Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën. Me anë të një mesazhi publik, të postuar dhe në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, Rrumbullaku thotë se mbyllja e angazhimit në detyrën e lartë shtetërore të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është momenti më i mirë për t’ju drejtuar të gjithëve me një falënderim për përpjekjet e përbashkëta dhe arritjet, sipas tij, në këto dy vjet.
Rrumbullaku thotë se vullneti dhe ndershmëria në përmbushjen e detyrës së punonjësve të policisë ka prodhuar rend e siguri në Shqipëri. Sipas tij, sot vendi ynë regjistron treguesit e sigurisë më të mirë që ka patur ndonjëherë. Po ai shton se Policia e Shtetit nuk është sot një institucion i përsosur e pa probleme, por padyshim rritja e besimit të qytetarëve te uniformat blu, besimi i shtuar i komunitetit të agjencive ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, dhe treguesit e kriminalitetit e gjendjes së sigurisë në vend dëshmojnë, sipas tij, se Organizata e Policisë duhet të ndihet krenare për rezultatet e saj.
Rrumbullaku shton në mesazhin e tij se lënia e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është për të edhe momenti i mbylljes së një cikli me uniformën e punonjësit të policisë, për të cilën, siç thotë ai, kanë dhënë jetën në krye e për shkak të detyrës 228 kolegë, bijë nënash, prindër, bashkëshortë, vëllezër, shokë e miq, të cilët nuk do të harrohen kurrë.
Ai thotë se gjaku i tyre dhe sakrificat që punonjësit e policisë bëjnë në çdo sekondë duhet të jenë një motor që prodhon energji të pashtershme për të gjithë, duke synuar parandalimin e goditjen e krimit dhe garantimin e rendit e sigurisë në vend.
Postimi:
MESAZH i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, me rastin e dorëzimit të detyrës
Të nderuar punonjëse dhe punonjës të Policisë së Shtetit,
Mbyllja e angazhimit në detyrën e lartë shtetërore të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është momenti më i mirë për t’ju drejtuar të gjithëve ju me një falënderim nga zemra për përpjekjet e përbashkëta dhe arritjet në këto dy vjet.
Jam i mbushur me obligimin për t’ju përshëndetur dhe falënderuar të gjithëve një nga një, për t’ju shtrënguar duart me përuljen më të madhe për sakrificën tuaj të vazhdueshme, çdo vit, çdo muaj të vitit, çdo ditë të muajit dhe çdo orë të ditës e natës.
Vullneti dhe ndershmëria në përmbushjen e detyrës së punonjësve të policisë, që kam patur fatin ta jetoj bashkë me ju për mbi 3 dekada, ka prodhuar rend e siguri në Shqipëri. Sot vendi ynë regjistron treguesit e sigurisë më të mirë që ka patur ndonjëherë, falë një progresi të vazhdueshëm të Policisë së Shtetit dhe ndihmës e mbështetjes domethënëse nga Ministria e Brendshme e Qeveria, nga Partnerët Ndërkombëtarë e Agjencitë e Zbatimit të Ligjit dhe padyshim, falë bashkëpunimit të vyer me qytetarët.
Policia e Shtetit nuk është sot një institucion i përsosur e pa probleme, por padyshim rritja e besimit të qytetarëve te uniformat blu, besimi i shtuar i komunitetit të agjencive ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, dhe treguesit e kriminalitetit e gjendjes së sigurisë në vend dëshmojnë se Organizata e Policisë duhet të ndihet krenare për rezultatet e saj.
Ajo që arritëm së bashku, duke garantuar siguri, rend e goditje të kriminalitetit, teksa Shqipëria u kthye në një destinacion turistik të pamenduar e të paparashikuar më parë, është një trashëgimi e vlefshme, që jam i bindur se do të dini ta çoni më tutje të gjithë bashkë.
Procesi voluminoz dhe i munguar prej vitesh i konkurrimit për fitimin e gradave, i zbatuar në mënyrë të paanshme e transparente, sipas parimit të meritës e mosdiskriminimit, u krijoi punonjësve të Policisë së Shtetit shanse të barabarta për të qenë pjesë e proceseve garuese e përzgjedhëse, të normuara sipas ligjit të ri.
Vizioni dhe kontributet për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ku konturohet një menaxhim modern e bashkëkohor i organizatës; akreditimi dhe standardizimi ndërkombëtar i arsimit të lartë policor; “toleranca zero” ndaj çdokujt në radhët tona që tradhton uniformën dhe bashkëpunon me krimin, kanë qenë gjatë këtyre 735 ditëve të shkuara prioritetet tona, që sot mund të themi se i kemi përmbushur të gjithë bashkë.
Të nderuar kolegë,
Lënia e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është për mua edhe momenti i mbylljes së një cikli me uniformën e shenjtë të punonjësit të policisë, për të cilën kanë dhënë jetën në krye e për shkak të detyrës 228 kolegë, bijë nënash, prindër, bashkëshortë, vëllezër, shokë e miq, të cilët nuk do të harrohen kurrë.
Gjaku i tyre dhe sakrificat që punonjësit e policisë bëjnë në çdo sekondë duhet të jenë një motor që prodhon energji të pashtershme për të gjithë, duke synuar parandalimin e goditjen e krimit dhe garantimin e rendit e sigurisë në vend. Pavarësisht çdo përballjeje duhet të jeni gjithmonë kryelartë nga kjo sakrificë.
Me Flamurin Kombëtar dhe Flamurin e Policisë së Shtetit gjithnjë pranë meje, ju siguroj se do të jem mbështetësi juaj kryesor në çdo kohë dhe rrethanë.
Duke i uruar suksese çdo punonjësi policie në punën e tij dhe organizatës së Policisë së Shtetit, më të mirën drejt përmbushjes së misionit ligjor, ju përshëndes përzemërsisht.
Me respekt,
Muhamet Rrumbullaku
RESKOVEC- Dy djemtë të cilët mendohet se janë shkaktar të konfliktit që përfundoi në tragjedi janë shoqëruar...
RESKOVEC- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Roskovec ku xhaxha e nip, Gramos e Lavdosh Kurti u vranë nga 49-v...
TIRANA- Ministria e Brendshme ka shpallur sot thirrjen për aplikime për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policis&e...
ROSKOVEC- Pamjet e mëposhtme janë nga vrasja e dyfishtë në fshatin Kurjan të Roskovecit. Siç shihet në vendngjarje k...
viktimat ROSKOVEC- Fotot e dy vëllezërve të vrarë në fshatin Kurjan të Roskovecit kanë dalë. Mësohet se m...
foto ilustruese ROSKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në fshatin Kurjan të Roskovecit. Mësohet s...
ROSKOVEC- Autori i vrasjes së dyfshitë në fshatin Kurjan të Roskovecit është identifikuar. Mësohet se ai ësht&eum...
foto ilustruese ROSKOVEC- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Roskovec. Sipas informacioneve dy person...
foto ilustruese ROSKOVEC- Të shtëna me armë ka pasur mesditën e sotme në Roskovec. Mësohet se të shtënat kan&...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e banesave iu kthyen rritjes në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Indeksit Fischer t&...