Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
I ftuar në studion e Task Force, Sekretari për Territorin dhe Infrastrukturën në Partinë Demokratike, Gent Kaprata, foli për "Paketën e Maleve", centralizimin e pushtetit dhe menaxhimin e territorit, ku u shpreh se kjo nismë nuk ka lidhje me zhvillimin e turizmit malor, por është pjesë e një projekti më të gjerë për pastrimin e parave me origjinë kriminale.
Kaprata deklaroi se qeveria ka përqendruar në duart e kryeministrit kontrollin mbi territorin, lejet e ndërtimit dhe vendimmarrjet strategjike, duke dobësuar rolin e bashkive dhe qytetarëve. Sipas tij, paratë e pista po kanalizohen përmes projekteve të mëdha të ndërtimit dhe zhvillimit, me bekimin e strukturave shtetërore.
Duke e lidhur këtë me reformën administrativo-territoriale, Kaprata tha se Shqipëria është larguar nga modeli europian i qeverisjes me disa nivele dhe ka kaluar drejt një modeli ku pushteti është përqendruar në një dorë të vetme.
Pjesë nga deklarata: Tani ta nisim nga fillimi. Absolutisht, është totalisht e kundërta. Ta nisim nga... dhe unë do t’jua them: kjo është një... E para e punës, kjo është një temë që unë e kam trajtuar jo vetëm në gjuhën e opinionit, por edhe në gjuhën shkencore. Është një çështje që unë e kam trajtuar prej shumë vitesh edhe shkencërisht. Dhe do t’jua them edhe si argument.
Gjëja e parë që doja të thosha unë për reformën administrativo-territoriale është që shqiptarët duhet të kuptojnë se veprimi i parë që bën një shoqëri politike e organizuar në një shtet është vendosja e republikës që po ndërtojmë. Do të kemi republikë parlamentare, do të kemi republikë, ku di unë, presidenciale e të tjera e të tjera, ose sajesa të tjera. Në të vërtetë. Dhe e dyta është pikërisht kjo: si, në sa nivele do ta qeverisim vendin.
Edhe bota europiane, dhe s’po e zgjeroj, por bota europiane e ka thelbin e vet te qeverisja në shumë nivele. Dhe jo kot, jo se ashtu është e bukur, jo se ashtu duhet, por sepse qeverisja me shumë nivele, me disa nivele, është shumë e rëndësishme. Pse është e rëndësishme? Sepse balancohet, nga njëra anë, kapacitetet administrative dhe financiare të qeverisë për të qeverisur... Kur them qeverisje, e kam fjalën për të gjitha nivelet. Që në rastin shqiptar janë dy. Dhe, nga ana tjetër, me mundësitë reale që ka kjo bashki për t’i çuar pushtet qytetarit, sepse thelbi nuk është të marrim pushtet nga qytetari, por t’i çojmë pushtet qytetarit.
Dhe shërbimi... se unë jam i djathtë, shërbimi është pasojë, nuk është shkak. Shkak është demokracia. Sa pushtet ka individi, sepse ne e prekëm territorin. Ose sa të drejta politike ka qytetari te mënyra se si zhvillohet territori. Të drejta politike e shoqërore, jo vetëm individuale. Sepse këtu flitet për pronarë tokash dhe pronari i Shqipërisë, zoti Rama, dhe këta bëjnë projekte.
Tani, për t’u kthyer te gjëja, te qeverisja e Ramës, pasi bëra këtë kontekst, do të mundohem të jem sa më i shkurtër. Qeveria e Ramës, që në ditën e parë, pa ardhur fare në pushtet...
Ndoshta e keni harruar. Zoti Rama ka bërë dy mbledhje qeverie dhe në të dy mbledhjet e qeverisë, në Vlorë, në mos gaboj...
I ka kërkuar, është marrë ekzaktësisht me marrjen e pushtetit nga qeveria, me tërheqjen e pushtetit nga qeveria vendore drejt qeverisë së vet të ardhshme.
Centralizim si ky nuk di a mbahet mend në histori. Që është më i fortë sesa atëherë?
Ligji i ’78-s për planifikimin, nuk e quanin planifikim, por për hartimin dhe zhvillimin e planeve rregulluese quhej në vitin 1978. Një pjesë të madhe të planeve i bënin ato që quheshin komitetet ekzekutive të rretheve.
Po. Në Shqipëri planet i bën qeveria. Kemi 61... nuk e di sa kanë vajtur tani, por kemi shumë afër 61 bashki, po planet nuk kanë vajtur, nuk i kanë bërë të gjitha, por le të themi se po shkojnë, po bëjnë plane. Planet s’kanë lidhje fare; imagjino, i bën kryeministri dhe një burrë nga jashtë. E kupton? Pra, unë këtë po them.
Pa lënë për lejet e ndërtimit. Lejet e ndërtimit në kohën e komunizmit, disa leje i jepte Këshilli... se disa nga ne e kemi arritur, i jepte Këshilli Popullor, jo i rrethit, por edhe i lagjes, po të ishte ndonjë leje ndërtimi minimale. E kuptoni?
Në Shqipërinë e sotme, lejet e ndërtimit, duke hequr deri në katër kate, të gjitha i jep kryeministri.
Pra, a ka centralizim? Se juve ju duk sikur e thashë si metaforë. Jo, është shkencore. Do të thotë që ka një krahasim shkencërisht të njohur me metodologji shkencore. Unë ju solla vetëm dy shembuj, por mund t’ju flisja pafund.
Pra, centralizimi ka qenë koncentrimi i pushtetit, si nga pushteti vendor, sepse atje është burimi i parë, ashtu edhe nga qytetari. Është total. Në një emër është mbledhur pushtet, është zgjeruar pushtet dhe ai pushtet që ushtron sot kryeministri ushtrohet pikërisht në këtë mënyrë.
Paketa e maleve, meqenëse ju e zutë dhe unë do ta mbyll këtu këtë bisedë...
Paketa e maleve është një pjesë e një projekti shumë më të madh të zotit Rama, për pastrimin e një sasie të jashtëzakonshme të parave që vijnë si nga krimi i sektorit publik, paratë që vjedhin... e gjithë qeveria, edhe paratë e drogës. Që janë të dyja të pista.
Dhe gjithë projekti nuk është fare as për të bërë, si të thuash, investime në turizëm, as në turizëm malor, as...
As... s’bëhet fjalë fare, nuk ka lidhje fare. Ka lidhje me këtë dhe unë do të them një gjë, ndoshta ekonomistja nuk e pëlqen. Këtë e kemi... e kemi pasojë nga fakti që FMN-ja doli kundër legalizimit atëherë të parave të pista.
Nëse ne do... nëse FMN-ja dhe qeveria shqiptare do ta kishin... FMN-ja nuk do ta kishte penguar pastrimin në mënyrë shtetërore të parave... E keni parasysh për çfarë po flas?
Zjarrfikësit italianë po përballen me një situatë të vështirë në Siçili, ku dhjetëra vatra zjarri pyjor...
Një 60-vjeçar nga Tropoja është transportuar në spital pas dhunës së ushtruar nga fqinjët.Mësohet se pre e dhun&e...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, në Unaz&eu...
Avokati i Popullit ka inspektuar sot ambientet e burgut të Ponjskës ku po mbahet nëna 34-vjeçare dhe foshnja e saj, pasi u arrestua në...
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Voskopojë, në vendin e quajtur “Antenat”. Drejt vendngjarjes janë...
Emërimi i Pamela Qirkos si Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) ka rikthyer n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë për litër që u tregtua 1 javë më parë...
Pamjet që po shihni i përkasin aksidentit të rëndë rrugor, i cili ndodhi rreth një orë më parë te rrethrrotullimi i...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...