Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar sot një kallëzim kundër Klotilda Bushkës, Nereda Llagamit, Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës për ushtrim të ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Në një prononcim përpara SPAK-ut, Kalaja theksoi se kallëzimi bazohet në përgjimet e publikuara nga OraNeës dhe kërkoi sekuestrimin e aparateve celularë të akuzuarve.
Ajo kërkoi gjithashtu masë sigurimi për Bushkën dhe Llagamin, pasi dyshohen për pengimin në zbardhjen e së vërtetës dhe përfitime të paligjshme nga fondacionet e Xoxës. Kalaja kërkoi gjithashtu një hetim pasuror për dyshimet për grabitjen e një prone nga Bushka dhe familjarët e saj.
"Sot vijmë me një kallëzim të ri. Kallëzojmë kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, kallëzojmë ish-kryetaren e KLGJ-së, Nereda Llagamin, bashkë me Erion Veliajn dhe Ajola Xoxen, për shkak të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për shumë çështje në sistemin gjyqësor, por mbi të gjitha për shkak të të gjitha atyre përgjimeve të bërë publike nga OraNeës dhe për të cilën ne, me këtë rast, i kemi kërkuar SPAK-së, sekuestrimin e aparateve celularë të dy të akuzuarve prej nesh, pra si Bushkës ashtu dhe Llagamit.
Nga ana tjetër, kemi sjellë një informacion shumë të zhvilluar me lidhjet që këto dy anëtarë mund t’i quajmë plotësisht të Partisë Socialiste, se si kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në sistemin e drejtësisë, por duke përfituar të ardhura të ndryshme nga fondacionet, të cilat ishin në zotërim nga Ajola Xoxa.
Ne gjykojmë se Klotilda Bushka, qoftë edhe për veprën penale që po hetohet tani nga SPAK, për pengimin në zbardhjen e së vërtetës, është një vepër penale e cila në fakt duhet të shoqërohet me një masë sigurimi. Për këtë arsye, ne i kemi kërkuar SPAK-së marrjen e një mase të sigurimit personal për të dyja këto shtetase, të cilat kanë ndikuar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj periudhe në vendimmarrje të ndryshme në sistemin e drejtësisë.
Nisur nga fakti që janë qoftë objekte të SPAK, por edhe objekti i këtij kallëzimi është i SPAK, ne kërkojmë që krahas masës së sigurimit personal, të fillojë edhe një hetim pasuror për Bushkën dhe Llagamin, pasi sipas informacioneve më të fundit që na kanë ardhur në Partinë Demokratike, Klotilda Bushka, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për shkak të pozicionit politik që ka, ka grabitur një pronë e cila ka qenë në emër të disa bashkëpronarëve, por që sot, në mënyrë të paligjshme, është në emër të saj, në emër të familjarëve të saj dhe për të cilën të gjithë ish-bashkëpronarët e kësaj prone janë ankuar në PD.
Dhe jo vetëm që jemi në krah të tyre, por do jemi në krah të çdo qytetari, të cilët janë ndjerë në gjithë këto vite të pseudo-reformës në drejtësi, si janë persekutuar, dhunuar dhe nxjerrë nga prona e tyre me qëllim përfitimin e një grupi njerëzish të caktuar," tha Kalaja.
FUSHË-PREZË- Firma ku punonte drejtuesi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, tashmë i arrestuar, është "Hel-...
FUSHË-PREZË- Të tjera detaje vijojnë të zbardhen për aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e 19 marsit n&eu...
Foto ilustruese TIRANË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me operacionin e ndërmarrë një ditë më par&eum...
ELBASAN- Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ka kanosur një punonjës policie. Mësohet se Ore...
Arrestimi SHKODËR - Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi është kapur duke qarkulluar me...
Pamje nga operacioni TIRANË - Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar nga Policia këtë të premte. Bëhet...
Xhamia BULQIZË - Një xhami është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte në fshatin Shupenz...
TIRANA- Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë p...
TIRANA- Njësitë e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore po vuajnë nga paaftësia kronike për të realizuar programin e investimeve ...
TIRANA- Ditën e sotme do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta kalimtare. Më t&e...