Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Oferta e parasë në ekonomi u zgjerua gjatë muajit gusht dhe arriti nivelin më të lartë në pothuajse tre vjet. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit gusht, rritja vjetore e agregatit monetar M2 arriti në 6.7%, niveli më i lartë që prej tetorit 2021.
Agregati monetar M2 përfaqëson paranë jashtë bankave dhe depozitat bankare në lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë. Një rritje më e shpejtë e agregatit M2 tregon se në ekonomi po injektohen më shumë para në monedhën kombëtare. Rritja me ritme të përshpejtuara e këtij treguesi vlerësohet se ka ardhur kryesisht nga kreditimi prej sektorit bankar dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e monedhës vendase.
Fillimi i vitit 2022 shënoi edhe kthesën e kahut të politikës monetare, pas rreth një dekade kur politika monetare kishte lëvizur gjithmonë në kahun stimulues, vetëm me ulje të normës bazë të interesit. Prej atij momenti, rritja e agregatiti M2 u ngadalësua ndjeshëm.
Rënia e ofertës monetare të lekut ka ndikuar pjesërisht edhe ecurinë e kursit të këmbimit, duke mbështetur forcimin e monedhës vendase kundrejt valutave të tjera dhe kryesisht euros. Por, gjatë këtij viti, oferta monetare e lekut po zgjerohet me ritme më të larta.
Rritja e shpejtë e kredisë në monedhën vendase duket të jetë faktor kryesor. Në fund të muajit gusht, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 812 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej afërsisht 12%. Ndërkohë, kredia në monedhën vendase në të njëjtën periudhë rezulton me rritje vjetore edhe më të lartë, me 18%.
Në fillim të muajit korrik, Banka e Shqipërisë iu kthye lëvizjeve me kah lehtësues të politikës monetare, duke e ulur normën bazë të interesit nga 3.25% në 3%. Ulja e normës bazë i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rënies së yield-eve dhe normave të interesit të kredisë për sektorin privat.
Ndërkohë, në zgjerimin e ofertës së lekut nuk duket të ketë patur ndonjë rol politika fiskale, që vazhdon të ruajë të njëjtat tipare shtrënguese. Madje, të dhënat paraprake tregojnë se në fund të shtatorit, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të 69 miliardë lekëve.
Faktor tjetër që mund të ketë ndikuar në rritjen e ofertës së lekut këtë vit kanë qenë edhe operacionet e blerjes së valutës nga Banka e Shqipërisë. Për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit euro-lek, Banka e Shqipërisë ka kryer blerje të vazhdueshme të valutës në tregun e brendshëm.
Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor vetëm në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit të publikuar nga Banka Qendrore, për 6-mujorin e parë janë blerë gjithsej 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zhvilluar ditën e sotme një ta...
Foto ilustruese KORÇË- Një 55-vjeçare është plagosur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se 55-vje...
ilir binaj dhe anton martini TIRANË- Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj ka prezantuar ditën e sotme Anton Martinin si drejt...
makinat brenda lokalit LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pluk të Lushnjes ku dy automjete kanë përfunduar...
Foto ilustruese DROPULL- Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së sotme...
Foto ilustruese SPANJË- Autoritetet spanjolle goditi një grup kriminal që kryente grabitje me forcë në banesa. Garda Ci...
klodiana lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka zbuluar se biznesmeni i përmendur me inicial...
Foto ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe gjatë vjeshtës programin e blerjeve në tregun valutor. Sipas të...
Foto ilustruese TIRANË- Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shka...
foto ilustruese TIRANË- Shqiptarët kanë braktisur hotelet në gusht dhe tashmë kjo konfirmohet edhe nga shifrat zyrtare të str...