AKTUALITET

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 13:01

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet

Gazetarët e televizioneve po hasin pengesa të përditshme në pasqyrimin e proceseve gjyqësore. Ndonëse ka një Udhëzim të posaçëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që përcakton qasjen ndaj mediave, dhe veçanërisht për praninë e telekamerave në seancat gjyqësore, ky dokument po përdoret më së shumti si një mekanizëm frenues, shpesh dhe duke u shkelur haptazi.

Ky fenomen, bëhet akoma më shqetësues, ndërkohë që pranë GJKKO-së, kanë nisur procese të rëndësishme gjyqësore, që përfshijnë figura me peshë në jetën politike të vendit, e ku për pasojë edhe interesi publik është tejet i lartë.

Në këto kushte, disa nga televizionet kryesore, i janë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (për dijeni, gjykatave të të gjitha shkallëve, si dhe Këshillit të Europës dhe Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Mediave) për të kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme, për të garantuar të drejtën e informimit, një parim i sanksionuar në Kushtetutën e vendit.

Më poshtë teksti i plotë i letrës dërguar KLGJ-së nënshkruar nga: NEWS 24, Top Channel, TV KLAN, Vizion Plus, Report TV, A2 CNN, Klan NEWS.

Po ju drejtohemi për t’ju shprehur shqetësimin tonë për situatat e krijuara së fundmi lidhur me praninë e kamerave gjatë proceseve gjyqësore.
Që prej vitit 2023, KLGJ, ka miratuar “Udhëzuesin standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median”. Neni 14, pika 7 parashikon se pjesa hyrëse e seancës “është e rregjistrueshme dhe transmetohet pa asnjë kufizim”. Fakt është se ky përcaktim është injoruar haptazi deri tani, dhe u vu në zbatim vetëm pasi kohët e fundit, disa të pandehur, figura të rëndësishme publike, kërkuan praninë e kamerave.

Neni 13, pika 1, i Udhëzimit të KLGJ-së përcakton se “seancat gjyqësore janë të hapura për publikun dhe median”. Megjithatë ky parashikim, mbetet i kufizuar në praktikë.

Sipas udhëzimit, media është e detyruar të paraqesë 24 orë përpara çdo seance, kërkesën për praninë e saj me kamera. Kjo nënkupton automatikisht se gjyqtari duhet të jetë po ashtu i detyruar, ta vlerësojë atë çdo herë që ajo paraqitet, e të shprehet me vendim të arsyetuar për rrëzimin e saj (deri më tani çdo kërkesë është rrëzuar). Por në praktikë po hasemi me raste, kur refuzimi i referohet vendimeve të marra edhe disa muaj më parë.

Neni 2, pika 1, i Udhëzimit tuaj parashikon se “Marrëdhënia e gjykatës me publikun dhe median bazohet në parimet e aksesit të barabartë në gjykata, karakterit publik të procesit gjyqësor, hapjes maksimale të veprimtarisë gjyqësore ndaj shoqërisë përmes komunikimit me publikun, së drejtës së informimit, mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, privatësisë dhe të dhënave personale, reputacionit, si dhe prezumimit të pafajësisë”.

Në balancën e këtyre parimeve, qartazi, ai i të drejtës së informimit, i sanksionuar në Kushtetutë, duket se renditet i fundit, nga trupat gjyqësore, pa asnjë përpjekje për të gjetur një ekuilibër të duhur me parimet e tjera. Në praktikë po ndeshemi, me referimin e cenimit të parimeve të tjera, për të penguar atë të së drejtës së informimit.

Parashikimi juaj në nenin 14, pika 8/b, për refuzimin e kërkesës “kur një nga subjektet në gjykim nuk dëshiron të regjistrohet seanca”, po përdoret gjerësisht si shkas për moslejimin e pranisë së kamerave, ndonëse i njejti nen, në pikën 6/b, i njeh të drejtën gjyqtarit “të lejojë ose ndalojë regjistrimin e pjesshëm të seancës”, pra ta zbatojë këtë të drejtë, kur të jetë rradha e dëshmisë së të pandehurit që nuk dëshiron të rregjistrohet, dhe jo ndalimin e rregjistrimit të të gjithë seancës. A nuk përbën ky rast, një cënim të të drejtave të palëve të tjera në gjykim që e kërkojnë rregjistrimin?

Për më tepër neni 14, pika 8/b, përcakton shprehimisht se avokati dhe prokurori nuk mund të kundërshtojnë kërkesat për rregjistrimin e seancës. E megjithatë jemi dëshmitarë të rasteve, kur edhe ata janë shprehur në seancë.

Të nderuar anëtarë të KLGJ-së,

seancat gjyqësore publike, nuk mund të nënkuptojnë vetëm publikun në sallë. Përndryshe, ky nocion do të ishte automatikisht i kufizuar, qoftë dhe vetëm për shkak të kushteve fizike të mjedisit ku zhvillohet procesi. Mediat, janë ato që shërbejnë në këtë rast, që ky nocion të përfshijë publikun e gjerë të interesuar.

Aq më i rëndësishëm bëhet ky rol i mediave, kur asnjë prej gjykatave shqiptare, nuk ofron një sistem qendror transmetimi audioviziv. Madje edhe rregjistrimi audio, i ofrohet, çuditërisht, vetëm palëve të interesuara në proces, ndërsa gazetarët nuk lejohen as ta bëjnë atë vetë në sallë. Një kerkesë minimale e cila vetëm sa do të përforconte garancitë për një pasqyrim besnik të deklarimeve të palëve në një proces gjyqësor. Regjistrimi audio i seancave gjyqësore përmes magnetofonit, të cilin çdo gazetar e ka mbajtur gjithmonë me vete, ka qenë një praktikë e zbatuar për vite me radhë nga të gjithë gazetarët shqiptarë, por që çuditërisht tani është ndaluar, bashkë me regjistrimet video.

E drejta e informimit dhe seancat publike, siç parashikohen parimisht dhe në Udhëzimin e KLGJ-së përfaqësojnë një rregull. Për fat të keq eksperienca e deritanishme, tregon se po trajtohen në një raport të përmbysur, si “përjashtim nga rregulli”.

Brenda listës së pengesave që rëndojnë çdo ditë punën e gazetarëve në pasqyrimin e seancave gjyqësore, duhet të rendisim edhe ndalimin e të drejtës për të studiuar dosjet gjyqësore, tashmë të disponueshme edhe në formë dixhitale. Ndryshe nga çfarë ndodh në vendet europiane, gazetarët nuk kanë të drejtë as t’i lexojnë dosjet e gjyqeve që trajtohen publikisht gjatë seancave. Të vetmet “letra” që kanë sot në dispozicion gazetarët janë ato që vihen në dispozicion në mënyrë tepër selektive nga njëra prej palëve në gjyq.

Në këtë situatë, kërkojmë ndërhyrjen sa më të shpejtë të KLGJ-ës, që të gjendet një zgjidhje, e cila të mos cënojë të drejtën e informimit. KLGJ mund të ofrojë një interpretim më të detajuar, i cili do t’u lejonte mediave të kryejnë pa pengesa misionin e tyre, duke ngushtuar hapësirat diskrecionale për refuzimin e kërkesave të tyre për të ndjekur seancat gjyqësore dhe për të mundësuar raportimin ndaj opinionit publik me saktësi maksimale, ashtu siç mund të garantohet vetëm përmes regjistrimeve audio dhe video.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?