Trita Hospital kërkon të sqarojë opinionin publik mbi ngjarjet e lidhura me rastin e shtetasit italian Massimo Ferro, i cili ndërroi jetë në QSUT ku u shtrua pas një operacioni në Trita Hospital.
Deklarata e Trita Hospital:
Në lidhje me raportimet mediatike mbi rastin e shtetasit italian Massimo Ferro, Trita Hospital informon opinionin publik për faktet e verifikuara si më poshtë: Më datë 18 dhjetor të vitit të kaluar, shtetasi Massimo Ferro iu nënshtrua në Trita Hospital një ndërhyrjeje kirurgjikale bariatrike për zvogëlimin e stomakut. Procedura u krye nga ekip i specializuar dhe në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi.
Pacienti kishte ndjekur më parë këshillim dhe monitorim dietologjik në Itali dhe kishte marrë miratimin e plote për kryerjen e kësaj procedure nga specialisti që ndiqte rastin e tij ne Itali. Në ditën e katërt pas operacionit, pas shfaqjes së çrregullimeve të ritmit kardiak, pacienti u referua menjëherë për trajtim më të specializuar. Ekipi mjekësor ndërmori pa vonesë të gjitha veprimet e kërkuara nga praktika klinike. Pacienti u trajtua më pas në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku, pavarësisht përpjekjeve të stafit shëndetësor, pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë më 22 dhjetor. Pas ngjarjes, sipas protokolleve dhe procedurave, dokumentacioni mjekësor është sekuestruar nga autoritetet përkatëse dhe është në zhvillim një hetim penal, me të cilin Trita Hospital po bashkëpunon plotësisht dhe pa asnjë rezervë.
Në lidhje me pretendimet e publikuara për heqje organesh, sqarojmë se trupi i të ndjerit është marrë në administrim nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore. Organet përkatëse ndodhen në këtë institucion si pjesë e procesit standard ligjor. Trita Hospital konsideron të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm çdo spekulim publik që paraprin përfundimet e ekspertizave zyrtare dhe cenon integritetin profesional të personelit shëndetësor.
Spitali mbetet plotësisht i hapur për çdo verifikim institucional dhe ekspertizë të pavarur dhe inkurajon që opinioni publik të mbështetet vetëm mbi rezultatet zyrtare që do të dalin nga hetimi dhe verifikimet.
Nuk ka interes më të madh për Trita Hospital se hetimi i plotë dhe transparenca mbi këtë rast. Në respekt të kujtimit të Massimo Ferro dhe familjes së tij, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe kërkojmë që kjo çështje të trajtohet plotësisht, me maturi, përgjegjësi dhe empati.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Shkurt16:22
VIDEO/ Tentoi të hidhej nga vinçi, flet 40-vjeçarja: Më hoqën nga puna se vajtëm kërkuam rrogën në bashki
40-vjeçarja Elona Bregu, punonjëse e një firme pastrimi në Kuçovë, e cila kërcënoi se do hidhej nga vin&ccedi...
AKTUALITET
12 Shkurt16:17
Ish-drejtori i ARRSH zëvendëson Dallendyshe Bicin, emërohet në krye të IKMT
Afrim Qendro do të jetë kryetar i ri i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Bëhet me dije se ai do të prezantohet si d...
AKTUALITET
12 Shkurt16:02
Ushtronin prostitucion në një banesë që e kishin marrë me qira në Fier, arrestohen dy shtetase të huaja
Policia ka arrestuar ditën e sotme 2 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, që e kishin...
AKTUALITET
12 Shkurt15:48
Mbetjet toksike të Kurum, arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim, inspektor i mjedisit në portin e Durrësit
Policia e Durrësit ka vënë në pranga 37-vjeçarin Xhulio Golgota, Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, i cili isht...
AKTUALITET
12 Shkurt15:32
PS humb maxhorancën, nuk mbledh dot 71 deputetë! Peleshi tenton të anulojë votimin: Mblidhni veten
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tentoi të anulojë votimin, me arsyetimin se ishte bërë një gabim. Ndërkohë opozita tha se v...
AKTUALITET
12 Shkurt15:06
Përndoqi gazetaren e Piranjave dhe u theu xhamat e ambienteve të punës, përfundon në pranga agresorja
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar një 28-vjeçare, e identifikuar s...
AKTUALITET
12 Shkurt15:01
Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho është takuar këtë t&e...
AKTUALITET
12 Shkurt14:48
Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%
Ekspertët thonë se prodhimi tani po kthehet në nivele më normale pas goditjes nga valët e të nxehtit dhe thatësirat.
&Cced...
AKTUALITET
12 Shkurt14:44
Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të marrin më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes që l...
AKTUALITET
12 Shkurt14:17
U kap me drogë, Italia dëbon shqiptarin
Një shqiptar i arrestuar për trafik droge më 9 shkurt 2026, u deportua pas vendimit të dëbimit të menjëhershëm nga aut...