
Në datat 12–16 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, mbahet edicioni i 28-të i Panairit të Librit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore e tashmë edhe ekonomike në vend.
Organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, ky edicion vjen me moton “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”, e frymëzuar nga veprat e Ismail Kadaresë, duke vënë në qendër jo vetëm leximin si akt kulturor, por edhe industrinë e librit si një sektor me ndikim ekonomik në tregun vendas.
Rreth 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut prezantojnë tituj të rinj, përkthime, botime akademike dhe literaturë për fëmijë, të cilët pritet të gjenerojnë një qarkullim të konsiderueshëm ekonomik në vetëm pesë ditë aktivitet. Panairi përbën një moment kyç për shitjet e fundvitit të botuesve, për promovimin e autorëve dhe për nxitjen e marrëveshjeve tregtare mes shtëpive botuese dhe librarive, që vijojnë më pas gjatë gjithë sezonit dimëror.
Megjithatë, sfidat mbeten të dukshme. Botuesit sinjalizojnë rënie të lehtë të volumit të botimeve të reja dhe një treg të brishtë shpërndarjeje, ku mungesa e rrjetit të librarive jashtë qendrave të mëdha urbane e vështirëson qarkullimin e librit.
Sipas kreut të Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, kjo ndodh në një kohë kur lexuesit po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt platformave digjitale, ndërsa formatet si e-librat dhe audiolibrat, edhe pse në rritje, nuk kanë ende një treg të qëndrueshëm në Shqipëri. Ai nuk lë pa përmendur edhe piraterinë si shqetësim që vijon.
Ai thekson se, panairi shërben edhe si një tregues i shëndetit të industrisë së librit, një industri që kontribuon në ekonominë krijuese të vendit, punëson qindra autorë, redaktorë, përkthyes e dizajnerë, dhe që ka nevojë për mbështetje institucionale për të rritur konkurrueshmërinë.
Rënia e konsumit të librit fizik, kostot e shtypshkronjave që janë rritur ndjeshëm pas krizave të çmimeve të letrës dhe energjisë, si dhe mungesa e mbështetjes fiskale për botuesit, janë ndër çështjet që diskutojnë gjerësisht aktorët e fushës.
Për shumë botues, ky edicion shihet si një test për aftësinë e sektorit për t’u përshtatur me realitetin e ri dixhital dhe për të gjetur modele të reja biznesi që lidhin botimin tradicional me teknologjinë. Në mënyrë simbolike, ky panair vjen në një kohë kur kultura po kërkon të rigjejë peshën e saj ekonomike brenda sektorit të industrive krijuese./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Nëntor10:35
Zhupa: Kumbaro me konkurse fiktive, emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar!
Nga Ina Zhupa
Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, e përfshirë në hetim për “shp&eu...
AKTUALITET
13 Nëntor10:06
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Ish- drejtori i Përgjithshëm Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikor...
AKTUALITET
13 Nëntor09:59
Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO për ish-ministrin Ilir Beqaj, mungojnë avokatët!
Seanca për dosjen “Sterilzimi”, ku është marrë i pandehur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ...
AKTUALITET
13 Nëntor09:45
Vlorë/ Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona për shkeljet të ligjit për lojërat e fatit.
Në kuadër të...
AKTUALITET
13 Nëntor09:18
EMRI/ Vodhi 12 milionë lekë, arrestohet 37-vjeçari
Blutë e kryeqytetit kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Saga”, duke vënë në pranga një 37-vjeç...
AKTUALITET
13 Nëntor09:10
EMRI/ Mashtroi disa qytetarë duke u marrë shuma parash, prangoset 48-vjeçari
Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet se ka mashtruar 6 qytetarë, duke u marrë shuma l...
AKTUALITET
13 Nëntor08:51
BIRN: Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë
Kryeministri Edi Rama akuzohet se po merr në mbrojtje zv.kryeministren Belinda Balluku pas akuzës së ngritur nga SPAK, duke shmangur përgj...
AKTUALITET
13 Nëntor08:41
EMRAT/ Rrëmbyen një djalë dhe e dhunuan, arrestohen dy vajza
Policia ka arrestuar dy vajza që rrëmbyen dhe dhunuan një djalë në Tiranë. Bëhet fjalë për Monika Marku dhe Suate...
AKTUALITET
13 Nëntor08:27
Bardh Spahia ironizon deputetët e PS-së: Nëse ka gjini tjetër në Komision të vetëdeklarohen!
Ditët e fundit kuvendi ka patur përplasje për ligjin për barazinë gjinore midis mazhorancës dhe opozitës.
Kryetari i Komis...
AKTUALITET
13 Nëntor07:30
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do të shitet me 84 lekë.
Nd&eum...