Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Durim Bami, do vijojë të qëndrojë në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë dhe për sigurinë e tij fizike, do kujdeset shërbimi policor i burgjeve pranë këtij institucioni.
Ky është vendimi i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila refuzoi kërkesën e të arrestuarit, Durim Bami, për tu transferuar në ambjentet e IEVP-ë Fushë-Krujë, zonë kjo ku influenca e Durim Bamit është e madhe.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se vendimi për refuzim të kërkesës për transferim vjen për shkaqe të ndryshme, ku më kryesorja është ajo e mosgarantimin të transportit çdo javë nga burgu i Fushë-Krujës në ambientet e Gjykatës së Posaçme SPAK.
Pikërisht në këtë gjykatë ndaj Durim Bamit dhe personave të tjerë ka filluar procesi gjyqësor, dhe nisur nga kjo situatë Bami, do të duhet të lëvizë thuajse çdo javë për tu përballur në gjyq me 3 akuzat e ngritura nga SPAK.
Por lëvizja e Bamit në një segment rrugor nga Fushë-Kruja, Nikla dhe Kamza drejt Tiranës, për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve është e pamundur logjistikisht, pasi të paktën duhen 28 gardianë dhe njëherësh patrulla policie.
Ndërsa qëndrimi i Durim Bamit, sipas burimeve të Drejtorisë së Burgjeve, nuk ka asnjë kosto për institucionin për shkak se nga ambientet e burgut Nr.313 nëpërmjet një tuneli nëntokësor, Bami, shoqërohet direkt në sallën e gjyqit.
Durim Bami, mbërriti në Shqipëri për shkak të një ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai u shoqërua në burgun Nr.313 në Tiranë.
Por një ditë më pas, Bami, përmes avokatit të tij, Ilir Murati, kërkoi transferimin e tij në paraburgimin e Fushë-Krujës, pasi qëndrimi në burgun e Tiranës i rrezikonte jetën për shkaqe se në të njëjtin burg ndodhet dhe Emiljano Shullazi, i cili ka dashur ta vrasë Bamin.
Kujtojmë se Durim Bami, është një nga anëtarët e bandës së Niklës. Ai u arrestua në Dubai në tetor të vitit 2024 dhe u ekstradua në Tiranë më 26 shkurt 2026.
Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Ai akuzohet se kishte organizuar dhe porositur vrasjen e mbetur te tentative e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur.
Njëherësh Durim Bami, akuzohet edhe për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit, dy miqtë e ngushtë të Ervis Martinaj.
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranja News, për problemin e punimeve në rrugën “Sulejma Qosja”...
Babai i Xhuana Nikollit, vajzës 25-vjeçare e cila u vetëhelmua pas dhunës së ish bashkëshortit të saj, Eraldo Fizi ka dek...
Ilirian Feçi ka dëshmuar këtë të martë në Gjykatën e Posaçme mbi detajet e grabitjes me dhunë ndaj Lirak...
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për tentativë vrasjeje të bashkëshortes së tij, pasi nuk p...
Tre persona janë arrestuar në Malësinë e Madhe për vjedhje të automjeteve, drogë dhe armëmbajtje pa leje. Një 22...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, n&eu...
Pak minuta pas aksidentit tragjik të ndodhur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me pasojë vdekje, në vendngjarj...
Një qytetar, i është drejtuar redaksisë së Piranja News, për punimet e papërfunduara në Aeroportin e Vlorës. Ai ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë. Një aut...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim shtatë nga të pandehurit e dosjes “Revanshi”. Për gjykim ...