AKTUALITET

Operatorët indeksuan për herë të parë me inflacionin tarifat e shërbimeve celulare për biznesin

n.f Përditësimi i fundit 19 Maj 2025, 07:49

Operatorët indeksuan për herë të parë me inflacionin

TIRANË- Njëri nga operatorët celularë në vend aplikoi për herë të parë vitin e kaluar indeksimin e tarifave të shërbimeve me inflacionin. Në fillim të vitit 2024, dy operatorët më të mëdhenj të komunikimeve elektronike në vend, Vodafone Albania dhe One Albania, patën njoftuar ndryshime në termat dhe kushtet e përgjithshme për shërbimet e rrjetit celular dhe rrjetit fiks të kategorive Konsumator dhe Biznes, duke vendosur një klauzolë të veçantë, ku rezervonin të drejtën për të indeksuar çmimet e shërbimeve të tyre me normën e inflacionit të vitit të mëparshëm.

Megjithatë, AKEP njofton se Vodafone Albania nuk e ka aplikuar klauzolën në vitin e kaluar, ndërsa One Albania e aplikoi atë më datë 1 qershor 2024, por vetëm për pajtimtarët e kategorisë Biznes. One Albania ka informuar AKEP-in se klauzola e IÇK-së u zbatua për 15,126 pajtimtarë individualë të kategorisë biznes dhe 3,265 subjekte biznesi të regjistruar me NIPT, zotërues të 195,282 numrave celularë, prej të cilëve 78,308 numra celularë Biznes + 116,974 karta për transmetim të dhënash Makinë me Makinë.

Sipas AKEP, procesi i publikimit të termave dhe kushteve të reja kontraktore dhe përfshirja e klauzolës së IÇK më 30.1.2024 nga One Albania është shoqëruar me dërgimin e njoftimeve individuale me 2 SMS informuese të veçanta për të gjithë pajtimtarët ekzistues (1 SMS për përditësimin e termave dhe kushteve dhe 1 SMS për klauzolën e IÇK-së), duke informuar pajtimtarët për të drejtën e heqjes dorë nga kontrata pa penalitet brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit.

Gjithashtu, për pajtimtarët e kategorisë biznes për të cilët u aplikua klauzola e IÇK-së, sipërmarrësi ka dërguar edhe njoftim të veçantë me SMS ose email për rritjen e tarifës mujore me 4.8%, që përmbante dhe një link në faqen e internetit të One Albania për përllogaritjen e tarifës së re pas indeksimit me IÇK/ me 4.8%.

Sipas AKEP, aplikimi i një klauzole të tillë është një çështje që ngelet objekt diskutimesh edhe në Bashkimin Europian.

Dy sipërmarrësit, në argumentet e përcjella në AKEP, kanë dhënë shembuj të aplikimit të kësaj klauzole në një sërë vendesh të BE-së, përfshirë operatorë të tjerë pjesë e grupeve të kompanive pronare të dy sipërmarrësve, si dhe kanë referuar vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GJED) të datës 26.12.2015, në çështjen Verein für Konsumenteninformation (Consumer Information Association) ndaj A1 Telekom Austria.

Me këtë vendim, Gjykata i dha të drejtë operatorit, me interpretimin se një ndryshim në tarifa, që vjen si rezultat i një klauzole të axhustimit të çmimit të përfshirë në termat dhe kushtet standarde të kontratës, e cila parashikon që ky ndryshim është i bazuar në ndryshimet që pëson indeksi i çmimeve të konsumit të hartuar nga një institucion publik, nuk përbën modifikim të kushteve kontraktuale, që i jep të drejtën pajtimtarit të ndërpresë kontratën pa penalitet.

Nga informacioni që ka marrë AKEP për këtë çështje mbi legjislacionin e vendeve të tjera, rezulton se e drejta për indeksim me normën e inflacionit nuk është e ndaluar apo lejuar në mënyrë eksplicite në legjislacionin specifik sektorial apo të përgjithshëm, përveçse në Angli ku autoriteti rregullator (OFCOM) ka vendosur rregulla dhe ka dhënë udhëzime për rastet kur dhe si operatorët mund të përfshijnë indeksimin në termat dhe kushtet e përgjithshme të kontratës dhe në Itali ku autoriteti rregullator (AGCOM) ka kryer një proces konsultimi në vitin 2023.

OFCOM ka kryer një proces Këshillimi Publik në lidhje me këtë çështje dhe ka miratuar gjatë vitit 2024 ndryshime në kuadrin rregullator, të cilat ndalojnë aplikimin e rritjes së tarifave të shprehura në përqindje (IÇK), ku rritjet gjatë kohëzgjatjes së kontratës duhet të shprehen në terma monetare.

Trupa e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike (BEREC) në dokumentin “Opinioni i BEREC mbi tregun dhe zhvillimet teknologjike dhe mbi ndikimin e tyre në zbatimin e të drejtave të përdoruesve fundorë” (publikuar më 5.12.2024), e ka konsideruar përfshirjen dhe aplikimin nga operatorët në vendet e BE/BEREC të klauzolave kontraktore për rritje të çmimeve gjatë kohëzgjatjes së kontratës (In-contract price increase clauses) sipas IÇK apo IÇK plus një marzh, si “zhvillim me ndikim shqetësues për të drejtat dhe përfitimet e përdoruesve fundorë, pasi në disa raste ato kanë rezultuar në rritje të ndjeshme të tarifave dhe/ose përdoruesit nuk kanë të drejtën e ndërprerjes pa penalitet të kontratës”.

Opinioni dhe propozimi i BEREC për Komisionin Evropian për këtë çështje është se “këto klauzola paraqesin sfida për sa i përket konkurrencës, përballueshmërisë, lëvizshmërisë (ndërrimit të ofruesit së shërbimit) së përdoruesit fundor, transparencës dhe krahasueshmërisë së çmimeve. Përdorimi i tyre krijon rrezik që objektivat e kuadrit ligjor për mbrojtjen e konsumatorëve të mos përmbushen”.

Pavarësisht rekomandimeve të fundit, deri tani AKEP nuk ka njoftuar se ka qëllim të ndërhyjë për të rregulluar apo për të ndaluar klauzola të këtij lloji nga operatorët e komunikimeve elektronike në Shqipëri./ Monitor

operatorët tarifat e shërbimeve

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan