
Një nënë e re me tre fëmijë në Divjakë, po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike. 30 vjeçarja, Vjola Llapi është divorcuar dhe jeton me qira në një lagje të qytetit.
Ajo apelon për ndihmë ekonomike, pasi të ardhurat mujore që merr janë të pamjaftueshme për të përballuar blerjen e ushqimeve dhe qiranë.
“Herë punoj e herë jo, kam tre fëmijë të moshës 10, 8 dhe 6 vjeç. E zonja e shtëpisë ka rritur qiranë e ka çuar 15 mijë lekë dhe nuk kam mundësi ta paguaj, do të më nxjerri jashtë. Iki tek Bashkia Divjakë për të kërkuar punë dhe më sugjerojnë të punoj në tokat e Divjakës, por nuk ka punë çdo ditë.
Jam në hall të madh, tre fëmijët i kam pa bukë, po qajnë. Unë kam mbetur në mes të katër rrugëve, edhe një javë afat kam nga e zonja e shtëpisë.
Bashkia më jep asistencë sociale 15 mijë lekë dhe me ato nuk laj dot as qiranë, më duhet punë. Ju lutem bëni diçka për të më ndihmuar”, tha Vjola për Piranjat News.
30 vjeçarja tregoi se është e sëmurë, dhe nuk ka lekë të blejë ilaçet e nevojshme. Ajo i bënë thirrje çdo qytetari, biznesi apo institucioni ta ndihmojnë me punësim dhe të ardhura për të përballuar shpenzimet mujore./Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
23 Shkurt20:17
Berisha publikon denoncimin: Kompania mori zhavorr në lumë dhe shembi rrugën Dragoshtunë-Përrenjas
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilëson si një ‘krim të rëndë’ në aksin...
SOCIALE
23 Shkurt18:20
Shteti nuk është askund! Banorët e Spatharit vendosin vetë sinjalistika në rrugën alternative
Në mungesë të ndërhyrjes institucionale dhe përballë një fluksi të pazakontë automjetesh, banorët e fshatit Sp...
SOCIALE
22 Shkurt21:41
Urgjente/ Bledoni ka nevojë për operacione jashtë vendit, thirrja e familjarëve
Ferizaj, Kosovë – Familja e Bledon Jetishit kërkon ndihmën e qytetarëve për të mbuluar shpenzimet e operacioneve urgjente ...
SOCIALE
22 Shkurt14:07
Degradon një tjetër rrugë e Ballukut, u inaugurua vitet e fundit (VIDEO)
Një segment prej rreth 400 metrash në aksin rrugor Vlahinë–Poçëm me gjatësi totale 15 kilometra është dëmtu...
SOCIALE
22 Shkurt12:09
Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar Librazhd-Përrenjas, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi
Pas ditësh izolimi dhe tensioni për qarkullimin në një nga akset më problematike në vend, këtë të dielë ë...
SOCIALE
22 Shkurt11:00
Bllokimik i aksit Librazhd-Qafë Thanë/ Banorët ecin me kilometra në këmbë e në të ftohtë
Bllokimi i aksit Librazhd–Qafë Thanë ka krijuar kaos në qarkullim dhe ka izoluar dhjetëra fshatra përreth, duke vështirë...
SOCIALE
22 Shkurt09:48
Kuzhinierë filipinas e pensionistë italianë/ Si shpopullimi po ‘transformon’ Durrësin
Dexter Mendoza, një 30-vjeçar filipinas, punon prej disa muajsh në një nga hotelet e bregdetit të Durrësit. Ka zënë ...
SOCIALE
20 Shkurt13:09
Ikën energjia elektrike në Lezhë, moti i keq krijon probleme
Moti i keq me reshje të dendura shiu, që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mbrëmjes së të enjtes, ka krijuar ...
SOCIALE
19 Shkurt17:07
Protesta e banorëve: Edhe në këmbë nuk po shkojmë dot në varreza
Rruga që banorët e Cakranit të ri duhet të përshkojnë për të përcjellë në banesën e fundit të a...
SOCIALE
19 Shkurt16:56
Fier, kullat e ujit drejt shembjes, rrezikojnë banorët
Kullat e ujit në fshatrat Shënpjetër dhe Topoj të Bashkisë së Fierit që dikur furnizonin me ujë të pijshëm thu...