AKTUALITET

“Pa ujë, pa ngrohje dhe me klasa si magazina”/ Qytetari denoncon gjendjen skandaloze të Kopshtit Nr. 10 në Vlorë

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Mars 2026, 12:10

“Pa ujë, pa ngrohje dhe me klasa si magazina”/ Qytetari

Një qytetar nga Vlora ka bërë një denoncim në redaksinë e Piranjave, lidhur me kushtet e papërshtatshme në të cilat po edukohen fëmijët e KOPSHTIT NR. 10.

Sipas banorit, pas fillimit të rikonstruksionit të kopshtit, fëmijët janë zhvendosur në një godinë trekatëshe që nuk përmbush as kushtet minimale për funksionimin e një institucioni arsimor për fëmijë.

“Pa ujë, pa ngrohje dhe me klasa si magazina”/ Qytetari

“Nuk ka ujë të mjaftueshëm, depozita e ujit mban vetëm një orë në mëngjes dhe fëmijët qëndrojnë pa ujë gjatë drekës.
Nuk ka shtretër për gjumë; fëmijët janë të detyruar të qëndrojnë në këmbë deri në orën 16:00.
Klasat janë të improvizuara dhe disa ambiente të përdorura më përpara si magazina; disa dhoma janë vetëm 2×2 metra për 25 fëmijë.
Nuk ka ngrohje adekuate, pasi energjia elektrike është e pamjaftueshme për të përballuar ngrohjen,” shkruan qytetari në denoncimin e dërguar tek Piranjat.

Po ashtu, edhe higjiena lë shumë për të dëshiruar, pasi banjot janë të pista dhe fëmijët mund të marrin infeksione. 

Kuzhina e vetme nuk ka tavolina të mjaftueshme, duke bërë që fëmijët të hanë me radhë.

Qytetari shprehet se kontrata me këtë objekt është bërë vetëm për përfitime personale të drejtueses së kopshtit, ndërsa fëmijët po vuajnë pasojat.

Ai kërkon një ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të verifikuar situatën dhe për të garantuar kushtet elementare për fëmijët.

Situata në KOPSHTIN NR. 10 ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë, higjienën dhe mirëqenien e fëmijëve, duke nxjerrë në pah nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, të cilat duket se kanë harruar detyrat bazike për të cilat paguhen.

Piranjat do ta ndjekin më tej këtë çështje./Piranjat News

“Pa ujë, pa ngrohje dhe me klasa si magazina”/ Qytetari

Denoncimi i plotë

Pershendetje 

Une po ju shkruaj nga qyteti Vlores 

Kam nje ankes për kopshtin nr 10.

Ky kopesht ne fillim te vitit filloj rikonstruksioni dhe femijet tane i zhvendosen ne nje godine qe nuk permbush as kushtet me minimale

Nuk ka uji

Nuk ka shtreter

Klasat jan disa magazina 

Sepse keshtu jan perdorur nga ajo godine si magazina 

Ajo eshte nje shtepi tre kateshe

Perdoret vetem kati pare dhe gjysma e katit 2

Femijet na thon ti marim deri ne oren 1 sepse nuk ka shtreter

Ka vetem nje kuzhinë ku femijet e grupeve hane me radh

Sepse nr klasa nuk ka tavolin ku mund te konsumojn vaktin

Ajo ndertes ka nje lidhje te energjise nje fazore

Dmth mban ngarkes sa per nje familje

Femijet jan pa ngrohje sepse nuk mban automati matesit thot drejtoresha e kopshtit

Uji nuk ka

Sepse depozita mban vetem nje ore uji ne mengjes

Po te shkohet ne oren 12.00 te drekes

Shikohen banjot e femijeve pis. Na u infektuan femijet

Shtreter per fjetje nuk ka

Pretendohet qe ne paguajm prr te fjetur deri me oren 4

Por femijet rrin ne kemb

Klasat e katit te dyte jane ambiente 2m ×2m dhe rrin 25 femije te nje grupi

Skandal

Kjo kontrat me kete shtepi eshte ber vetem per perfitime te drejtoreshes se kopshtit

Por po na vuajn femijet

Jam pjes e bashkise daj nuk ngrem dot zerin

Ju lutem nje investigim ne oren 12. 00

Ambienti nuk permbush as kushtet me minimale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?