Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar “Ura”. Operacioni rezultoi me 52 masa sigurimi personale. Konkretisht janë vendosur 29 masa sigurimi nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri, 1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme dhe 22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali. Gjithashtu në njoftim zyrtar SPAK sqaron se në total janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.
Sipas njoftimit hetimet janë kryer për një periudhë kohore 5 vjeçare, në vitin 2020 -2025, ku janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.
Sipas njoftimit të SPAK në Shqipëri janë sekuestruar 2 kompani ndërtimi, 4 shoqëri tregtare dhe restorante, 1 agjenci pasurish të paluajtshme, 1 TV kabllor, automjete luksoze dhe para cash. Ndërkohë më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”. Ndërsa në Itali janë sekuestruar 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari bankare dhe 3 automjete.
Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali
Në kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Barit (DDA), me mbështetjen e Eurojust dhe përmes ngritjes së një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ekzekutuan sot, më 21 maj 2025, një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht:
29 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri;
1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme;
22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali.
Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.
Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.
Sekuestrimet e pasurive janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:
2 kompani ndërtimi,
4 shoqëri tregtare dhe restorante,
1 agjenci pasurish të paluajtshme,
1 TV kabllor,
automjete luksoze, para cash, etj.
Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.
9 apartamente,
4 kompani,
7 llogari bankare,
3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.
Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.
Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.
Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv.
TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Shqipëri dhe Ita...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar pjesë nga dosja italiane e goditjes së grupit kriminal të trafikut të drogës. Organizata me sh...
TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Shqipëri dh...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar pjesë nga dosja italiane e goditjes së grupit kriminal të trafikut të drogës. Organizata me sh...
TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Shqipëri dh...
TIRANA- Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK vendosi sot konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të disa pasurive&nbs...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Shqipëri dh...
TIRANA- Vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese i marrë më 22 prill 2025 në favor të gazetarit Elton Qyno ësht&eu...
TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Shqipëri dh...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Shqipëri dh...