Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANA- Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030 gjatë periudhës së vlerësimit në vitin 2023, të bërë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Organizata e njohur ndërkombëtare analizoi në hollësi zhvillimet në Shqipëri në publikimin e fundit, ku vuri në dukje se vendi ynë ka bërë njëfarë progresi në 30.9% të treguesve, ndërsa performanca është përkeqësuar në 27.9% të treguesve nga grupi i 17 objektivave globale kryesore që duhen realizuar deri në vitin 2030.
Teksa në disa objektiva, Shqipërua ka bërë progres të dobët ose ka qëndruar në vendnumëro, sektori i arsimit ka përkeqësim të fortë. Një shoqëri e arsimuar është baza për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen, ndaj rënia e nivelit arsimor në vend është një ogur i keq për të gjithë fushat e zhvillimit social dhe ekonomik në të ardhmen.
OECD analizon se qeveria ka integruar Objektivat Globalë të Zhvillimit të Qëndrueshëm në axhendat kombëtare dhe sektoriale, por progresi mbetet i dobët për shkak se nuk janë mbështetur me buxhet. Analiza tregon se, Shqipëria ka ruajtur arritjet në dy fusha, varfëria (Objektivi 1) dhe veprimi klimatik (objektivi 13), dhe është në rrugën drejt arritjes në furnizimin me ujë të pastër (objektivi 6) dhe reduktimin e pabarazive (Objektivi 10).
Progresi ka qenë më i moderuar në fushën e energjisë së përballueshme dhe të pastër (objektivi 7). Ndërkohë, OECD vë në dukje se Shqipëria ka bërë hapa pas në sektorin e arsimit (objektivi 4), me rënie të normave të regjistrimit në parashkollor dhe fillor.
Në testimin PISA 2022 që organizohet nga OECD për testimin e njohurive të 15-vjeçarëve, Shqipëria u rendit në vendin e 62, ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testim. Në rezultatet e testimit për programin PISA 2018, Shqipëria u pozicionua në vendin e 61, Rezultatet e Shqipërisë shënuan rënie të fortë në raport me rezultatet e testeve paraardhëse.
Vlerësimet e PISA evidentuan se Shqipëria kishte pësuar rënien më të madhe të rezultateve që një vend ka pasur në të gjithë historinë e zhvillimit të testeve që nga 2001. Shqipëria ka ruajtur ecurinë e saj në eliminimin e varfërisë ekstreme që nga viti 2021 (objektivi 1). Qasja në ujin bazë të pijshëm dhe shërbimet higjienike janë rritur në të gjithë popullsinë (të dyja mbi 95%).
Rezultatet shëndetësore (objektivi 3) mbeten pozitive dhe mesatarisht në përmirësim, me nivelet e synuara për 2030. Por vendi ynë duket se ka bërë hapa pas me rënien e shkallës së vaksinimit tek foshnjat dhe mbulimin e shërbimit universal shëndetësor. Progresi ka mbetur në vendnumëro në zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve dhe komuniteteve (objektivi 11). Përmirësimi i shërbimeve të aksesit në ujësjellës, transport dhe shërbime të tjera mbeten sfida të rëndësishme.
Progresi është gjithashtu i nevojshëm në fushën e ekonomisë rrethore (objektivi 12) dhe mbrojtjen e ekosistemeve tokësore (objektivi 15). Mangësitë më të rëndësishme mbeten në fushat e punës së denjë dhe rritjes ekonomike (objektivi 8), jetës detare (objektivi 14), drejtësia dhe institucionet e forta (objektivi 16).
Progresi ekonomik dhe përfshirja mbeten të kufizuara nga mungesa e aksesit në burimet financiare në të gjithë popullsinë, papunësia e lartë e të rinjve dhe mungesa e të drejtave themelore të të punësuarve. Drejtësia dhe institucione të forta (objektivi 16) kanë mbetur në vendnumëro nga vrasjet e vazhdueshme, korrupsioni i lartë, praktikat e paligjshme të shpronësimit dhe rënies së lirisë së shtypit./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, teksa temperaturat vijojnë të jenë ...
protesta te bashkia TIRANË- Pas kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur te bashkia e Tiranës, aty ku kanë protestuar prej m&e...
Protesta TIRANË- Protestuesit janë larguar nga godina e kryeminitrisë duke u zhvendosur drejt bashkisë së Tiranës. Opozi...
Protesta TIRANË- Gjatë protestës së sotme të opozitës janë shfaqur portretet me videoprojektor imazhet e disa ministrave...
Budina TIRANË- Ka nisur protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë. Në nisje të protestës ka mbajtur një fja...
Policia TIRANË- Ka nisur protesta kombëtare e opozitës para kryeministrisë ndërsa forcat e policisë kanë rrethuar godin&...
Policia TIRANË- Pak minuta na ndan nga protesta kombëtare e opozitës ndërsa forcat e policisë kanë nisur përgatitjet p&e...
Policia TIRANË- Më pak se një orë na ndan nga protesta kombëtare e opozitës ndërsa forcat e policisë kanë nisu...
Lo Voi ITALI- Kreu i prokurorëve romakë, Francesco Lo Voi u dëgjua sot nga Komisioni Parlamentar Antimafia. Së bashku me Lo Voi, I...
pamje nga arrestimi TIRANË- Një 38-vjeçar i akuzuar nga GJKKO, për pjesëmarrje në grup kriminal dhe sigurim të kushte...