AKTUALITET

Pasuria e Altin Dumanit, ish-kreu i SPAK me disa prona por kaloi vettingun në mënyrë të dyshimtë

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Maj 2026, 22:25
Pasuria e Altin Dumanit, ish-kreu i SPAK me disa prona por kaloi vettingun

Nëse Edi Rama apo kushdo tjetër ka përdorur këtë cen të Altin Dumanit, kundër tij ne nuk mund ta themi me bindje. Por ama SPAK, institucioni që Dumani drejtoi për 3 vite, ka sot barrën e rëndë për të vërtetuar të kundërtën.

Për të vërtetuar se cila ishte arsyeja që kolegu i tyre do të fshihte vilën ku banon, apo të detyronte vjehrrin e vjehrrën që të firmosnin një deklaratë paçavure që më pas nga turpi e frika e zbulimit do të tërhiqej.  E në rastin e Altin Dumanit, kjo nuk do të ishte e vetmja provë që duhet të hetohej, pasi e gjithë pasuria e kreut të SPAK ngre hije dyshimi. 

Ish-kreu i SPAK, ka blerë pronë te kushëriri i bashkëshortes, Andon Pango, edhe ky person i dënuar dhe që çuditërisht nuk cënoi kriterin e pastërtisë së figurës. Madje, sot Plug do të publikojë vendimin e gjykatës për Andon Pangon, por edhe një video sesi biznesmeni familjar i Dumanit me forcën e bodygardit të kreut të SPAK kanë dhunuar disa të moshuar në një nga pallatet e ndërtuara nga Andon Pango, duke i përzënë nga banesa për interesa po të këtij biznesmeni kushëri, që do të tregohej po aq zemërgjerë ndaj Altin Dumanit.  

Duket se për Altin Dumanin, apo edhe shumë prokurorë të tjerë, KPK e KPA ka mbyllur njërin sy, apo shpesh edhe të dy përballë pasurive të dyshimta apo pa burime të mjaftueshme justifikimi. 

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Altin Dumani ka kaluar ventingun me Vendimin nr.192 datë 31.07.2019. Ky verifikim rezulton nga të paktat raste që nuk janë ankimuar për në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Trupa gjykuese përbëhej nga Firdes Shuli si kryesuese, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia si relator. Ndërsa Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pëfaqësohej nga Theo Jacobs, për të cilin edhe vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka kursyer ankesat.

Relatimi i dosjes së Altin Dumanit në KPK u bë nga anëtari Roland Ilia, i cili rezulton një prej ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të Erjon Veliajt, dhe kandidati i tij për deputet në subjektin politik G99. Në vitin 2009, kur OJF-të e drejtuara nga Ajola Xoxa dhe Erjon Veliaj bënin referencat për Reformën e nevojshme në Drejtësi, me paratë e Xhorxh Soros, Roland Ilia kandidonte i dyti në listën e Shkodrës pas Erjon Veliajt. E pas miratimit të ligjeve, Roland Ilia do të ishte zbatuesi i tyre si një prej anëtëve të Komisioneve të vetingut. 

Kryesuese e Komisionit ishte Firdes Shuli, anëtarja që mediat pranë qeverisë e kanë denoncuar për falsifikim të formularëve pasi ka fshehur masat disiplinore, pezullimin, shkarkimin dhe transferimin si gjyqtare, fakte këto që çuditërisht u anashkaluan më pas nga SPAK, si institucioni kompetent për t'i hetuar. Anëtarja e tretë e Komisionit të kontrollit të Altin Dumanit ishte Etleda Çiftja, e cila po ashtu është denoncuar për mosdeklarim të pasurisë. Edhe pse u mor e pandehur, Çiftja vijojë pandërprerje ushtrimin e detyrës, e më pas po prokurorët dhe gjyqtarët e vetinguar prej saj dhe institucionit ku bën pjesë, i firmosën pafajësinë. 


Po me aq dyshime sa treshja gjykuese, ishte edhe procesi i vlerësimit të figurës së Altin Dumanit. Për procesin e Vetingut, me kontrollin e Altin Dumanit u shënua rekordi i shpejtësisë, me të cilën nuk ishte proceduar për askënd më parë. Nëse për prokurorë dhe gjyqtarët që tashmë janë shkarkuar, i është bërë studimi i të gjithë trungut familjar dhe pasurisë së tyre, për Altin Dumanin vendimi u mor brenda një jave, kohë kjo e pamjaftueshme edhe për shfletimin e dokumenteve e jo më verifikimin e tyre. 

Dumani u ftua në datën 19 korrik 2019 nga Komisioni dhe u njoh me aktet e dosjes në datë 22 korrik. Tre ditë më pas, ai dorëzoi pranë KPK-së shpjegimet dhe dokumentet dhe brenda 24 orëve komisioni njoftoi seancën dëgjimore. Ky afat, konfirmon edhe njëherë faktin se nuk është kryer verifikimi i duhur pasi koha prej 24 orësh e pamjaftueshme për këtë proces. Pasi nuk shpenzoi asnjë ditë kohë për të shqyrtuar shpejgimet dhe dokumentet e Altin Dumanit, KPK mori vendim dhe në datë 30 korrik u mbajtë seanca e fundit dhe shpallja e vendimit për verifikimin e Altin Dumanit. Çuditërtisht, ky vendim nuk u ankimua as nga Komisionieri Publik dhe hyri në fuqi me kalimin e vetëm një shkalle të Komisioneve të Vetingut.

 Le të ndalemi me radhë, tek ato informacione të cilat Komisioni i vetingut, minimalisht duhet t'i kishte shfletuar. 

Altin Dumani sipas të dhënave të Open Data Albania, ka depozituar deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2004. Në këtë deklaratë, që korrespondon me të parën që prej nisjes së detyrës pasqyron se ka në pronësi vetëm 1 makinë në vlerën 300 mijë lekë dhe 500 mijë lekë cash nga kursimet e tij dhe të bashkëshortes si dhe një depozitë bankare në vlerën 1035 USD. Ndërsa u fut në radhët e drejtësisë pa asnjë pasuri, sot Altin Dumani rezulton pronar i 2 apartamenteve, një dyqani, dhe një vilë në të cilën banon aktualisht në emër të vjehrrit dhe llogari bankare.  

Në deklaratën e vitit 2005 deklaron kursime (pa e specifikuar cash apo në bankë) në vlerën 1 milionë e 100 mijë lekë kursime dhe 2 milionë e 168 mijë lekë të ardhura nga nga paga e tij dhe bashkëshortes. Në vitin 2006, deklaron kursime në vlerën 1 milionë e 200 mijë lekë nga të ardhurat e pagava në vlerën 2 milionë e 230 mijë lekë. Çka nënkupton se ka kursyer më shumë se gjysmën e të ardhurave nga paga. Ketë vit deklaron edhe një kredi në vlerën 5 milionë lekë e rimbursuar pjesërisht nga Ministria e Financave. Po në vitin 2006 deklaron se ka porositur një apartament 127.14 m2 në Tiranë me vlerë vlerën 50.000 euro. Këtu nisin edhe dyshimet e para, për manovra financiare, pasi apartamenti është në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, e çmimi me të cilin Altin Dumani rezulton të ketë blerë apartamentin rezulton tepër i ulët krahasuar me tregun. Pallati ku Altin Dumani bleu apartamentin me çmim gati simbolik ëshët ndërtuar nga shoqëria FLEG dhe ndodhet pranë Parkut Olimpik, mes Komunës së Parisit dhe Liqenit Artificial të Tiranës. 

Nëse shohim dokumentet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit rezulton se kontrata për blerjen e apartamentit në Tiranës është firmosur në datën 18 qershor 2006 dhe do të paguhej në 2 këste. 9.000 euro janë paguar në momentin e firmosjes dhe 41.000 euro do të paguheshin kur të merrej kredia. Sipas deklarimeve në ILDKP ky apartament është blerë në një kompani ku administrator dhe aksioner sot në kuotat 100%, është djali i xhaxhait të bashkëshortes shtetasi Andon Ndreko Pango.

Më pas KPK shprehet se Dumani e ka blerë me burime të ligjshme këtë apartament pasi ka analizuar të dhënat e deklartave dhe kësti 9.000 euro është paguar nga kursimet ndër vite. Ndërsa i cilëson të ligjshme të ardhurat për blerjen e apartamenit, KPK shprehet në një moment se Altin Dumani ka jetuar në atë apartament që nga tetori i vitit 2004, pra 2 vite para se Dumani ta blinte këtë apartament dhe të lidhte kontratën. Shpenzimet për këtë periudhë banimi dhe arredimi përllogariten në 1 milionë e 400 mijë lekë. 


Ndërsa KPK pretendon se ka kryer verifikimin e pasurisë, bie në sy që vlera prej 14 milionë lekësh e shpenzuar për arredim 2 vite para blerjes së këtij apartamenti, nuk është deklaruar në deklaratat e pasurisë, siç nuk ka deklaruar as banimin aty apo cila ka qenë marrëdhënia me subjektin ndërtues, e qeraja që ka paguar.  E thënë më thjeshtë, Altin Dumani nuk ka deklaruar në asnjë rast pranë ILDKP-së 14 milionë lekët e shpenzuara për punimet dhe mobilimin e shtëpisë ku jetoj dy vite para se ta blinte, ndërkohë që në deklaratat e atyre viteve deklarone kursime. 


Nëse ky shpenzim do të ishte deklaruar dhe justifikuar, atëherë KPK i takonte të  ngarkonte Altin Duamin, që të justifikonte shumën prej 9 mijë euro qëi i kishte paguar ndërtuesit si këst të parë. Pra analizuar në të gjitha drejtimet, KPK ka shmangur kërkesën ndaj Altin Dumanit për të justifikuar 14 mijë euro shpenzime për banesën prej vitit 2004 deri në vitin 2006. Pra dy janë rrugët, ose Altin Dumani ka shpenzuar paratë cash për mobilim dhe nuk ka më të ardhura për të p[aguar këstin 9 mijë euro, ose ndërtuesi i ka falur Altin Dumanit këtë këst, apo rruga e tretë që mund të ishte hetuar ehe nga KPK, siç në rastin e çdo gjytari tjetër, për dyshimin e sigurimi i kësaj shume nga ndonjë burim i paligjshëm. E aq më keq, kur Altin Dumani deri në këtë vit nuk ka deklaruar fare se ku ka banuar, apo çfarë shpenzimesh ka patur për strehimin e tij. /'Plug' 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan