AKTUALITET

“O gangster që vendos gjoba”/ U dhunua brutalisht nga dy persona, flet nga spitali polici: Më qëlluan derisa humba ndjenjat! Kam qenë i pavetëdijshëm për dy orë

n.f Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 10:32
“O gangster që vendos gjoba”/ U dhunua brutalisht nga dy
Bruno Jazaj

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dhunimin e punonjësit të policisë bashkiake në Vlorë. Bruno Jazaj ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës në pavijonin e kirurgjisë.

Jazaj ka treguar detaje nga ngjarja ndërsa është shprehur se Kristi Sota dhe Todi Sota, babë e birë nga fshati Bestrovë e kanë dhunuar. Ai më tej ka thënë se është shumë i indinjuar përshkak se autorët janë lënë të lirë.

“Ata u shoqëruan dhe u lënë të lirë. Kjo më ka indinjuar më shumë”, tha Jazaj. Sipas tij e kanë goditur për shkak të detyrës pasi i kanë përmendur një gjobë makine.

“Gangster që vë gjoba”, mësohet se i kanë thënë dy autorët, por Jazaj deklaron se kishte 4 muaj operator dhe jo në terren.

Ai më tej shtoi se e kanë dhunuar derisa ka humbur ndjenjat. Jazaj tha se ka qenë i pavetëdijshëm për dy orë. 

“Sapo mbylla punën shkova për të larë makinën mora në telefon të zotin e lavazhit. Sapo shkoj atje sapo zbres nga makina shikoj një djalë më flet nga larg ‘o gangster që vendos gjoba’. I thash çfarë ke, isha me uniformë veshur, i lodhur. Më tha mos i vendos më gjoba njerëzve, i thash po bëj punën e shtetit, më tha lëre punën e shtetit do bësh si të them unë, se s’e ke idenë çfarë të bëj. Më shau nga familja, në moment që i thash mbaji për vete, u drejtua për të më qëlluar.

Ngre duart për tu mbrojtur, më pas ai shkon të marrë një levë, ndërsa unë u futa në makinë dhe mora sallën operative. I njoftova që po më dhunojnë dhe po më bëjnë presion për shkak të detyrës, e më pas po prisja të vinin. Ai ka gërvishtur makinën me sende të forta, levë, dhe tentonte të thyente xhamin. Pas 3-4 minuta vjen një person tjetër, më zë rrugën e daljes me mjet, ky ishte babai i tij.

Djali ishte rreth të 30, babi 50 e pak. Në moment që e njihja dhe mendova që erdhi babi, hapa derën e makinës dhe dola për t’i folur. I them shihe djalin se nuk është mirë, më tha lëre djalin dhe më qëlloi, kishte një palë çelës anglez. Erdhi pronari lavazhit që ia hoqi çelësin nga dora. Erdhën të dy, derisa humba ndjenjat, dhe më qëlluan me grushte, unaza çfarë kishin. Me çelësin më kanë shkaktuar dëmtim në hundë.

Rreth dy orë kam qenë i pavetëdijshëm, doktori më tha që duhet të qëndrosh i shtruar. Me informacionet që mora, sepse këtu erdhi edhe OPGJ, policia ka kërkuar arrestim, ndërsa prokurorja Flora Çelaj i ka nxjerrë për tu gjykuar në gjendje të lirë. Pasi ndodhi gjithë kjo ngjarje, një familjar që ta shohin fëmijët në këtë gjendje.

Nuk më ka ndodhur asgjë më parë. Kam gjashtë vite që i njoh dhe nuk kam pasur konfrontim. Për një vit e gjysëm unë këtë person nuk e kam parë si fytyrë, jo më ta ndaloj. Janë Kristi e Todi Sota nga fshati Bestrovë”, tha polici.

bruno jazaj dhunimi i policit ne vlore

bruno jazaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë