AKTUALITET

Çollaku: Belgët, holandezët dhe francezët sjellin dosjet në SPAK, ata i mbajnë në sirtarë për të mos prekur qeverinë

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2025, 18:48
Çollaku: Belgët, holandezët dhe francezët sjellin dosjet

Gazetari investigativ Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ të Sonila Meços në SYRI TV, ka komentuar vizitën e dy ministrave belgë në Tiranë, të cilët kanë sjellë materiale voluminoze në adresë të SPAK.

Sipas tij, megjithëse prokurorisë speciale i kanë mbërritur dhjetëra e qindra dosje, ato nuk po procedohen për shkak të lidhjeve të tyre me qeverinë dhe njerëzit pranë saj.

‘SPAK-ut i kanë mbërritur dhjetëra e qindra dosje, por ata i mbajnë në sirtarë për të mos prekur qeverinë dhe njerëzit e saj,’ deklaroi Çollaku.

Gazetari nënvizoi se vizita njëjavore e dy ministrave belgë në Shqipëri dhe Kosovë ka qenë e shoqëruar me alarm serioz për mungesën e progresit në hetimin e trafikut të drogës.

‘Belgët, holandezët dhe francezët janë tërësisht të pakënaqur nga puna e Prokurorisë së Posaçme në adresë të luftës kundër trafikut të drogës me dosje që ata kanë sjellë treçerek të gatshme. Jo 100%, sepse duhen verifikime këtu, por pothuajse të kryera,’ u shpreh ai.

Çollaku theksoi se në Belgjikë po hetohen shumë më tepër çështje që lidhen me trafikantët shqiptarë sesa në Shqipëri, megjithëse autoritetet e të dy vendeve disponojnë të njëjtat materiale.

 ‘Vetëm në Belgjikë, numri i çështjeve që po hetohet është shumë herë më i lartë se ai i SPAK. Materialet janë të njëjta, nuk mungojnë.’

Ai kujtoi rastet e njohura si ‘Toyota Yaris’, çështjen ‘Çopja’, si dhe dosjet ‘Aruba’ dhe ‘Shqiponja e Zezë’, duke theksuar se bëhet fjalë për miliarda euro të investuara përmes aktiviteteve kriminale.

‘Bëhet fjalë për miliarda euro trafik, miliarda euro nëpër llogari, miliarda euro në investime strategjike të firmosura nga kryeministri i vendit, Edvin Kristaq Rama. Ky i fshehuri i madh,’ tha Çollaku.

Ai shtoi se strukturat e huaja kanë dokumentuar edhe ekip vrasësish të paguar me 1 milion euro, si dhe lidhjet mes trafikut dhe investimeve në Shqipëri, përfshirë ndërtime në Tiranë dhe resorte në bregdet.

Çollaku përmendi edhe çështjen e biznesmenit Halili, i implikuar sipas antimafias italiane, duke rikujtuar se dosja që prej vitit 2020 ndodhet në SPAK pa përparim.

‘Ata atje hetojnë, ndëshkojnë, sekuestrojnë. Po këtu ç’bëhet? Ecin si Napoleoni këta,’ u shpreh ai.

Gazetari përmblodhi se partnerët europianë kanë sjellë dokumente dhe prova me ‘tonelata’, kanë kërkuar bashkëpunim, por ende nuk ka asnjë goditje të nivelit të lartë në Shqipëri:

‘Ne i dimë kush janë pushtetarët dhe politikanët që janë të përfshirë. Ata i dinë. I sjellin edhe këtu. Vijnë ministrat këtu, takojnë ministrat tanë, prokurorët tanë, gjyqtarët tanë. Kanë sjellë materiale. Po këtu ç'bëhet?’

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë