Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
TIRANË- Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tregun financiar pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, mbështetur në informacionin e Regjistrit të Kredive, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 71.39%, nga 74.78% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 78.38%, që kishte qenë për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Edhe për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar ra në 19.7%, nga 20.54% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2023 dhe 21.17% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Ndërsa, për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë norma efektive mesatare shënoi u rrit lehtë në 14.04%, nga 13.93% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2023, por është sidoqoftë në nivele më të ulëta krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, kur raportohej në 14.21%.
Edhe për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ra në 28.07%, nga 30.45% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Për kreditë me shumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit u rrit në 12.15%, nga 11.68% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm.
Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive që administrohet nga banka qendrore.
Norma mesatare efektive e interesit përfshin normën nominale të interesit të kredisë, por edhe të gjitha kostot e tjera që i ngarkohen klientit, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.
Llogaritja e normës mesatare efektive të interesit shërben si bazë për të llogaritur më tej normën maksimale efektive të interesit për kreditë konsumatore (NEI maksimal)
Rënia e normës efektive mesatare të interesit mund të shpjegohet me një tendencë rënëse të normave të interesit të lekut në tregun financiar, por edhe me një konkurrencë në rritje në tregun e kredisë konsumatore dhe sidomos për kreditë më të vogla.
Duke qenë se këtu marzhet janë relativisht të larta, institucionet e kredidhënies kanë pasur hapësira për të konkurruar me çmime. Aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se ka shërbyer si faktor që i ka zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive.
Që prej fillimit të vitit 2022, kur nisi aplikimi i normës tavan të interesit, ky tregues ka lëvizur vazhdimisht në rënie për kreditë e vogla me këste deri në 200 mijë lekë. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia konsumatore po vijon rritjen me ritme dyshifrore edhe në pjesën e parë të këtij viti.
Për pesëmujorin janar-maj 2024, sektori bankar dha rreth 18.9 miliard lekë kredi të reja konsumatore, duke përfshirë edhe overdraftet. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kredia e re konsumatore është rritur me 33%./ Monitor
Plazhi VLORË- Një video e publikuar nga faqja satirike "Disidentët" tregon më së miri realitetin e turizmit bregdetar në vend...
Protesta TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë një...
Protesta TIRANË- Pas një orë tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiran&eu...
foto ilustruese VLORË- Ndërron jetë turisti francez në ishullin e Sazanit. Bëhet me dije se 38-vjeçari nga Franca, vua...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e 5 vëllezëve Hoxha dhe 3 personave të tjerë. Konkretish jan...
foto ilustruese TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Nikollin Topallit për daljen nga regjimi "41bis". Vendimi u dha nga gjyqtari E...
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohet në pikën kufitare të Qafë Thanës 45-vjeçari nga Prrenjasi. Mësohet se 45-vje&...
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohen në flagrancë dy persona në Elbasan dhe Peqin. Mësohet se 49-vjeçari B.M ka dhunuar fizi...
Teliti TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në prot...
Malkaj TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Në këtë...