Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria nxori për konsultim draftin për strategjinë Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027, sipas të cilës do të hartohet një skemë për të taksuar bizneset e vogla me tatim mbi fitimin që aktualisht janë të përjashtuar nga ky tatim.
“Rishikimi i skemës së taksimit të bizneseve me të ardhura të ulëta, duke aplikuar skema të thjeshta taksim mbi fitimin neto nëpërmjet një niveli të caktuar të shpenzimeve të supozuara në përqindje mbi të ardhurat bruto” thuhet në dokumentin e qeverisë.
Strategjia e qeverisë argumenton se ky ndryshim vjen për arsyen se sistemet që përmbajnë disa norma tatimore, krijojnë hapësira për shmangie dhe është e njohur tendenca e tatimpaguesve për të përfituar nga regjimet e taksimit me norma më të ulëta.
Struktura e operatorëve ekonomikë në Shqipëri është e tillë ku pjesa dërrmuese e tatimpaguesve bëjnë pjesë në grupet me të ardhura shumë të ulta apo të ulta:
Numri total i bizneseve të regjistruara (që kanë plotësuar TF ose TFTH gjatë 2023) është 141,300, nga të cilat:
1. Tatimpagues me të ardhura 0-5 milion 105,293 ose 74.5% e totalit;
2. Tatimpagues me të ardhura 5-8 milion 13,281 ose 9.4% e totalit;
3. Tatimpagues me të ardhura 8-14 milion 8,010 ose 5.7% e totalit;
4. Tatimpagues me të ardhura mbi 14 milion 14,716 ose 10.4% e totalit;
Të dhënat tregojnë se 89.6% e totalit të bizneseve që operojnë në Shqipëri deklarojnë të ardhura deri në 14 milion lek për vitin 2023.
Nisur nga panorama e mësipërme, analiza dhe marrja e masave në të ardhmen për përmirësimin e kësaj skeme të taksimit të të ardhurave të biznesit sjell:
-Kufizimin e trajtimit të diferencuar brenda regjimit të përgjithshëm të tatimeve direkte;
-Parandalimin e krijimit të hapësirave për abuzime me deklarimin;
-Ofrimin e neutralitetit nga këndvështrimi i ngarkesës tatimore për të gjitha format e biznesit;
-Uljen e kostove të pajtueshmërisë për tatimpaguesit e vegjël;
-Reduktimin e kostove të administrimit dhe kontrollit të deklaratave të tatimpaguesve të vegjël nga administrata tatimore argumenton qeveria.
Hapat që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren janë të fokusuara në:
Ndryshimi në sistemin tatimor në lidhje me tatimet mbi të ardhurat parashikon masa antishmangie me qëllim pengimin e dizenjimit nga ana e bizneseve të skemave të taksimit për shfrytëzimin jo të ndershëm të shkallës zero të tatimit, apo shkallëve të reduktuara të tij.
Sipas projektit të qeverisë për bizneset e vogla është më oportune dizenjimi i një sistemi të thjeshtë tatimi mbi të ardhurat dhe shpenzimet e supozuara, duke përdorur një shkallë të pranueshme të tatimit për ta dhe njëkohësisht duke u lejuar zbritje të tjera, të cilat ulin më tej normën efektive të tatimit./ Monitor
paketa fiskale tatim fitimi
Artikuj te sugjeruar
E.D
AKTUALITET
20 Shtator18:44
Mbushi lavatriçen me kokainë, drogë sintetike dhe 10 mijë euro cash, arrestohet 51-vjeçari shqiptar në Itali
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se 51-vjeçari ishte me një të shkuar krimin...
n.f
AKTUALITET
20 Shtator17:47
Tentoi të grabiste vilën e Angel Di Marias në Torino, drejtësia italiane dënon me 6 vite burgim shqiptarin, bashkëpunëtorët e tij ende në arrati
Di Maria
ITALI- Drejtësia italiane ka dënuar me 6 vite burgim një shqiptar i cili akuzohet për grabitjen e vilës së futb...
n.f
AKTUALITET
20 Shtator17:47
Trafik droge dhe grup kriminal, dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije ditën e sotme përmes një njoftimi se ka dënuar me ng...
n.f
AKTUALITET
20 Shtator17:45
Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë bien me 21.3% në periudhën janar-qershor
Foto ilustruese
TIRANË- Ritmet e emigrimit, të paktën përmes kërkesave për azil në shtetet e Bashkimit Europian janë...
E.D
AKTUALITET
20 Shtator16:30
“Po luaja më të"/ Tentoi të rrëmbente një fëmijë në një market, 57-vjeçarja: I dhashë një çokollatë dhe dola jashtë
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me në ngjarjen endodhur disa ditë më parë, ku dyshohej se kishim të...
E.D
AKTUALITET
20 Shtator16:04
Dyshohet se tentoi të merrte peng një fëmijë brenda një marketi në Tiranë, identifikohet dhe shoqërohet në polici 57 vjeçarja
TIRANË- Gruaja e cila ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet nga një marke...
r.ll
AKTUALITET
20 Shtator16:03
Kujt ja kishe marrë mendja! Moderatorja simpatike e ekranit, do të bëjë "vetingun" e doganierëve (EMRI)
ester bylyku
TIRANË- Moderatorja simpatike Ester Bylyku, e cila prej 9 vitesh ka moderuar emisionin "Glamour Zone" në Ora News, ka ndërmarr&...
r.ll
AKTUALITET
20 Shtator16:02
VIDEO/ I shpalluri në kërkim se urinoi para Gjykatës së Lartë, në listën e kandidatëve për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit
hajrulla xhivini
TIRANË- Duket se kriteret për tu bërë kandidat për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Poli...
r.ll
AKTUALITET
20 Shtator13:45
I arrestuar në Britani për trafik droge, Prokuroria e Kukësit kërkon sekuestrimin e pasurive të Fatjon Dautajt
fatjon dautaj
KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Fatjon Dautajt dhe të afërmve të tij&nbs...