AKTUALITET

“Parajsa e krimit në Dubai”/ Detaje nga jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetin e kokainës! Ja çfarë zbuloi dëshmia e Erion Alibejt

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 20:15
“Parajsa e krimit në Dubai”/ Detaje nga jeta luksoze e Hajdar

Detaje të tjera dalin në dritë mbi rolin e Dubait si strehë për krimin e organizuar ndërkombëtar, ku përfshihen edhe figura të njohura shqiptare. Një prej tyre është Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të kokainës.

Dokumentari zbulon jetën luksoze që ai bën në Emiratet e Bashkuara, të reflektuar në makinat e shtrenjta, orët me vlerë të lartë dhe apartamentet milionëshe, të cilat ekspozohen hapur në rrjetet sociale. Po ashtu, theksohet se Dubai është kthyer në një “oaz” ku bashkëjetojnë edhe individë të kërkuar apo të përfshirë në aktivitete kriminale, shpesh për t’iu shmangur ekstradimit.

Hetimet tregojnë se Hajdar Çopja, i njohur edhe me disa identitete të tjera, është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar së bashku me vëllain e tij, Franc Çopja, i dënuar në Belgjikë për vrasje. Dy vëllezërit kanë ndërtuar aktivitetin e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke u përfshirë gjithashtu në vrasje me porosi në Evropë dhe Shqipëri.

Dokumentari ndalet edhe te përplasja e përgjakshme mes grupit të Çopjave dhe familjes Alibej, një konflikt që nisi për pazare droge dhe u përshkallëzua në një seri atentatesh dhe hakmarrjesh.

Sipas dëshmive dhe hetimeve, pasuritë e krijuara nga trafiku janë investuar në Dubai, ku vetëm një apartament mendohet të ketë kushtuar rreth 20 milionë euro. Ekspertët theksojnë se qyteti ka shërbyer si qendër për forcimin e lidhjeve mes grupeve kriminale dhe sofistikimin e metodave të trafikut dhe pastrimit të parave.

Me kullat spektakolare, jetën e luksit dhe plazhet me rërë të bardhë, Dubai është kthyer në zemrën financiare të Lindjes së Mesme për të pasurit nga e gjithë bota.

Por qyteti i shndritshëm i Emirateve të Bashkuara ka gjithashtu një anë të errët, ai njihet si ‘parajsa’ e krimit të organizuar global, përfshirë edhe e shqiptarëve.

Një prej tyre është edhe Hajdar Çopja, një 42 vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si pjesw e njërës prej organizatave më të dhunshme dhe më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Prej vitesh, Çopja duket se shijon i patrazuar jetën e luksit në Dubai.

Kjo është një nga videot e ekspozuara prej tij në rrjetet sociale, ku vihet re qartë luksi i shfrenuar.Hajdar Çopja që lëviz në rrugët e Dubait me makinat më të shtrenjta të kohës.

Dhe që në dorë po kështu mban orët më të kushtueshme që vlejnë dhjetra mijëra euro.

Luks që e shoqëron edhe në vendstrehimin e tij,

Një apartament në zonat më chik të Dubait, i larë i gjithi në ar.

Luks që vihet re kudo dhe që ekspozohet pa u shpenguar nga personazhi shqiptar i krimit.

I cili nuk është i vetmi që ka gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aty ku në fakt bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin edhe shumë personazhe të ngjashëm, qofshin këta me famë të madhe apo edhe më të vogël në botën e nëndheshme të krimit.

Ashtu siç bashkëjetojnë në harmoni edhe armiq të përbetuar, që kanë gjetur këtu oazin e duhur për të ulur armët dhe për të shijuar paratë e krimit.

Fatjona Mejdini: “Deri në vitin 2024, mendohet që në Dubai, ka pasur 25 shtetas shqiptarë që autoritetet shqiptare i kërkonin për kryerjen e veprave penale. Në Dubai qëndrojnë edhe shumë individë që janë mbi 100, të cilët janë individë problematikë. Individë të cilët ushtronin aktivitet kriminal. Pavarësisht faktit që ata mund të kishin një urdhër arresti ose të mos kishin një proces hetimor në ato momente, ata ishin sërish të përfshirë në çështje të krimit të organizuar. Ndaj edhe për t’i paraprirë një kërkese për ekstradim, ata kishin zgjedhur të qëndronin në Dubai”

Hajdar Çopja mban disa gjeneralitete, të njohura si Hajdar Bako, Hysa, apo edhe Dari i Elbasanit.

I cili në vitin 2024 u ndalua në Dubai, si pjesë e operacionit policor ‘Surnames’.

Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, për qëllime ekstradimi.

42 vjeçari nga Elbasani për të cilin në Shqipëri, ka gati një mandat arresti, pasi është dënuar me 4 vite burg për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.Akuzë për të cilën ishte shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar dhe që lidhej me një ngjarje të ndodhur në fshatin Katund i Ri, ku mbetën të plagosur 3 persona.Por që aktiviteti i tij i vërtetë në fushën e krimit ishte drejtimi i një grupi kriminal, ku në përbërje ishte edhe vëllai i tij, Franc Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely.

Edhe ky deri pak kohë banor i rehatshëm i Dubait. Por që u ekstradua drejt Belgjikës në dhjetorin e vitit 2023, si porositës i vrasjes së Ardit Spahiut. Kunatit të motrës së Erion Alibej që u qëllua për vdekje në vitin 2020, në lagjen Molenbek në Bruksel.

Franc Çopja që u dënua për këtë vrasje nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel, në janarin e vitit 2026 me 25 vite burgim.

Ndërsa Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja, u dënuan me burgime të përjetshme.

Por që siç theksuam vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja kishin si aktivitet të tyrin kryesor trafikun ndërkombëtar të kokainës. Por që me kalimin e viteve ishin përfshirë edhe në shumë krime kundër njeriut, duke porositur vrasje.

Vrasje të cilat siç thamë u shpërndanë sa në Evropë, ashtu edhe në qytetin e tyre të lindjes në Elbasan.

Ku tashmë është e njohur armiqësia e tyre e përbetuar me vëllezërit Alibej.

E cila nisi me ekzekutimin e Endrit Alibej dhe përfundoi në hakmarrjen e përgjakshme midis atyre që kishin qenë ortakë në trafikun e drogës.

Por që tashmë ishin kthyer në armiq të njëri-tjetrit.

Rrëfime nga qelia të Erion Alibej, për llogari të autoriteve belge, që nxorrën në pah jo vetëm mëritë e tyre të vjetra që pasuan me plumba dhe viktima të shumta, të cilat mesa duket zanafillën e kishin shumë vite më parë në Britaninë e Madhe, aty ku sebep mendohet se ishte bërë humbja e një sasi kokaine prej 50 kg.

Këtu ku në rrëfimet e tij Alibej foli edhe për informacionet që kishte marrë se si vëllezërit Çopja kishin investuar në një rast të vetëm në Dubai, rreth 20 milion euro, për të blerë një apartament në zonën më in të qytetit që gëlon nga shkëlqimi i luksit të tepruar.

Dëshmi të cilat Alibej i dha përpara se Franc Çopja, të arrestohej në Dubai dhe të ekstradohej në Belgjikë.

Erion Alibej – Dëshmia përpara hetuesve belgë

“Ardit Spahiu ishte vëllai i burrit të motrës time. Endriti, vëllai im, e kishte më të afërt Arditin. Ndërsa unë kisha marrëdhënie normale me të. Mesa më pati thënë Arditi, flitej për miliona euro për vrasjet me pagesë. Për ne kundërshtarët tanë janë familja Çopja. Franc Çopja është më i vogli, nga 3 vëllezërit por më i rëndësishmi pasi ka lidhje me biznesin e lëndëve narkotike. Ai jeton në Dubai me familjen, nusen dhe një vajzë. Franci ka miq marokenë dhe shkon shpesh në Marok, aty ku thonë se ka investuar në atë vend. Marokenin e thërrasin ‘Baloti’.  Ai është një person shumë i njohur në të gjithë botën dhe ky e ka ndihmuar shumë duke i hapur rrugët në trafikimin e kokainës. Të gjitha këto para Çopja i kanë investuar në Dubai. Nga sa unë di ata kanë blerë një apartament rreth 20 milionë euro në një vend të quajtur ‘Palma’. Si dhe një tjetër e kanë përballë një rrote të madhe tip karoseli, po në Dubai. Këta nuk janë njerëz që arsyetojnë normal, pasi nuk mund të bësh masakër para familjes dhe fëmijëve”.

Por dëshmia e Erion Alibej për luksin dhe investimet e vëllezërve Çopja nuk do të ishte e besueshme nëse ajo do të mbetej vetëm në kuadër të thashethemeve.

Nëse këto nuk do të vërtetoheshin edhe më pas nga hetimet e transaksioneve që ata bënë kohë pas kohe.

‘Çopjat’ që e nisën karrierën kriminale në Itali me shpërndarjen e dozave të vogla.

Për t’u ngjiur më tej në llozhën e krimit ndërkombëtar duke kaluar tonelata me kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Evropës.

Çka i bëri ata kriminelët më të pasur shqiptar.

Një pasuri dhe jetë përrallore të cilën me siguri ata as nuk e kishin ëndërruar në fillimet e tyre.

Por që nuk do të ishte e tillë nëse në këtë aktivitet nuk do t’u vinin në ndihmë edhe njerëzit e duhur.

Fabian Zhilla- “Mendoj që tashmë grupet shqiptare kanë arritur të ulen, të krijojnë, ose të mësojnë të shkëmbejnë eksperienca me grupet më të forta në tregun e kokainës. Dhe Dubai sigurisht ka dhënë ndihmesë në këtë aspekt. Qoftë nga pikëpamja logjistike. Dhe kjo u ka lehtësuar shqiptarëve qoftë për të mësuar çmimet, mënyrën e transferimit të parave, të kokainës, qoftë edhe të kalimit të fondeve, qoftë edhe të fshehjes.  Pra Dubai mbi të gjitha ka shërbyer për të rritur format sofistikuese të mbulimit, të fshehjes dhe të largimit dhe mbrojtjes së tyre nga goditjet e agjencive ligjzbatuese.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan