AKTUALITET

Një skemë mafioze/ Si u zbyth qeveria nga referencat e bregdetit për të favorizuar ndërtuesit e resorteve

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Mars 2026, 13:05

Një skemë mafioze/ Si u zbyth qeveria nga referencat e bregdetit

Qeveria e bllokoi për gati dy vjet rivlerësimin e pronave të qytetarëve me sebepin se duhej të miratoheshin çmimet e reja të referencës për rrethet e Shqipërisë, veçanërisht zonat bregdetare.

"Pati një nismë për të bërë rivlerësim të pronave, me një normë të reduktuar. Ministria e Financave gjykon që përpara se të vijojë me këtë proces, do duhej që të ripërcaktoheshim çmimet e referencës së pronave për të gjithë territorin shqiptar, përveç Tiranës e cila e ka të azhornuar," deklaroi ministri i Financave Petrit Malaj në shkurt të vitit 2025.

Por kur më në fund ligji i rivlerësimit u votua nga Kuvendi dhe hyri në fuqi muajin e kaluar, sebepi që mbajti peng dy vjet rishitjen e pronave u zhbë pa zhurmë.

Qeveria nuk miratoi çmime të reja reference për bregdetin dhe zonat e tjera të Shqipërisë, jashtë Tiranës, por la në fuqi referencat e vjetra, që ishin bërë në vitin 2018. Përballë këtyre akrobacive, ministria e Financave gjeti një zgjidhje alla shqiptare.

"Për pasuritë jashtë Tiranës rivlerësimi nuk mund të kryhet me çmime reference, por vetëm përmes një vlerësues privat," njoftoi Malaj dy javë më parë, menjëherë pas hyrjes në fuqi të rivlerësimit.

Bllokimi i tregut sekondar të ndërtimit për dy vjet me sebepin e miratimit të referencave të reja dhe më pas lënia në fuqi e referencave të vjetra nuk janë akrobaci të rastësishme. Dyshimi është se e gjitha kjo është një skemë e madhe mafioze, e cila ka dy pasoja të drejtëpërdrejta. Së pari gostiti me qindra milionë euro oligarkinë e ndërtimit dhe së dyti ka lënë në këmbë një shteg gjigand evazioni dhe pastrimi parash.

Shteg evazioni dhe pastrimi parash

Çmimet e referencës shërbejnë për tre qëllime ligjore.
1-Përcaktojnë taksën e pronës që paguajnë qytetarët, e cila është 0.05 për qind e vlerës referencë të pronës.
2-Përcaktojnë taksën e ndikimit në infrastrukturë, që paguajnë ndërtuesit, e cila varion nga 4-8 për qind e referencës dysheme.
3-Përcaktojnë tatim fitimin që paguajnë ndërtuesit, i cili llogaritet si shitje minus kosto.

Petrit Malaj gënjeu pulikisht kur në vjeshtën e 2024-ës bllokoi ligjin e rivlerësimit me sebepin se duheshin miratuar çmimet e reja të referencës për bregdetin dhe rrethet jashtë Tiranës. Në fakt, çmimet e reja janë hartuar që në qershor të vitit 2024. Kapitali po publikon dokumentin.

Një skemë mafioze/ Si u zbyth qeveria nga referencat e bregdetit

Tabela më sipër tregon çmimet e rreferencës për Durrësit, të cilat ishin përgatit që në 2024-ën. Për zonën e Gjirit të Lalzit referenca rritej nga 47.2 mijë lekë për metër katrorë që është niveli ekzistues në 200 mijë lekë ose gati 2100 euro për metër katrorë.

Në bregdetin e Jugut, Dhërmi, Himarë, Palasë, Sarandë, rritjet po ashtu ishin tre deri në katër herë, e ndoshta edhe më shumë. Por miratimi i referencave të reja u bllokua në mënyrë të çuditshme.

Cilat janë pasojat e mosmiratimit të çmimeve të reja të referencës?
Supozoni një ndërtues, i cili ndërton një resort në bregdetin e Lalzit apo të Jugut. Taksa që ai paguan për ndikimin në infrastrukturë, llogaritet mbi vlerën 500 euro për metër katrorë dhe jo 2100 euro sa ishin përcaktuar referencat e reja. Në një resort të madh me qindra vila dhe apartamente, vetëm ndikimi i taksës në infrastrkturë është miliona euro, para që duhet të paguheshin në arkën e shtetit, por përfundojnë në llogarinë e ndërtuesit.

Së dyti, tatimi mbi fitimin. Për shkak të rritjes së kostove në ndërtim, shumica e shitjeve deklarohen mbi referencat ekzistuese, por sërish shumë më pak se sa niveli real i tyre. Supozoni të njëjtin ndërtues, i cili e ka koston e ndërtimit fjala vjen 1 mijë euro për metër katrorë. Ai deklaron kontratat e shitjes me vlerën 1100 euro për metër katror duke i thënë shtetit se unë po shes dy herë mbi çmimin e referencës. Ndërkohë që baza e tatueshme për fitimin është 100 euro për metër katror, pra diferenca mes çmimit të shitjes dhe kostos.

Por nëse qeveria do të kishte miratuar çmimet e reja të referencës, në Gjirin e Lalzit apo në Dhërmi, ndërtuesi ishte i detyruar të deklaronte çmim shitje minimalisht 2100 euro për metër katror. Baza e taksueshme nuk do të ishte meë 100 euro për metër, por 1100 euro për metër katrorë.

Pra me refencën e vjetër që u la në fuqi, ndërtuesi i resortit paguan tatim fitimi 15 euro për metër katror që shet. Po të ishte referenca e re do të paguante tatim fitimi 165 euro për metër katrorë të shitur. Kjo është arsyeja se pse u lanë në fuqi referencat e vjetra. Por jo e vetmja.

Tani supozoni një trafikant apo zyrtar të korruptuar, i cili ble vilë në bregdetin elitar të vendit. Në letra ai e ble me 1100 euro metrin katrorë, por në të vërtetë çmimi real i blerjes është shumë më i madh. Ky është mekanizimi i pastrimit të parave.

Nëse do të ishin në fuqi referencat e reja, zyrtari apo trafikanti do të ishin të detyruar të kanlonin me bankë 210 mijë euro për një apartament 100 metër dhe jo 100 mijë euro sa kalojnë sot dhe pjesën tjetër e japin kesh.

Vendimarrja, gjithmonë në një drejtim

Bllokimi i rivlerësimit me sebepin e referencave hoqi nga tregu për plot dy vjet banesat e qytetarëve, të cilët prisnin hyrjen në fuqi të ligjit për të shitur apartamentet ose banesat e tyre. Kjo la në treg vetëm banesat e reja të ndërtuesve të cilat në transaksionin e parë, nga ndërtuesi tek blerësi, nuk taksohen nga fitimi kapital.

Kjo lëvizje krijoi dy efekte. Së pari favorizoi shitjen e apartamenteve të ndërtuesve dhe së dyti mundësoi mbajtjen e çmimeve artificialisht të larta për shkak të nxjerrjes nga tregu të pronave të qytetarëve.

Pra dy veprime të qeverisë, të cilat e çuan ujin vetëm në një mulli, atë të ndërtuesve. Ky është një operacion i sofistikuar, i cili lëvizi qindra milionë euro dhe i detyroi ata që e vunë në jetë të bëheshin edhe tutkunë publik.

"Jemi në diskutim sa i përket çmimeve të reja të referencës për zonat jashtë Tiranës, pasi nga kontrollet e fundit të autoriteteve tatimore në zyrat imobiliare në Tiranë dhe më gjerë janë evidentuar diferenca mes çmimeve të regjistruara pranë ASHK-së dhe atyre që rezultojnë në sistemet e këtyre zyrave,” deklaroi Petrit Malaj dy javë më parë.

Pra me pak fjalë, ministri i Financave po thotë që çmimet reale të shitjes së pronave në bregdet janë më të mëdha se sa referencat e reja që ishin përgatitur. Për këtë qëllim, qeveria la në fuqi refencat e vjetra, të cilat janë katër herë më të ulëta se ato të rejat.

Pra, meqë referenca 2 mijë euro për metër katrorë është më e ulët se çmimi real, po lëmë në fuqi fuqi referencën e vjetër 500 euro për metër. Këto janë llogaritë e qeverisë dhe ministrit të Financave. /Kapitali/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?