bedri hamza
KOSOVË- Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tha se është i gatshëm që të marrë përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se veçse po zhvillon bisedime me partitë që ishin në opozitë në përbërjen e kaluar parlamentare. PDK-ja garoi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me Hamzën për postin e kryeministrit, dhe kjo parti ka dalë e dyta në zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Hamza tha se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet që fillimisht LVV-ja të provojë të sigurojë 61 deputetë për të mbështetur ekzekutivin e ri. Nëse kalon radha te partitë që deri dje ishin në opozitë, ai tha se është i gatshëm t’i krijojë Kosovës institucione të reja dhe të mos ketë vakum institucional.
“Në rast se partia e parë nuk arrin brenda afateve ligjore dhe kushtetuese, unë jam i gatshëm si kandidat për kryeministër nga PDK t’i marr përgjegjësitë për krijimin e Qeverisë. Jam në komunikim me partitë opozitare, jemi në biseda me partitë që kemi qenë në opozitë që ne ta krijojmë Qeverinë”, tha Hamza gjatë një konference për media.
Hamza përsëriti qëndrimin e tij të deklaruar edhe gjatë fushatës zgjedhore se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti dhe është i gatshëm të bisedojë me të gjithë. Megjithatë, ai tha se deri më tani ka biseduar me partitë që gjendeshin në opozitë.
“Sa i përket takimeve, me disa parti politike thuajse jemi në rregull. Mund të vijmë tek ajo faza, te pjesa ku mund të flasim për formulën për përbërjen e Qeverisë. Ndërsa, sa i përket disa partive politike, në këtë rast me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ende nuk kemi arritur në atë fazë që ta diskutojmë formulën e krijimit të qeverisë. Mirëpo, unë jam shumë i hapur për diskutime”, tha Hamza.
Partia e tretë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur si kusht marrjen e postit të kryeministrit për çdo marrëveshje eventuale për një koalicion të ardhshëm qeveritar.
Hamza u pyet nëse PDK-ja është e gatshme të pranojë këtë kusht:
“Renditja është e qartë, PDK është e dyta, i ka 24 deputetë, dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë, apo temë se si do të duket Qeveria e re. Radha dihet dhe mbi bazë të kësaj ne do të diskutojmë”, tha ai.
Pavarësisht se tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, Hamza tha se preferon që të krijojë një ekzekutiv ku nuk do të ishte LVV-ja.
“Me partinë e parë, LVV-në, nuk kemi deri në këtë moment kurrfarë komunikimi zyrtar. Nuk kemi pranuar ftesë, nuk kemi bërë ftesë, sepse ftesa dhe radha dihet si shkon. Realisht, për shkak të programeve, bindjeve politike dhe koncepteve, gjithmonë e kam thënë që për mua është e preferueshme krijimi i Qeverisë me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Më 27 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin zgjedhor, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja. Por, në bazë të rezultateve, asnjëra parti nuk mund ta formojë e vetme Qeverinë, andaj kërkohen që të krijohen koalicione. Sipas ligjeve, fillimisht duhet të konstituohet përbërja e re parlamentare, duke u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët. Propozimi për kryetarin e ri të Kuvendit i takon partisë së parë, në këtë rast, LVV-së. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet që fillimisht ta mandatojë LVV-në për formimin e Qeverisë.
Megjithatë, nëse LVV-ja dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike. Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin.
Sipas rezultateve, LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9. LVV-ja ka thënë se ajo do të udhëheqë edhe me Qeverinë e re, dhe nga kjo parti kanë thënë se preferojnë që të bashkëpunojnë me partitë pakicë joserbe.Partitë joserbe kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq komuniteti serb ka dhjetë ulëse të tjera./REL
qeveria e re ne kosove bedri hamza pdk
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
28 Mars14:57
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës, Taulant Tushe: Më kanë burgosur pa gjyq, kërkoj të shpallem i pafajshëm
gjkko
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet ditën e sotme seanca për inceneratorin e Tiranës. Në seanc&eum...
e. d
AKTUALITET
28 Mars14:34
EMRI/ Detajet nga plagosja një Kamëz, dy personat u konfliktuan për një vend parkimi
KAMËZ- Detaje të reja janë zbardhu në lidhje me plagosjen në Kamëz. Mësohet se dy persoant janë konfliktuar për&n...
e. d
AKTUALITET
28 Mars14:18
Sherr mes dy personave në Kamëz, raportohet për të shtëna me armë zjarri
KAMËZ- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Paraprakisht bëhet me dije se afër n...
E.D
AKTUALITET
28 Mars14:01
Në arrest shtëpie, por tregtonte kokainë, në pranga 41-vjeçari, sekuestrohet municion luftarak dhe para
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shiste kokainë dhe mbante sende të paligjshme në ban...
e. d
AKTUALITET
28 Mars12:56
Pas denoncimit në media, AKU: Bllokuam mishin e importuar nga Brazili me salmonelë
TIRANË- Pas denoncimit në Media, AKU ka bllokuar mishin e importuar nga Brazili me salmonelë. Pas analizimit të mostër produkti pule ...
I.A
AKTUALITET
28 Mars12:02
DOKUMENTE EKSKLUZIVE/ Skandal! Pas mandarinave me pesticide, shqiptarët po hanë dhe mish pule me salmonelë
TIRANË- Një tjetër skandal ka përfshirë vendin tonë në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. Mbrëmjen e kaluar n&e...
e. d
AKTUALITET
28 Mars12:02
EMRAT/ Zbardhen disa raste të vjedhjeve në Vlorë dhe Selenicë, në pranga dy autorët
VLORË- Policia në vlorë ka zbardhur dhe dokumentuar disa raste vjedhjesh të ndodhura në Vlorë dhe selenicë. B&eu...
r.ll
AKTUALITET
28 Mars11:54
Para disa muajsh iu vendosën tritol, SPAK lëshon urdhër kontrolli për banesën e Xhovana dhe Alda Nikollit
alda dhe xhovana nikolli
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër kontrolli për banesën e Xhovana dhe Alda Niko...
r.ll
AKTUALITET
28 Mars11:54
Sulmi në zyrat e "One"/ Zbardhen detaje nga hetimet, merren në shqyrtim tabulatet telefonike të punonjësve të kompanisë
foto e autoreve
TIRANË- Janë zbuluar detaje të reja nga hetimet e ngjarjes së ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar n&eu...
I.A
AKTUALITET
28 Mars11:30
Analizoi dështimin e reformës në Drejtësi/ Kush është profesori spanjoll, në vitin 2014 ishte ekspert i BE-së në Shqipëri
TIRANË- Profesori spanjoll Joaquín Urías ka analizuar dështimin e reformës në drejtësi në Shqi...