AKTUALITET

Pastrimi masiv i parave të krimit/ Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Prill 2026, 10:52

Pastrimi masiv i parave të krimit/ Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani

Televizioni italian RAI3, publikoi një tjetër dokumentar tronditës për Shqipërinë e Edi Ramës.

Në dokumentarin investigativ të emisionit ‘PresaDiretta’ theksohet se Shqipëria është kthyer në një lavatriçe gjigante të pastrimit të parave.

“Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, janar 2026. Nëse ka një karakteristikë që bie në sy që në shikimin e parë, është prania e kantiereve të ndërtimit pa fund. Megjithatë, ky horizont modern, siç tregojnë të gjitha hetimet e skuadrës së përbashkët hetimore midis prokurorëve italianë dhe shqiptarë, fsheh një anë të errët,” thekson reportazhi.

Ekonomisti Zef Preçi rrëfen skemën që përdoret për të pastruar paratë.

“Ekonomia jonë është e vogël, me një volum prej rreth 25 miliardë euro PBB në vit. Në 5 ose 6 vitet e fundit kemi konstatuar 4.7 miliardë euro që qarkullojnë jashtë kanaleve bankare. Kjo do të thotë se futja e parave të pista në ekonomi është vërtet shumë e lartë dhe grumbullimi i burimeve financiare në duart e segmenteve të krimit të organizuar është aq i madh, sa ata po përpiqen të investojnë në aktivitetet më fitimprurëse, si rrokaqiejt dhe ndërtesat, siç mund ta shihni nga këtu. Ndërtimi mbetet padyshim një nga sektorët më të dukshëm dhe njëkohësisht pa asnjë lidhje me kërkesën e tregut. Në 15 vitet e fundit Tirana është rritur vetëm me rreth 1000 banorë të rinj, që do të thotë se vetëm një numër i kufizuar njerëzish përfitojnë dhe, në njëfarë mënyre, kjo mund të quhet më shumë një investim likuiditeti sesa një investim i justifikuar nga pikëpamja ekonomike. Sipas disa raporteve, më shumë se 60 kompani që investojnë në këtë sektor nuk kanë asnjë CV, nuk kanë asnjë përvojë të mëparshme në sektorin e ndërtimit. Shumë kompani nuk kanë kapital të mjaftueshëm për të investuar. Ndodh që një kompani me një xhiro vjetore prej 1 milion eurosh të investojë në një ndërtesë prej 50 apo 70 milionë eurosh,” thotë ai.

Ndërkohë gazetarja investigative, Lindita Çela, thotë se korrupsioni ka prekur nivelet më të larta të qeverisjes.

“Sot konstatojmë se e gjithë administrata, deri në nivelet më të larta, është e përfshirë në raste korrupsioni. Kemi dy zëvendëskryeministra të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Kemi një kryetar bashkie të arrestuar dhe të akuzuar për vepra penale të lidhura me korrupsionin dhe pastrimin e parave. Ka dhjetëra kryetarë bashkish, dhjetëra drejtorë të nivelit të lartë të institucioneve që janë nën hetim për korrupsion. Një valë arrestimesh për korrupsion që nuk kursen as nivelet më të larta të qeverisë aktuale të Edi Ramës”.

Vladimir Mara, prokuror i SPAK, konfirmon për RAI-n seriozitetin e fenomenit.

“Kemi zbuluar se elementë të krimit të organizuar kanë bashkëpunuar me segmente të ndryshme të institucioneve shtetërore, me anëtarë të forcave të rendit, oficerë të tjerë të policisë, funksionarë komunalë, prokurorë, gjyqtarë – një rrjet kontakti që favorizon aktivitetet e tyre”.

Por si veprojnë organizatat kriminale këtu në Shqipëri?

“Ata kanë arritur një nivel të lartë organizimi në fushën e trafikut të drogës dhe një zgjerim në nivel evropian e më gjerë. Janë qytetarë që kryesisht kanë rritur në vendet e Bashkimit Evropian, me njohuri të shkëlqyera të gjuhëve të huaja, aftësi të jashtëzakonshme komunikimi dhe njohuri teknologjike, dhe janë të fokusuar tek fitimi dhe të ardhurat e lehta”.

Më pas, emisioni i televizionit publik italian bën denoncimin e forta. Sipas tyre, porti i Durrësit është në duart e klanit Troplini.

“Durrësi, qytet port rreth 38 km nga Tirana, një nga destinacionet turistike më të rëndësishme shqiptare, ku ndërtohen rrokaqiej dhe resorte luksoze. Durrësi është gjithashtu bastioni i njërit prej bosëve më të njohur të krimit të organizuar shqiptar. Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, xhaxhai i Elvis Doçit, kreu i nyjeve të kokainës në Breshia dhe i kërkuar nga prokuroritë italiane për aktivitet kriminal shqiptar. Por zemra e Durrësit është porti i tij, sot nën kontroll të klanit”.

“Kontrolli i porteve është thelbësor për një grup kriminal, pasi lejon tranzitimin e sasisë së madhe të kokainës. Lufta për kontrollin e portit të Durrësit ka qenë shumë e ashpër mes grupeve kriminale. Ka pasur edhe vrasje të figurave të njohura që më parë kontrollonin portin, por në fund Xhevdet Troplini arriti ta marrë nën kontroll dhe, falë kontrollit të portit, arriti të krijojë lidhje shumë të forta me grupe të tjera kriminale. Xhevdet Troplini, i konsideruar si truri i gjithë organizatës, me kalimin e kohës ka shtrirë tentakulat e tij në politikë, duke krijuar një rrjet personalitetesh publike ose politike që e kanë mbështetur. Ai ka pritur vizita publike nga presidentë, kryeministra dhe figura të shquara. Ekzistojnë dyshime të bazuara se grupi kriminal Troplini ka mbështetur disa kandidatë në zgjedhjet e fundit parlamentare,” thotë gazetarja shqiptare, Klodiana Lala.

Më pas, gazetarët italianë hynë në zonën e kontrolluar nga klani Troplini.

“Ne guxojmë të hyjmë në fortifikimin e Troplinit, në periferi të Durrësit, dhe vëmë re një makinë që fillon të na ndjekë përgjatë rrugës. Shohim burra roje në çdo cep që mbikëqyrin lagjen. Prania e klanit në Durrës është shumë e fortë, ndihet kudo. Kjo është selia e Ovital, kompania familjare në pronësi të dy familjeve, dhe të shpërndara në gjithë qytetin ndodhen Trodo Caffè, një zinxhir barësh, emri i të cilëve është bashkimi i mbiemrave Troplini dhe Doçi,” theksojnë gazetarët italianë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan