë t'i çmontosh sesa t'i shesësh. Saktë. Në Itali për shkak të kërkesave mjedisore është shumë e shtrenjtë demontimi. Atëherë, ...

Artur Meçollari: ...kanë harxhuar 1.6 milionë euro, kanë harxhuar për riparimin disi të tyre. Por fshehja në fakt e vërteta qëndron tek koncepti operacional.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë